MEDITIMI I DITËS – PLANIFIKIMI I TË ARDHMES
Written by Radio Maria on December 14, 2016
Zan 49, 1-2.8-10 PLANIFIKIMI I TË ARDHMES
Kërkoj hirin: që të ardhmen ta planifikoj me Hyjin.
1 Jakobi i mblodh të bijtë dhe u tha: “Bashkohuni t’ju tregoj çka do t’ju ndodhë në ditët e ardhshme. 2 Bashkohuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit, dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
Që nga dita e sotme e deri Kërshëndellave do të lexojmë leximet që në Ungjill flasin për ato gjëra që ndodhin para lindjes së Jezusit. Kemi mundësi gjithashtu të vërejmë se si leximi i parë i Besëlidhjes së Vjetër lidhet me leximin e Ungjillit. Kështu shohim se si Shën Mateu në tekstin e vet thekson përputhjen e jashtëzakonshme mes Besëlidhjes së Vjetër dhe të Resë. Në të na praqet prejardhjen e Jezu Krishtit. Izraeli e pret Mesinë. Ky është Jezusi i premtuar shumë herë dhe në shumë mënyra.
Sot meditojmë tekstin e Librit të parë të Biblës, të Librit të Zanafillës. Kemi testamentin e Jakobit që quhet gjithashtu edhe «bekimet e Jakobit». Kem të bëj më profetizime të llojit të vet në të cilat Jakobi formon dhe përcakton fatin e bijve të vet, ose të fiseve që do të quhen me emrat e tyre.
Hyj që nga kohërat e lashta e zgjodhi Izraelin për popullin e vet. E thirri dhe ia dha premtimet. Që nga fillimet e veta Izraeli jeton në shpresë të veçantë dhe në pritje. Këtë gjë Jakobi patriark iu thotë bijve të vet. I thërret që tu thotë ato gjëra që do të ndodhin me ta dhe me fiset e tyre në kohërat e ardhshme.
Dëgjojmë çfarë i thotë Jakobi Judës. Ai e shpall parësinë dhe pushtetin e fisit të tij. Edhe këtu e shohim misterin e drejtimit të Hyjit. Historinë nuk e drejtojnë vetëm njerëzit sado që të jenë të fort dhe të dhunshëm. Hyji është gjithashtu i pranishëm në histori. Ndikon në çdo gjë në liri të plot. Ne as nuk e kuptojmë as nuk e pranojmë mënyrën e veprimit të tij. Edhe në këtë faqe të Biblës shohim se si gjërat përcaktohen ndryshe na ajo që bëhej në judaizëm. Parësia nuk i jepet më të vjetrit që është Rubeni, as të dytit sipas radhës që është Simoni, as të tretit, Levit. Vetëm i katërti sipas radhës – Juda merr parësinë. Kjo është zgjedhja dhe logjika e Hyjit. Shumë shpesh nuk e kuptojmë zgjedhjen e tij as nuk e kuptojmë logjikën e tij. Jezusi do të lind nga fisi i Judës, në Jude, në Betlehem. Hyji mendon për këtë gjë. Ne e kemi të qartë kur kjo gjë ndodh dhe vërtetohet. Në fillim kjo gjë as nuk ishte e qartë as e kuptueshme.
Testamenti i Jakobit themelohet në shpresë dhe drejtohet të ardhmes. Në të ndjejmë Lajmin e gëzueshëm që flet për përparimin, për jetën. Hyji është pengu i ecjes se fiseve të Izraelit drejt të ardhmes të cilën nuk e njohin as nuk kanë mundësi ta parashikojmë. Hyji iu përgatit rrugën nëpër të cilën do t’i drejtojë.
Njeriu që beson është i kthyer drejt të ardhmes. Udha jetësore që ka besimtari nuk është rrugë pa dalje, por është rrugë që drejton drejt lirisë, lirisë së birit të Hyjit. Jetën e ka të hapur dhe këtë jetë e mbart shpresa drejt të ardhmes në të cilën llogarit në fuqinë e Hyjit. Koha e Ardhjes është koha e optimizmit, shpresës dhe e të ardhmes. Edhe kur qielli mbulohet me re, edhe kur arrin vështirësitë, edhe kur gjërat nuk shkojnë si mendojmë ne, nuk e humbim shpresën, besimin dhe guximin. Hyji llogarit në hapjen tonë dhe në gatishmërinë që të marrim pjesë në planet e tij. Me anë të përgjegjësive që na i jep dhe të thirrjeve që na i drejton dëshiron t’i realizojë këto plane në jetën dhe në kohën tonë.
8 O Judë, vëllezërit e tu do të lëvdojnë, dhëna jote në zverkun e armiqve të tu! Para teje do të përmbysen bijtë e babait tënd! 9 O Judë, luani i luanëve! Prej presë u ktheve, biri im! Shtrihej në pushim porsi luani, porsi luanesha: kush do të guxojë të të zgjojë? 10 Jo, prej Judës nuk do të hiqet sundimi as shkopi i prijësit nga këmbët e tija, deri që të vijë ai, të cilit i përket, të cilin do ta dëgjojnë popujt.
Këto fjalë janë profetike. Mendimet janë të qarta. Nga trashëgimtarët e Judës do të vij «Ai» që do të mbretërojë jo vetëm mbi fiset e Izraelit por mbi të gjithë popujt. Kjo profeci do të jetojë në vetëdijen e popullit të zgjedhur. Në çastet më të vështira të historisë së vet profetët do ta theksojnë premtimin e Hyjit dhe në këtë mënyrë do ta ushqejnë popullin që të jetë i qëndrueshëm dhe të mbizotërojë vështirësitë në të cilat gjendet.
Kjo profeci u plotësua. Premtimi u realizua. Mesia erdhi. Mirëpo, porosia e thellë e këtij premtimi vazhdon gjithmonë. Këtë porosi e përplotësoj Krishti, e zgjeroj dhe e përftoi ndryshe. Ai e shpalli ardhjen e Mbretërisë së Hyjit. Mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim. Kjo filloj të plotësohet me ardhjen e Krishtit. Plotësohet në secilën kohë dhe në secilën brezni të krishterëve që e jetojnë dhe e shpallin. Ata ua dorëzojnë breznive të tjera, deri në ardhjen përfundimtare të Krishtit. Prandaj lutemi: «Ardhtë mbretëria jote…». Ajo vjen në çdo gjë që është e mirë e që nderon kulturën dhe civilizimin. Kudo që zbatohet drejtësia, vendoset paqja, ndjehet gëzimi dhe frytet e Shpirtit të Hyjit, aty Mbretëria e Hyjit rritet. Ne jemi pjesëtarë të kësaj Mbretërie që rritet. Në jemi pjesëmarrës në premtimet e Krishtit. Ne e mbartim shpresën gjatë veprimit dhe rritjes së Mbretërisë së tij në botë në të cilën jetojmë.
Unë, a jam njeri i shpresës? Çfarë bëj që premtimet e Hyjit të plotësohen? O Zot, ndonjëherë mbyllem aq shumë në planet e mia dhe në shikimin tim të të ardhmes. Sa shumë gjëra i shoh shkurt dhe janë plot vetjaki (egoizëm). Hapi dhe zgjeroj perspektivat e mia. Me ndihmo që të marrë pjesë në vizionin tënd të të ardhmes dhe në planet e tua për njerëzimin. Dëshiroj të marrë pjesë në to, dua të jap kontributin tim. Gjatë kësaj Kohe të Ardhjes dua të jem në dispozicionin tënd.