Shenjti i ditës – 1 janar – Maria Nëna e Shenjtë e Hyjit

Written by on December 31, 2016

Shenjti i ditës – 1 janar -Maria Nëna e Shenjtë e Hyjit

Etërit e Kishës, që nga fillimet e krishtërimit, kanë medituar e shkruar mbi arsyet që e bëjnë Virgjërën një krijesë kaq të jashtëzakonshme që të meritojë një kult krejt të veçantë. Kanë qenë të një mendimi, duke pohuar se motivi është një i vetëm: ajo është Nëna e Hyjit, dhe për vullnet të Hyjit, Nëna e të gjithë njerëzve. «Por do të thuhet» shpjegon shën Cirili i Aleksandrisë: “A është atëherë Virgjëra Nëna e hyjnisë? Në këtë pyetje përgjigjemi: Fjala e gjallë, ekzistuese në vete, ka lindur nga e njëjta substancë e Hyjit Atë, ekziston që nga përjetësia së bashku me atë që e ka lindur, është në të, me të. Por në kohë ai u bë njeri, d.m.th është mishëruar duke pasur një shpirt të arsyeshëm, prandaj mund të thuhet se ai ka lindur nga një grua sipas mishit. Ky mister ka ndonjë ngjashmëri me lindjen tonë“.

Nëna formon gjymtyrët e fëmijës, por është Hyji që e dhuron shpirtin; megjithatë ajo është  nëna e një qënie të gjallë, e krejt fëmijës, me shpirt e trup. Festa e sotme, e cila pas reformës liturgjike zë vendin në tetëditshen e Kërshëndellave, Rrethprerja,  është e njëjta festë me atë që kremtohej me 11 tetor në kujtimin e Koncilit të Efesit ( i cili u mbajt në vtin 431 ), në të cilin njëri prej protagonistëve ishte edhe shën Cirili. Në dogmën e shpallur nga Koncili bën pjesë edhe e vërteta tjetër, që na ngushëllon, kjo është amësia shpirtërore e Marisë.

Shën Piu X shkruan: “ Në të njëjtin krahëror të panjollë të Nënës, Krishti mori trupin bashkë me një trup shpirtëror, të përbërë nga besimtarët e ardhshëm. Kështu që në një mënyrë shpirtërore e mistike ne të quhemi bij të Marisë dhe ajo është Nëna e të gjithë neve ” 

 


Current track

Title

Artist