Shenjti i ditës: 26 nëntor – Shën Leonardi nga Porto Mauricio, françeskan (1676 -1751)

Written by on November 25, 2016

Shenjti i ditës: 26 nëntor – Shën Leonardi nga Porto Mauricio, françeskan (1676 -1751)

 

           Është e mjaftueshme një ngjarje për të imagjinuar efektshmërinë e jashtëzakonshme të predikimit të këtij shenjti. I dërguar nga papa në Korsikë për të rivendosur disiplinën në kuvende dhe harmoninë mes qytetarëve, pas një predikimi mbi Mundimin, të mbajtur si zakonisht në sheshin publik, njerëzit, të ndarë nga mëri të vjetra, hoqën armët dhe u përqafuan, me një gjest të paimagjinueshëm paqeje. Frati ligurian, biri i një kapiteni marine, i pëlqente predikimet në vende të hapura, në sheshet e mëdha. Në këto raste shkonin pothuajse të gjithë banorët e vendit, duke përfshirë edhe prostitutat, që atë ditë i mbanin të mbyllura bordelet. Frati linte një shenjë të kalimit të tij me një kryq e shpesh me Udhën e Kryqit. Ndokush i ka numëruar: janë 572 Udhët e kryqit të ngritura nga shenjti në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Romën. Ai ka meritën e Udhës së parë të Kryqit tek Koloseu në 1750.

         Nga ai vit Udha e kryqit kremtohet çdo të premte të shenjtë, deri në ditët tona, nga papa. Këtij riti i detyrohet pjesërisht shpëtimi i Koloseut nga shembja e plotë. Ishte pronë e ndonjë familje fisnike dhe e ndonjë vëllazërie të cilat i përdornin kubët e mëdhenj të gurtë për ndërtimin e pallatave. Riti pendestar i filluar me shumë efektshmëri nga fra Leonardi ndaloi vështërsitë, sepse që nga ai vit Koloseu u konsiderua vend i shenjtë dhe qendër shtegtimesh. Temat e predikimeve të françeskanit nuk kufizoheshin tek Mundimi. Është mjaft e njohur, nga trembëdhjetë vëllimet  me përmbajtje asketike të shkruara nga ai, përshpirtëria e tij ndaj të Shenjtërueshmit Sakrament dhe ndaj Të Zënët të Papërlyer,  i të cilës ishte luftëtar i zjarrtë. Për këtë e kishte bindur mikun papën Benediktin XIV (bolonjezin Lambertinin) të mblidhte një referendum mes ipeshkvinjëve për shpalljen e dogmës që ai e shpalli në «letrën profetike», që u shkrua pak para se të vdiste dhe u lexua në funeralin e tij, në Kishën e Shën Bonaventurës në Palatino ku u varros. Është kanonizuar në 1867.


Current track

Title

Artist