MEDITIMI I DITËS – NDIKIMI I SHPIRTIT
Written by Radio Maria on December 17, 2016
Gjyq 13, 2-7.24-25 NDIKIMI I SHPIRTIT
Kërkoj hirin: që Shpirti i Hyjit të pushojë mbi mua.
2 Ishte asokohe një njeri prej Sarasë i fisit të Danit me emrin Manueh. Gruan e kishte beronjë. 3 Kësaj iu dëftua engjëlli i Zotit e i tha: “Ja, pra, je barkshuar, e pa fëmijë”. Por do të ngjizësh e do të lindësh një djalë.
Sot meditojmë me Librin e Gjyqtarëve. Kemi parasysh tekstin e jashtëzakonshëm që përshkruan lindjen e Samsonit. Kjo lindje është e mrekullueshme. Në Bibël gjejmë përshkrime të ngjashme që flasin për mrekullitë e tilla të lindjeve. Në to shihet prania e dorës së Hyjit. Vepra e Hyjit njeriun e tejkalon dhe e pështjellon. Të gjitha këto lindje të mrekullueshme paralajmërojnë dhe janë simbol i lindjes më të mrekullueshme – lindjes së Jezusit. Lindja e Izakut, Samsonit, Samuelit dhe e Gjon Pagëzuesit. Të gjithë këta janë fëmijë të veçantë që i dhuroi Hyji. Në secilin lajmërim të lindjes kemi ngjashmëri. Engjëlli vjen dhe lajmëron lindjen e fëmijës. Babai ose nëna paraqesin pamundësitë e pakalueshme siç janë vjetërsia dhe pafrytshmëria. Engjëlli përgjigjet duke dhënë «shenjën». Hyji ia cakton emrin djaloshit.
Manuehu dhe gruaja e tij nuk kishin fëmijë. Jetonin të vetmuar. Luteshin dhe ofshanin para Hyjit që të ketë mëshirë për ta në atë vështirësi në të cilën gjendeshin. Martesën dhe jetën e vet e përjetonin si turp dhe ndëshkim. Një ditë papritmas erdhi lajmi i papritur dhe i mrekullueshëm. Engjëlli i Hyji lajmëron lindjen e djallit. A kemi mundësi në ndonjë mënyrë të paramendojmë ndjenjat që lindën në zemrat e këtyre njerëzve të dashur të Hyjit të cilët aq shumë dëshironin të kishin trashëgimtar?
O Zot, edhe sot ka martesa pa fëmijë. Edhe ata të luten që të kesh mëshirë për ta. Aq shumë e dëshirojnë që të kenë një fëmijë. I bënë të gjitha që mund të bëhen, vizituan spitalet dhe mjekët dhe nuk ndodhi asgjë! Por ata nuk e kanë humbur shpresën. Po të lutem për ta. Ndihmoju në mbartjen e kryqit që herë herë ju duket tepër i rëndë, dhe shumë shpesh i pakuptueshëm.
4 Pra, kujdes, mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë, të papastër, 5 sepse do të ngjizësh e do të lindësh një djalë. Kokën e tij të mos e prekë brisku i rrojës: sepse fëmija që në kraharorin e nënës do të jetë i kushtuar Hyjit ‑ nazaré ‑ dhe ai do të fillojë ta shpëtojë Izraelin prej dorës së filistenjve”.
Të gjitha që ka Samsoni vinë prej Hyjit. Të gjitha i mori dhuratë që para lindjes së vet. Do të lind në martesë që nuk ishte e frytshme. Do t’i dhurohet fuqia që tejkalon fuqinë e zakonshme njerëzore. Do ta marrë thirrjen për ta liruar popullin e vet nga dora dhunuese e armiqve. Të gjitha këto janë dhurata të Hyjit që paraqiten qartë në dobësinë dhe paaftësinë njerëzore. Samsoni që nga kraharori i nënës është njeri i kushtuar dhe i dhuruar Hyjit. Ai është «Nazaré» i Hyjit, «i kushtuar Hyjit». Ai e ka premtimin se do t’i shërbej Hyjit në mënyrë krejtësisht të veçantë. Nuk do të pijë verë as pije dehëse. Nuk do t’i shkurtojë as flokët e vet. Këto janë shenjat e jetës së rreptë pendestare gjatë të cilës Samsoni do të mohojë shumë gjëra për t’i shërbyer vetëm Hyjit. Vetëm në ketë mënyrë ai do të arrij për ta realizuar dërgimin e vet. Samsoni vetëm për pak kohë do të jetë luftëtar. Ai do ta lirojë Izraelin nga duart e Filistenjve. Mirëpo ai është shenjë i ndihmës që ia jep Hyji popullit të vet. Ai në mënyrë të veçantë është shenjë i një çlirimi tjetër më të rëndësishëm të cilin Hyji ia përgatit mbarë njerëzimit. Jezusi është i vetmi çlirimtarë i vërtetë dhe Shëlbues. Ai na çliron dhe na pastron prej mëkateve tona.
Edhe në kohën tonë ka «Nazarenj të Hyjit» të cilët nënat e tyre ia dhuruan Hyjit që nga kraharori. Këta njerëz pastaj iu kushtuan Hyjit plotësisht duke i shërbyer vetëm Atij. O Zot, të falënderoj për këta njerëz që e kalojnë jetën në lutje dhe në punë. Të gjitha t’i dhuruan dhe t’i flijuan. Ata lutën dhe flijohen për ne. Pranoje dhuratën dhe flinë e tyre. Bekoje jetën e tyre. Të falënderoj që i vetmi ti na çliron nga robëria e mëkatit. Na çliro, o Zot, nga secili mëkat. Na shpëto, o Zot, na secila e keqe. Më ndihmo që kjo Kohë e Ardhjes të jetë dalja ime nga çdo e keqe dhe nga robëria dhe mëkati.
6 Gruaja shkoi dhe i tregoi burrit. I tha: “Një njeri i Hyjit erdhi tek unë. Kishte një pamje si të një engjëlli të Zotit, jashtëzakonisht të tmerrshme. Nuk e pyeta nga ishte dhe as nuk ma tregoi emrin. 7 Por më tha: “Ja, do të ngjizësh e do të lindësh një djalë”. Por kujdes: mos pi verë as pije dehëse dhe mos ha asgjë të papastër: sepse fëmija do të jetë nazaré i Hyjit që prej kraharorit të nënës deri ditën e vdekjes së tij”.
Ndarja e Lajmit të gëzueshëm mes burrit dhe gruas. Bashkëndarja e gëzimit që më në fund e shndriti vatrën e tyre dhe ua ngazëllej jetën.
24 Gruas i lindi djali dhe ia ngjitën emrin Samson. U rrit djali dhe Zoti e bekoi. 25 Shpirti i Zotit nisi ta pushtojë në Fushimin e Danit, ndërmjet Sarasë e Estaolit.
Kështu filloj Jeta edhe e një profeti të Hyjit. Në të vepronte Shpirti i Hyjit, e përcillte dhe ishte me të. Ne tashmë e dimë historinë e Samsonit. Fatkeqësisht, nuk ishte gjithmonë në lartësinë e dërgimit të cilin ia besoj Hyji. Ai pësoi kur dhuratën e Hyjit e përdori për përfitim personal. Në atë çast kur kjo dhuratë u bë arsye e lavdisë personale, e jo për lavdërimin e Hyjit, Samsoni nuk pati më mundësi ta përdor në mënyrë të drejt dhe në mënyrë të dobishme. Në ato çaste nuk iu dorëzua drejtimit të Shpirtit të Hyjit prandaj edhe pësoi.
O Zot, ma jep Shpirtin tënd. Më drejto nëpër labirintet e rrugëve të panjohura të kësaj bote. Shpirti yt le të zbresë në familjen dhe bashkësinë time, në miqtë dhe në të gjithë njerëzit që me rrethojnë.