Shenjti i ditës – 2 dhjetor – Shën Vivjana, virgjër dhe martire (shekulli IV)

Written by on December 1, 2016

Shenjti i ditës – 2  Dhjetor  – Shën  Bibjana ose Vivjana, virgjër dhe martire (shekulli IV)

            Sipas Mundimit të Bibjanës, të shkruar në shekullin VII, Bibjana (prej të cilit rrjedh emri i bukur Vivjana) duhet numëruar mes viktimave të persekutimit të antikrishterë të Gjuljanit Apostatit (361 – 363). Megjithëse tregimi është pa vlerë historike, ai ka frymëzuar ikonografinë dhe ka favorizuar përshpirtërinë popullore ndaj martires së shenjtë. Lexohet se qeveritari Aproniani, pasi vrau bashkëshortët Faustin e Dafrosën për të marrë pasurinë e tyre, deshi t’i detyronte vajzat e tyre Bibjanën dhe Demetrian, të ndërronin fe. Kjo e fundit vdiq e torturuar. Bibjana iu nënshtrua torturave  më të tmerrshme me qëllim që ta zvogëlonin qëndresën e saj. Qeveritari e tundoi shumë përsa i përket pastërtisë, por pasi qe e kotë çdo përpjekje, ia besoi vajzën e re një ndërmjetësje pastaj urdhëroi që të lidhej në një shtyllë dhe të frushkullohej për vdekje. Trupi i saj, i coptuar, iu hodh si ushqim qenve, por nga ky poshtrim e hoqën të krishterët, të cilët e varrosën martiren në varrin e familjes, mes prindërve dhe Demetrias, afër banesës së tyre.

            Këtu më pas u ngrit një orator i vogël që u shndërrua më vonë në bazilikë mbi Eskuilianin nga papa Simplici (+483), që u zgjerua dhe u pasurua në 1625. Ruhet shtylla e martirizimit nga e cila të përshpirtshmit nxorën një pluhur që e përdorën si përbërës të një  ilaçi që mbahet si shërues kundër një të ashtëquajturi mal caduco. Për barin që rritet në anë të Kishës, kur kthehej në pluhur ose përgatitej si çaj, mendohej se kishte cilësi terapeutike kundër çdo fatkeqësie. Nga kushtet metereologjike të 2 dhjetorit – pikërisht në festën e martires Bibjanës – parashikohej si do të ishte dimri.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend