Shenjti i ditës – 4 dhjetor – Shën Gjoni nga Damasku, meshtar, mësues i Kishës (676 – 749)

Written by on December 3, 2016

Shenjti i ditës – 4  Dhjetor – Shën  Gjoni nga Damasku, meshtar, mësues i Kishës (676 – 749)

 

             Biri i një funksionari të lartë të kalifit të Damaskut, Gjoni pati të njëjtën detyrë me të atin, falë miqësisë me princin Yazidin. Në një periudhë bashkëjetese paqësore mes të krishterëve dhe myslimanëve, Gjoni – i edukuar nga Kozmo, një murg sicilian i çuar skllav në Damask – qe për shumë vite përfaqësues, ose logoteta, i bashkësisë së krishterë afër kalifit arab. Frekuentimi i murgut sicilian rriti tek Gjoni dëshirën për t’u tërhequr në jetën vetmitare, në shoqërinë e vëllait Kozmos, ipeshkëv i ardhshëm i Maiounas. Shkoi të jetonte në «kurorën» e Shën Sabës në Jerusalem, ku u shugurua meshtar dhe pati detyrën e predikatarit titullar në bazilikën e shën Sepolkros, falë formimit të tij të thellë teologjik. Ai është në fakt i fundit i etërve grek dhe njëkohësisht i pari i teologëve të krishterë – aristotelik. Do të duhen pesë shekuj që filozofi i madh grek në kohën e duhur, të përmirësonte siç duhej interpretimet e gabuara të Albertit të Madh dhe të Tomë Akuinit dhe të dalë në dritë në Perëndim.

              Damaskeni është autori i përmbledhjes së parë të teologjisë me titull Burimi i njohurisë. E tërhoqi vëmendjen në botën e krishterë me Tri diskutimet në favor të figurave të shenjta. Ishte periudha në të cilën Leoni II Izauriku, perandor i Kostandinopojës, inauguronte politikën ikonathyese duke i hequr figurat e shenjta që konsideroheshin shenja idhujtarie. Patriku shën Gjermani, i cili mbrojti kultin tradicional të figurave të shenjta, u hoq nga selia kostandinopoliane. Perandori nuk mundi të bënte ndryshe me teologun dhe predikatarin shumë të dëgjuar të bazilikës së Shën Sepolkros, sepse Jerusalemi ishte në dorë të kalifit mysliman, mjaft më tolerant. Dhe atëherë u përpoq me anë të mashtrimit të godiste Damaskenin, duke e paraqitur si autorin e një letre të adresuar atij në të cilën Gjoni fliste për një komplot në dëm të kalifit për t’i kthyer Jerusalemin perandorit të krishterë. Damaskeni doli i padëmtuar. Dhe Koncili II i Nikesë e mirëpriti doktrinën teologjike. Në 1890 Leoni XIII e shpalli mësues të Kishës.


Current track

Title

Artist