Shenjti i ditës – 21 dhjetor – Shën Pjetër Kanisi, meshtar e mësues i Kishës (1521 – 1597)

Written by on December 20, 2016

Shenjti i ditës – 21 dhjetor – Shën  Pjetër Kanisi, meshtar e mësues i Kishës (1521 – 1597)

            Pjetër Kanijs, biri i kryetarit të bashkisë së Nimegës, në Hollandë, pasi u diplomua në drejtësi u dërgua në profesioin avokator: orator i shkëlqyer e mbi të gjitha katolik i mirë, në një epokë luftërash mes besimesh, mes Reformës dhe Kundërreformës. Leximi i Ushtrimeve Shpirtërore të shën Injacit përcaktoi rrjedhën e jetës së tij. U bë jezuit, nën drejtimin e at Faber dhe në Shoqërinë e re të Jezusit pati mënyrën për të shprehur të gjitha cilësitë e tij të mira. Para së gjithash si njeri me kulturë, duke përkthyer e publikuar veprat e Etërve; duke marrë pjesë në Koncilin e Trentit si teolog i kardinalit Truhnes dhe këshilltar i papës, që më vonë i ofroi veshjen e kardinalit. Pjetër Kanijs (latinisht Canius) e luti papën ta linte në shërbimin më të përvujtë të Kishës, si predikatar e drejtues shpirtëror. Dhe papa Piu V ia bëri qejfin. Qe një predikatar i shkëlqyeshëm në vendet gjermanike, të angazhuar dhe kundërshtues të papës për shkak të Reformës protestante.

            Nuk ishte një polemist, dhe aq më pak i ashtëquajturi «çekiçi i heretikëve». Shpirt pajtues, kujdesej më shumë për substancën sesa për formën, luajti vazhdimisht rolin e arbitrit në Gjermani, në Zvicër, në Poloni dhe në Bohemi. Mes shumë aktiviteteve gjeti mënyrën për të thelluar studimet e veta, për të shkruar vepra të fuqishme teologjike dhe një libërth të mprehtë katekizmi në gjuhën latine e gjermane të cilin e botoi dyqint herë gjatë jetës së tij. Shën Injaci e thirri në Itali, duke i besuar detyrën për të ndërtuar kolegjin e parë në Sicili; pastaj e dërgoi në Bolonjë për të mësuar teologji. Gjithashtu më pas, Pjetër Kanisi u tregua «i dëgjueshëm» dhe u kthye në Gjermani si epror provincial. Dhuroi gjithë energjitë e tij, brenda dhe jashtë mureve të kolegjit, duke merituar titullin «apostulli i dytë i Gjermanisë». Vdiq në Friburg në Zvicër dhe me nderin e altarit mori edhe titullin mësues i Kishës në 1925.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend