Shenjti i ditës – 20 dhjetor – Shën Domeniku i Silos, abat benediktin (1000 – 1073)

Written by on December 17, 2016

Shenjti i ditës – 20 dhjetor – Shën Domeniku i Silos, abat benediktin (1000 – 1073)

 

Gratë e thërrasin në ndihmë këtë shenjt spanjoll për dhuratën e amësisë. Në varrin e tij kishte shkuar tetë shekuj më parë edhe nëna e Shën Domenik Guzmanit, themeluesi i fretërve predikues. I premtoi se do t’ia ngjiste fëmijës emrin e tij, nëse do të kishte arritur amësinë e dëshiruar, dhe kështu ndodhi. I lindur në Kanas të Navarrës, Domeniku i Silos, para se të mirëpritej mes benediktinëve, qe për disa vite bari, duke e thelluar në vetmi thirrjen e murgut, që megjithatë nuk do ta ndihmojë në dëshirën për jetë kontemplative, pasi dhuntitë e tij të mëdha do ta bëjnë më shumë një njëri veprues se sa kontemplues. Ishte ende meshtar i ri në abacinë e famshme të Shën Milan de la Kongoja, kur u zgjodh epror. U gjend menjëherë në kundërshtim me mbretin e mbretërisë së vogël të Navarras, Garsian III. Ky, i mbetur pa para, i imponoi abacisë një taksë të tepruar, duke fshirë me një vendim çdo privilegj që kishin murgjit, të cilët jetonin duke punuar tokën dhe ua jepnin frytet të varfërve të shumtë që mbushnin çdo ditë sheshin përballë. Abati Domenik ishte i palëkundshëm përballë pretendimeve të qeveritarit lakmitar, i cili u hakmor për fyerjen duke e përzënë abatin nga mbretëria e tij.

Domeniku gëzonte një respekt të madh në të gjithë Spanjën dhe nuk e pati të vështirë të gjente mikpritje pranë mbretit të Kastilias, Ferdinandit I, i cili e mirëpriti, siç mund të thuhet, me krahë hapur dhe i besoi detyrën e vendosjes së rregullit në kuvendet e mbretërisë së tij. Të gjithë shenjtërit e mëdhenj kanë qenë në mënyra të ndryshme reformues guximtarë. Edhe në jetën rregulltare nevojiten riparime të vazhdueshme në drejtim dhe nuk mungojnë përçarjet, kur shuhet entuziasmi i themeluesit. U dërgua në kuvendin e Shën Sebastianit (që tani mban emrin e tij) dhe ristrukturoi ndërtesat në rrezik shembjeje dhe mbi të gjitha vendosi disiplinën monastike, duke rivendosur shkëlqimet e vjetra. Bëri edhe më mirë. Ai ishte një dashurues i artit, dhe, nën drejtimin e tij të urtë, scriptorium i kuvendit prodhoi shembuj të famshëm të artit spanjoll. E shndërroi kuvendin në një perlë të arkitekturës. Ishte i madh veçanërisht në dashuri; shumë skllevër të krishterë, të kapur nga zezakët, e arritën lirinë falë dëmshpërblimeve të bëra nga ai.


Current track

Title

Artist