Shenjti i ditës – 5 janar – Shën Emiliana e Tarsila, virgjër (shekulli VI)

Written by on January 4, 2017

Shenjti i ditës – 5 janar – Shën Emiliana e Tarsila, virgjër (shekulli VI)

 

            Të dhënat e gjendjes civile për këto dy shenjtëresha nuk i kemi, por virtytet po, sepse për to na flet shën Gregori i Madh. Na flet me një admirim të përzemërt, pasi të dyja ishin tezet e tija. Për formimin rregulltar të Gregorit, – emrit të të cilit pasardhësit ia shtuan mbiemrin «I Madh» (një burrë i vogël shumë i madh, – thotë për të historiani Momsen) u kujdesën e ëma, shën Silvia, e pikërisht edhe dy tezet Emiliana dhe Tarsila, që i ishin kushtuar Zotit duke bërë një jetë pendestare  në familje.

            Këtij formimi shpirtëror të marrë mes mureve të shtëpisë i ndjehet jehona në predikimet e papës së madh: «Vëllezër edhe ju u bini mohit shumë gjërave, nëse u bini mohit dëshirave tokësore. Duke e lënë atë pak që zotëroni, kjo mjafton për ta kënaqur Zotin, ai shikon zemrën tuaj, jo pasurinë tuaj. Nuk sheh sa i kushtojmë si flijim, por dashurinë me të cilën ia kushtojmë».

            Gregori na referon një ngjarje të veçantë: Tarsila, e vdekur prej disa javësh, i tha të motrës me zërin e saj: «Eja kam kaluar Krishtlindjen pa ty, dua të festoj me ty Ujët e bekuar». Mendohet në fakt se Emiliana ka vdekur në vigjilje të këtij solemniteti.


Current track

Title

Artist