Shenjti i ditës: 28 nëntor – Shën Katerina Labouré, rregulltare (1806 – 1876)

Written by on November 26, 2016

Shenjti i ditës: 28 nëntor –  Shën Katerina Labouré, rregulltare (1806 – 1876)

 

             Lutja shigjetore që të krishterët e lusin prej më shumë se një shekulli: «O Mari e zënë pa më mëkat, lutu për ne që të drejtohemi ty», i është thënë nga Virgjëra e Lume me 28 korrik 1830, një Bije të Dashurisë. «A i sheh rrezet që dalin nga duart e mia?», i tha Virgjëra, duke iu shfaqur në kapelë në rrugën Bah në Paris; «janë hiret që nuk më kërkohen». Dhe e ftoi që ajo lutje të shkruhej në një medalje dhe pastaj të shpërndahej mes të krishterëve. Kjo është me pak fjalë historia e «Medaljes së mrekullueshme» që kishte dhe ka akoma përhapje të gjërë mes të përshpirtshmëve të Marisë. Pas këtij mjeti të vogël të hireve të jashtëzakonshme të derdhura nga Maria mbi njerëzimin është figura e përvujtë Katerina Labouré, shenjtëreshë që ka jetuar në hije, një ekzistencë të heshtur por vepruese në shërbim të të varfërve.

            Në këtë shërbim e thirri në ëndërr në moshën dymëdhjetë vjeçare një njeri me fytyrë të  shndritshme e të qetë që ajo nuk e njihte. E pa më pas të pikturuar kur hyri për herë të parë në kuvendin e Bijave të Dashurisë: ishte shën Vinçenc de’ Paoli. Katerinës iu desh të kujdesej për një familje të madhe, pas vdekjes së parakohshme të nënës. Dhe kur i ati, një pronar i thjeshtë tokash e mori vesh dëshirën e së bijës për t’u bërë murgeshë, kundërshtoi me çdo mënyrë dhe për ta larguar nga një zgjedhje jete që do ta kishte privuar familjen prej një ndihme financiare, e dërgoi të shërbente në Paris, në një restorant të vogël popullor, i frekuentuar nga punëtorë dhe shumë djemë që punonin në fabrika. Këtu Katerina në kontakt me varfërinë, e rriti thirrjen e vet dhe në moshën njëzet e tre vjeçare mundi të mirëpritej përfundimisht mes Bijave të Dashurisë dhe t’u kushtonte jetën e vet të varfërve, të moshuarve të braktisur, djemëve të rrugës. Një shërbim që ajo nuk e ndërpreu kurrë, pasi privelegji se ishte zgjedhur nga Virgjëra për të përhapur «medaljen e mrekullueshme» nuk e ndryshoi jetën e saj, që përbëhej nga shërbimi i përvujtë dhe i heshtur ndaj të varfërve.


Current track

Title

Artist