Shenjti i ditës – 12 dhjetor – Shën Gjovana Françeska e Chantal, vejushë dhe themeluese (1572 – 1641)

Written by on December 10, 2016

Shenjti i ditës – 12 dhjetor – Shën  Gjovana Françeska e Chantal, vejushë dhe themeluese (1572 – 1641)

 

               Gjovana Françeska Frémyot, e lindur në Digjone, bija e presidentit të parlamentit të Borgonjës, në moshën njëzet vjeçare u martua me baronin Chantal dhe gjatë nëntë viteve martesë pati gjashtë fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën në moshë të vogël. I vdiq edhe i shoqi, në një incident gjuetie, dhe për gruan e re qe një moment dëshpërimi. Një rrëfyes i zellshëm vërejti në të një anim drejt skrupullit. Pastaj takimi fatlum me shën Françeskun e Sales. Një takim domethënës: ipeshkvi i shenjtë e kishte vënë re nga predikatorja, gjatë predikimit të të ashtëquajturës kreshzhmore. Françeska megjithëse vishte veshje vejnie, ishte një grua që magnetizonte sytë e të gjithëve. Françesku i Sales e pa përpara pas predikimit dhe pasi njohu historinë e saj të trishtueshme e pyeti nëse kishte ndërmend të martohej përsëri. Jo, u përgjigj gruaja. Dhe ipeshkvi, me buzqeshjen e zakonshme: «Në një rast të tillë, është mirë t’i kthesh shenjat». Ishte viti 1604, një datë që shënon një kthim vendimtar në jetën e Gjovanës. I kërkoi ipeshkvit që ta dëgjonte në rrëfim. Më vonë Françesku i Sales do t’i thotë: «Nga momenti që filluat të më flisni për sekretet tuaja intime, Hyji më dhuroi një dashuri të madhe për shpirtin tuaj».

                Autori i Hyrjes në jetën e përshpirtshme diti para së gjithash të zbraste nga jeta e gruas së re mëri e dyshime, duke e futur në një praktikim të qetë të këshillave ungjillore, sipas mësimit të madh augustinian: «Duaj dhe bëj çfarë të duash». Terapia e dashurisë («një dashuri e fortë, e pandryshueshme dhe pa masë ose kufizime, por e ëmbël, e lehtë, krejtësisht e përkryer dhe e qetë»: janë fjalët e ipeshkvit të shenjtë, i përkufizuar si «Krishti i dashur i Gjinevrës) lindi në Kishë Urdhërin e ri të Vizitës, i përcaktuar veçanërisht për vejushat e vajzat që e donin jetën rregullatare  por që nuk ishin në gjendje të përballonin rregullat e rrepta dhe të ashpra të urdhërave të tjerë rregulltarë. Gjovana, pasi i rehatoi fëmijët, u trasferua në Annecy për të themeluar, Kongregatën e Vizitës nën drejtimin e shën Françeskut të Sales, pas vdekjes së të cilit (1622) themeluesja dinamike e përforcoi institucionin, duke u përcjellë motrave  përshpirtërinë e paprekur saleziane të bazuar në jetën e brendshme shpirtërore. Kongregata pati një përhapje të shpejtë në të gjithë Francën.


Current track

Title

Artist