MEDITIMI I DITËS – BESOJ NË PREMTIMIN E HYJIT
Written by Radio Maria on November 29, 2016
Is 25, 6-10 BESOJ NË PREMTIMIN E HYJIT
Kërkoj hirin: që të besoj në premtimin e Hyjit që do t’i fshijë lotët prej fytyrës sime dhe do të më vendosë në sofrën e gostisë së vet.
6 Zoti Hyji i Ushtrive do të bëjë përmbi këtë mal një gosti për të gjithë popujt: me mish të majmë e me verë të moçme, me mish të majmë plotë me palcë, me verë të kulluar, të qartë si loti.
Çfarë mund ta gëzojë zemrën njerëzore më mirë se gostia njerëzore! Gostitë në të gjitha civilizimit dhe kulturat ishin shenja të ngjarjeve të veçanta. Me gosti përfundonin kremtimet dhe festat. Në zakonet biblike të lindjes gostia shtrohej me rastin e intronizimit të mbretit. Begatia e gostisë, cilësia e ushqimeve dhe verës, shërbimi dhe pranimi ishin shenja të pushtetit mbretëror. Në mënyrë të veçantë shtrohej gostia me rastin e fitoreve luftarake. Edhe në familje gostia është shenjë e veçantisë dhe e rëndësisë së ngjarjeve.
Isaia profet shpall festën mesianike. Kjo festë do të jetë e veçantë, festa më e madhe, sepse do t’i bashkojë të gjithë popujt. Hyji do që t’i bashkojë të gjithë njerëzit dhe të gjithë popujt i thërret në tryezën e vet. Hyji do që të gjithë të jenë të gëzueshëm dhe të kënaqur në gostinë e tij. Kjo nuk është ndonjë gosti shtëpiake e gëzimit të çuditshëm në të cilën flasin dhe nynykasin pijanecët, siç thotë Cezariqi në «Poezinë e hidhur». Kjo do të jetë e veçantë, gosti burimore dhe reale të cilën syri njerëzor nuk e pa ende as zemra e njeriut nuk e përjetoi.
Secila eukaristi është fillimi i gostisë së pakalueshme. Në Meshën e shenjtë Zotëria na thërret në tryezën e vet dhe dëshiron të kënaqet më ne duke ngrënë darkën e vet. Eukaristia në vetvete përmban përmasën e fortë të gostisë së gëzueshme. Ajo na përkujton vdekjen e Zotërisë, por edhe fitoren mbi vdekje mbi të cilën në mënyrë triumfuese rri ngjallja. Të gjitha këto na drejtojnë dhe na nxisin në ardhjen e tij të lavdishme kur do të fillojë gostia e mrekullueshme e jetës së pasosur.
O Zot, bekojë Meshtë e mia në të cilat marrë pjesë gjatë Kohës së ardhjes. Bëj që t’i përjetoj në gëzim dhe mirënjohje. Përmes tyre bekoj të gjithë të dashurit e mi të cilët i paraqes dhe i vendos në Meshën e shenjtë. Po të falënderoj për secilën Meshë në të cilën bashkohem me Ty në Fjalë dhe në Bukë, që janë shenjat e pranisë sate në jetën time.
7 Në këtë mal ai do ta shqyejë velin që ua mbulonte fytyrën të gjithë popujve, mbuluesin që i mbulonte të gjithë popujt. 8 Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, Zoti Hyj nga çdo fytyrë do të fshijë lotin, nga çdo vend Ai do ta zhdukë turpin e popullit të vet, sepse Zoti kështu ka thënë.
Këto janë fjalë ngushëllimi të cilat sjellin paqe pas luftërave tona, siguri në pasiguritë tona, guximin në frikësimet tona. Atëherë Zotëria do të këpus të gjithë konopët tanë më të cilët jemi të lidhur. Do t’i largojë të gjitha perdet që na ndajnë dhe do të na bashkojë në atë bashkim të cilin ne askurrë vet nuk do ta arrinim. Ky do të jetë gëzimi që në plotësi do të përmbush secilën zemër. Kjo është fitorja përfundimtare mbi vdekjen para të cilës frikësohet secili njeri duke e pritur me tmerr. Hyji na thërret që bashkë me të ta kremtojmë fitoren mbi vdekjen. Më duhet ta dëgjoi thirrjen e Hyjit dhe përgjigjen me të cilën më përgjigjet kur e pyes për vdekjen, për dobësinë dhe vuajtjen. Hyji do të largoj perden, do ta shkatërrojë vdekjen përgjithmonë. Ky është Lajmi i gëzueshëm të cilin na sjell Jezusi. Fitorja e Zotërisë do ta përpi vdekjen.
Hyji ka për të tharë lotin nga secila fytyrë. Lotët tanë, lotët e mi dhe lotët e tu. Lotët e plakës së braktisur e cila nuk ka askënd. Lotët e nënës e cila në mënyrë të pafuqishme loton mbi fëmijën e vdekur. Lotët e fëmijëve që qajnë të pangushëlluar, sepse dikush ju rrënojë fëmijërinë. Lotët e të rinjve të cilët kërkojnë bukën dhe vendin e tyre në shoqëri. Të gjithë lotët të cilët rrjedhin në fshehtësi e të cilët i shikon vetëm Hyji në zemrat që nuk ngushëllohen dot. Të gjithë lotët e derdhur për shkak të drogës, alkoolit, keqtrajtimit, padrejtësisë, mossuksesit, dhimbjes, moskuptimit, lotët e pyetjeve që bëhen papërgjegjësi… Deti i lotëve që përfshin krejt dobësitë dhe vuajtjet. Vetë Hyji do t’i fshij lotët nga fytyrat e njerëzve. Kjo figurë e Hyjit, Ati tonë të mirë është e mrekullueshme dhe e lavdishme.
O Zot, derisa kjo të ndodh, më ndihmo që mos të rri duar kryq por që tani t’i fshi lotët që rrjedhin në fytyrat e vëllezërve dhe të motrave të mia. Më jep forcë dhe urti që shërbimin e ngushëllimit ta ushtroj me besnikëri dhe me krenari sepse themelohet në premtimet e tua.
9 Dhe do të thuhet po atë ditë: “Ja, ky është Hyji ynë! Në të shpresuam, Ai na shpëtoi! Ky është Zoti, në Të shpresuam: le të gëzojmë, të galdojmë për shpëtimin që na e solli, 10 sepse dora e Zotit mbi këtë mal pushon!”
Vdekja nuk është qëllimi përfundimtar. Vuajtja dhe dhimbja nuk janë fati i trashëgimisë së njeriut. Qëllimi, përkundrazi është fitorja më e gëzueshme, shpëtimi dhe shëlbimi. Këtë e do Hyji. Këtë e ka përgatit për ne.
O Zot, po të lutem që në jetën time të ketë më shumë gëzim. Edhe pranë lotëve të cilët i derdhi secilën ditë, më ndihmo që të mos harroj ta ngreh shikimin drejt Teje. Mos lejo që të shikoj vetëm nevojat e mia por që të kthehem drejt tjerëve për tu ndihmuar. Më ndihmo që duke ngushëlluar mos të jem i rrejshëm as i frikësuar, sepse fjalët e ngushëllimit Tënd janë themeli i secilit ngushëllim të cilin e jap. Më ndihmo që edhe unë të dijë ta pranoj ngushëllimin kur i afërmi do të ma dhurojë.