MEDITIMI I DITËS – DASHURIA E AMSHUESHME
Written by Radio Maria on December 14, 2016
Is 54, 1-10 DASHURIA E AMSHUESHME
Kërkoj hirin: që të kuptoj se Hyji me do me dashuri të amshueshme.
1 Galdo, beronjë, ti që nuk linde, shpërthe në hare, gëzo, ti që fëmijë s’linde sepse më të shumtë janë bijtë e të lënës se të asaj që e ka burrin ‑ thotë Zoti. 2 Zgjeroje vendin e tendës sate, shtrij pa kursim pëlhurat e banesës sate, zgjati litarët e tu, forcoji hunjtë e tu, 3 sepse do të shtrihesh djathtas e majtas, fara jote do t’i marrë trashëgim popujt, do t’i popullojnë qytetet e lëna shkretë.
Vërtetë, Isaia profetë është i jashtëzakonshëm në shprehjen e vet dhe në krahasimet të cilat i përdor një fjalimet e veta. Në kushte të vështira të shpërnguljes bënë të pamundurën që populli i tij t’i mbetet besnik Hyjit. Predikon dhe shpall, viziton dhe nxit.
Profeti e shpall ripërtëritjen. Jerusalemi përsëri do të jetë qytet i gjallë në të cilin do të shpërthej dhe do të rrezatojë jeta. Që ta tregojë dhe shpjegojë këtë gjë ai përdor kundërshtimet që përjetoi populli dhe ripërtëritjen e afërt që do të vijë, ai i përdor figurat e traditës, më figurën e gruas së pafrytshme që bëhet e frytshme dhe më figurën e gruas së pabesë të cilën bashkëshorti e merr përsëri dëshiron të paraqesë kthimin në hir të Hyjit. Përngjasimet nuk janë të zakonshme prandaj tërheqin vëmendjen. Ato janë të qarta dhe lehtë i kuptojnë të gjithë.
Për Hyjin asgjë nuk është e pamundshme. Edhe pse na dukët se nuk është këtu ai është i pranishëm në mesin tonë. Edhe pse na dukët se nuk vepron ashtu siç dëshirojmë ne, ai përdor logjikën e vet që është e ndryshme nga logjika jonë. Edhe pse kemi përshtypjen se vepron «ngadalë» prapëseprapë të gjitha gjërat vijnë në vendin e tyre dhe planet e tij realizohen.
Po, Izraeli është në robëri i «pafrytshëm». Jerusalemi pas rrënimit u bë «shkretëtirë». Në fund ai do të gëzohet dhe do të jetë i lumtur. Hyji do të realizojë premtimet e veta.
4 Mos ki frikë, sepse nuk do të jesh e turpëruar, mos u skuq, sepse nuk do të jesh e çnderuar, sepse do ta harrosh marren e rinisë sate, më s’do ta kujtosh çnderimin e vejërisë. 5 Sepse Krijuesi yt do të jetë fati yt, emri i tij është Zoti i Ushtrive; Shpërblyesi yt Shenjti i Izraelit, Ai quhet Hyji i mbarë tokës,
Kur, thënë në mënyrë njerëzore, nuk ka ndihmë nga askush dhe kur na dukët se çdo gjë është shkatërruar dhe prishur, dashuria e Hyji sjell dritën edhe në këto situata pa shpresë. Hyji vepron për ne. Profeti përdor figurën e bashkëshortit që të tregojë se sa përpiqet dhe vepron Hyji për njeriun. A do ta kuptojmë këtë gjë ndonjë herë? Hyji për ne dëshiron të jetë bashkëshorti i bashkëshortes së vet. Por në Hyjin kjo gjë është pakufishëm në shkallë më të lartë, sepse ai gjithmonë është më i madh, më i mirë dhe më besnik se ne.
6 Sepse si një grua të lënë që vuan në shpirt të thirri Zoti: ‘Gruaja e vjetëve të rinisë a mund të përbuzet?’ ka thënë Hyji yt. 7 Për pak kohë të lashë, por po të rimarr me dashuri të madhe.
Mëkatet e Jerusalemit dhe të popullit shikohen si kurorëthyerje dhe mosbesnikëri. Për shkak të tyre erdhi shpërngulja dhe robëria. Kjo i përngjante letrës së lëshimit të cilën burri ia jep gruas prej të cilës ndahet për shkak të mosbesnikërisë së saj dhe mëkatit. Mirëpo Hyji të gjitha këto i harron dhe i fal. Asnjë mëkat nuk ka mundësi ta ndalojë dashurinë e tij për njerëzit. Asnjë thyerje e ligjit nuk ka mundësi të ndërpresë butësinë e tij ndaj njeriut. Hyji nuk ka mundësi ta fsheh ndjenjën që ka për ne, edhe pse ne jemi fajtorë që e kemi braktisur dhe e kemi tradhtuar. Neve na duhet ta përjetojmë dashurinë e tij. Kjo na nxit që të jemi besnik dhe të butë ndaj tij. Kur të përjetojmë dashurinë e sinqertë, atëherë kjo ka mundësi të na nxis që në të njëjtën mënyrë të përgjigjemi në dashurinë e tij.
Po, o Zot, ti përsëri do të më përqafosh dhe ke dhimb për mua. Të falënderoj për dashurinë e paskajshme që ke për mua. Këtë më asgjë nuk e meritova. Të falënderoj që je Besnik dhe qëndron pranë meje gjithmonë edhe atëherë kur unë ik nga ti.
8 Në momentin e zemërimit e fsheha pakëz prej teje fytyrën time, por me dashuri të amshuar pata dhimbje për ty, tha Zoti Shpërblyesi yt. 9 Tashti është për mua si në ditët e Noehit, kur u përbetova se ujërat e Noehit më nuk do të vërshojnë tokën, po ashtu u përbetova se më nuk do të të hidhërohem e nuk do të të kërcënohem. 10 Malet mund të zhduken, kodrat mund të tranden, porse dashuria ime s’do të zhduket prej teje as besëlidhja e paqes sime nuk do të trandet, thotë Zoti që pati mëshirë për ty.
Në çastet e tmerrit të paskajshëm me duhet t’i lexoj këto fjalë që flasin për dashurinë e Hyjit ndaj nesh. Përsëri do t’i lexoj ngadalë dhe do të përpiqem që t’i përjetoj. Në dashurinë e tij të pafund, Zotëria kthehet drejt meje dhe vepron për mua. Çfarëdo që të ndodh, Hyji rri pranë meje. Edhe lëvizjet siç janë lëvizjet tektonike më të cilat lëvizin malet dhe korja e Tokës ndryshon, nuk kanë mundësi ta shkëpusin dashurinë e Hyjit as ta zhdukin. Çfarëdo që të ndodh, Hyji thotë se dashuria e tij nuk do të përfundojë as nuk do të largohet prej meje. A e kam kuptuar këtë gjë? A e kuptoj këtë fjalë të Hyjit? Po, mua me do Hyji me dashuri të amshueshme.
Hyji im, si kam mundësi ta kthej dashurinë që ma dhuron? Si kam mundësi të të falënderoj për krejt dashurinë që ma dhuron? Dashuri e amshueshme, më përfshi plotësisht dhe shërojë dashurinë time të ndryshueshme. Me ndihmo që të besoj në dashurinë tënde dhe t’i dorëzohem plotësisht. Dëshiroj të hesht para teje dhe të dhurohem si dhuratë e dashurisë sate. «Dashuri hyjnore dhe besnike, që askurrë nuk i gënjen njerëzit e tu…»