MEDITIMI I DITËS – ZBATIMI I URDHËRIMEVE
Written by Radio Maria on December 8, 2016
Is 48, 17-19 ZBATIMI I URDHËRIMEVE
Kërkoj hirin: që të jem i zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të Hyjit.
17 Kështu thotë Zoti, Shpërblyesi yt, Shenjti i Izraelit: Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoj për të mirën tënde, të drejtoj të shkosh udhës që ecën.
Hyji nuk pranë duke paraqitur përmes profetit të vet mendimet e veta dhe dashurinë e tij ndaj popullit të zgjedhur. Ai është Shëlbuesi i tij, ai angazhohet plotësisht për të. Dhuron vetveten si shpërblim që ta shpëtojë. Ia mëson të mirën dhe e drejton në udhën në të cilën duhet të ecën.
Hyji gjithmonë mbetet i tillë. Ai është afër njerëzimit, është besnik dhe nuk dëshiron të veprojë ndryshe. Ai mbetët, ndërsa ne ndryshohemi dhe kalojmë. Mirëpo ai nuk dëshiron të na zëvendësojë në punën tonë, ai nuk do të kryej në vend tonin detyrat tona.
Hyji ia mëson njeriut të mirën. Ai dëshiron që njeriu të jetë i mirë, sepse ai është vetë mirësia. Vetëm Hyji është vërtetë i mirë. Vetëm ai ka mundësi ta drejtojë njeriun në rrugën e drejt dhe të mirë, vetëm ai ka mundësi t’ia mësojë njeriut atë gjë që është e mirë për të. Fatkeqësisht, ka shumë «mësues» të tjerë të cilët lajmërohen në secilën kohë dhe ofrojnë mësimin e tyre dhe kuptimin e të mirës. Ka po aq shumë njerëz të cilët këtyre «mësuesve» iu besojnë dhe shkojnë pas tyre. Jezusi tërheq vërejtjen se do të lajmërohen profetët e rrejshëm dhe kërkon që të kemi kujdes dhe të ruhemi prej tyre, që mos të na ngashënjejnë.
O Zot, dëshiroj të jem nxënësi yt, e ti të jesh Mësuesi im. Dëshiroj të mësoj prej teje. Ma mëso të mirën. Më ndihmo që të jem i mirë më ata që janë të mirë, por edhe me ata që nuk janë të mirë. Mirësi e pambaruar, frymëzoje mirësinë time të kufizuar që në këtë mënyrë të kryej vepra të mira.
O Zot, në cilën rrugë me duhet të nisëm pasi që para meje shfaqën aq shumë rrugë? Si ta gjej rrugën e vërtetë që në të ta vazhdoj udhëtimin, që të shkoj deri në fund? Ti je Rruga. Dëshiron gjatë kësaj Kohe të Ardhjes të më tregosh në cilën rrugë me duhet të nisëm. Do që të më ndihmosh që ta përgatis rrugën e takimit me Ty. Më udhëheq udhës së drejtë, bëj që këmba ime mos të merr në thua në rrugën tënde.
18 Oh, sikur të kishe pasur kujdes për urdhërimet e mia! Do të kishte qenë si lumi mirëqenia jote, kurse drejtësia jote, porsi valët e detit!
Hyji na mëson. Dëshiron që të jemi të kujdesshëm. Çdo gjë që bënë, e bënë për të mirën e njeriut. Prandaj e dëshiron kujdesin e njeriut. Ne jemi njerëz që nuk dëgjojmë mjaftueshëm as qartë. E pra Jezusi aq shpesh foli për dëgjimin e kujdesshëm. Ai na tërheq vërejtjen: shikoni se si dëgjoni! Na tërheq vërejtjen që rrimë zgjuar, që të kemi kujdes. Krejt Koha e Ardhjes është e shënuar pikërisht më këto virtyte. Ne lodhemi shumë shpejt, rrëzohemi dhe biem në gjumë. Nuk jemi të kujdesshëm për ato gjëra që na i jep Hyji dhe për të cilat na tërheq vërejtjen. Kjo gjë mund të jetë shkatërruese. Përkundrazi, kur i kam para sysh urdhërimet e tij dhe kur i zbatoi, atëherë kjo ma siguron gëzimin. Në qoftë se i dorëzohem drejtimit të Hyjit dhe jam i kujdesshëm për urdhërimet e tij, atëherë e gjej edhe gëzimin tim.
O Zot, më gjithë zemër e dëshiroj lumturinë. Historia ime është histori e kërkimit të lumturisë. Shumë shpesh e kërkojë në vende të gabuara dhe ku nuk duhet. Të gjitha janë aq të shkurtra, sipërfaqësore dhe të mangëta. Kur mendoj se e mora, pikërisht atëherë shoh se nuk e kam fare dhe filloj çdo gjë nga fillimi. Unë aspak nuk përpiqem të kuptoj dhe të pranojë se urdhërimet e tua e përmbajnë lumturinë. Ato i përjetojë si ndalesa, e jo si udhërrëfyes drejt lumturisë. Ato dëshirojnë të me sjellin tek ti dhe të më afrojnë tek të afërmit e mi. Kështu, dhe vetëm kështu kam mundësi të jem njeri i vetvetes kur të jetoi i lidhur me ty dhe me të afërmit. Më ndihmo që të jetoj sipas urdhërimeve tua dhe në to ta gjej paqen dhe lumturinë time.
19 Fara jote do të kishte qenë si rëra, bami i barkut tënd si kokrrat e saj; emri i tij nuk do të ishte shuar, s’do të ishte shlyer kurrë përpara meje!
Hyji përsëri i thekson premtimet që ia dha Abrahamit. Kur Hyji jep diçka, atëherë ajo gjë është me mbushullim dhe tejkalon të gjitha kuptimet tona. Ai nuk na përngjan neve që shumë shpesh matim dhe shohim mirë sa kemi dhen dhe sa morëm. Prandaj edhe gjithmonë jemi të pakënaqur, sepse mendojmë se kemi dhënë më shumë se sa kemi marrë. Pra edhe pse e kundërshtojmë vullnetin e Hyjit, edhe pse nuk tregojmë dashuri të mjaftueshme, mirënjohje, falënderim, ai nuk pranë duke punuar për të mirën tonë. Hyji do lumturinë dhe të mirën tonë.
Këto figura janë të jashtëzakonshme. Flasin për pasurinë të cilën Hyji ka mundësi ta ofroj dhe ta realizojë. Hyji është gjithmonë më i madh se zemra jonë. Jep më shumë se sa ne mendojmë. Ai mbetet besnik kur ne jemi të pabesë. Kujdeset për ne, edhe pse këtë gjë nuk e meritojmë. Ai kujdeset për ne edhe atëherë kur ne fare nuk mendojmë në të. Thjeshtë ai na do. Do që jeta jonë të jetë, jetë e jetuar në plotësi. Ai nuk do çfarëdo jete. Ai do që aftësitë tona dhe talentet të japin fryt njëqindfish.
O Zot, ti do që të rritemi dhe të realizohemi plotësisht. Nuk do që të ndalemi në gjysmën e rrugës as që të mbetemi gjysmak dhe të parealizuar. Ti bënë gjithçka që ne të ia dalim. E vetmja gjë që kërkon prej nesh, kushti i vetëm që na vë përpara është kujdesi për urdhërimet e tua dhe besnikëria ndaj udhës sate. Na ndihmo që t’i dëgjojmë dhe t’i pranojmë. Na ndihmo që të jetojmë sipas tyre. Le të jetë ky udhëtimi ynë pas teje, Dritës dhe Lumturisë së jetës sonë.