Shenjti i ditës – 16 dhjetor – Shën Adelaide, perandoreshë (930 – 999)

Written by on December 14, 2016

Shenjti i ditës16  Dhjetor – Shën  Adelaide, perandoreshë (930 – 999)

 

             Jeta e kësaj shenjtëreshe, bija e mbretit të Borgonjës, lidhet me historinë e Italisë, në një periudhë jo shumë të lumtur. Në 947 Adelaide u martua me Lotarin i cili u vetshpall mbret i një Italie të copëtuar në shumë principata të armatosura njëra kundër tjetrës. Mbeti e vejë pas tri vitesh martesë dhe Berengari II, mbret i Friulit, e mbylli në burg sepse kishte refuzuar të martohej me të birin. Prova poshtëruese zgjati derisa erdhi në Itali perandori Otoni I që jo vetëm e liroi nga burgu por u martua me të duke i dhënë nderimin më të lartë me titullin e perandoreshës. Nga martesa e re lindën tre fëmijë, mes të cilëve perandori i ardhshëm Otoni II, i cili nuk i kurseu së ëmës vuajtje e poshtërime, kur Adelaide në 973 mbeti sërish e vejë. Nusja e Adelaides u tregua veçanërisht armiqësore, duke e ndikuar bashkshortin e ri i cili nuk ngurroi të ngrinte dorën ndaj nënës së butë e bujare. Pastaj në 991, me vdekjen e Otonit II, i takoi asaj të drejtonte fatet e perandorisë si tutore dhe drejtuese e nipit të vogël. Ishte bujare në falje dhe e zgjuar në udhëheqjen e popullit të saj, duke përfituar nga këshillat e abatëve të Kluny. Ishte periudha në të cilën, falë bujarisë së perandoreshës, lindën në perandorinë e gjërë kuvende të reja dhe qendra kulturore, mes të cilëve kuvendet e Peterlingen, të Pavias dhe të Selz. Dhe pikërisht në këtë kuvend të fundit, të themeluar nga ajo, Adelaide kaloi vitet e fundit të jetës së saj, në lutje e pendesë. Është kanonizuar nga Urbani II në 1097.


Current track

Title

Artist