MEDITIMI I DITËS – BESIMI NË FJALËN E JEZUSIT
Written by Radio Maria on November 24, 2016
Lk 21, 29-33 BESIMI NË FJALËN E JEZUSIT
Kërkoj hirin: që të kem besim të palëkundshëm në fjalët e Jezusit, të cilat nuk do të zhduken kurrë!
Në atë kohë, Jezusi 29 u tregoi nxënësve të vet këtë shëmbëlltyrë: »Vëreni fikun e të gjitha pemët. 30 Kur të bulëzojnë edhe vetë e dini se vera është afër.
Ishte e martë, në javën të cilën më vonë të krishterët do ta quajnë të Madhe ose Javë të shenjtë. Jezusi flet për rrënimin e Jerusalemit dhe për përfundimin real të botës. Edhe largimi i tij nga jeta tokësore është vetëm kalim nëpër vend dhe kohë në të cilën ne jetojmë. Çdo gjë udhëton drejt përjetësisë, që do të filloj me ardhjen përfundimtare të Jezusit. Me fjalët e veta, Jezusi si të dëshironte të hiqte velin nga ngjarjet e fundit që do të ndodhin, por edhe nga historia jonë e kalueshme që do të përfundoj. Ai nuk dëshiron që nxënësit e tij dhe breznitë e nxënësve pas tyre t’i përfshijë frika dhe paniku. Nuk ka arsye për trishtim. Të gjitha këto vijnë dhe kalojnë që të vendoset shëlbimi dhe shpërblimi. Në këtë mënyrë afrohet çlirimi ynë nga çdo gjë prej të cilës patëm frikë dhe u dridhem.
Në këtë fjalim, në të cilën thuhet se çdo gjë do të luhatet dhe do të shkatërrohet, Jezusi fillon të tregoj këtë shëmbëlltyre të bukur dhe të butë. Çfarë ka më të bukur se sa pema në pranverë? Aq më shumë ai premton gjëra shumë më të bukura se sa ato që i shohim në drurin që bleron dhe lulëzon. Jezusi e merr për shembull fikun. Ose, cilindo pemë tjetër që pas dimrit përsëri ngjallet. Të gjithë dëgjuesit e tij këto gjëra kishin mundësi t’i përfytyronin lehtë. Pas dimrit dhe vdekjes sipërfaqësore, vjen vrulli dhe jeta e re.
Do të ndalen për pak çaste në lutje duke shikuar në imagjinatë pemën që zgjohet pas dimrit të rëndë. Me këtë gjë Jezusi na mëson se si pas përfundimit dhe vdekjes vjen periudha e re e jetës dhe fillimi i ri. Vjen pranvera që e sjellë jetën, dritën dhe gëzimin e ri.
Pas pak ditëve do të filloj mundimet e Jezusit. Kjo gjë para të gjithave do të luhat dhe do të dobësoj nxënësit e tij. Prandaj Jezusi i fton që mos të kenë frikë pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh. Duhet të rrimë drejt, sepse të gjitha këto ndodhin për shëlbimin e tyre. Të gjitha këto janë për një pranverë të re e cila nuk do të përfundoj kurrë.
31 Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, dijeni se Mbretëria e Hyjit është afër.
Po, të gjitha këto janë shenjat të cilat duhen lexuar dhe duhen shpjeguar. Jezusi nuk flet për data: kur do të ndodh kjo. Nuk guxojmë t’i dorëzohemi panikut që mund të zotëroj rreth nesh. Duhet të besojmë në Jezusin. Na duhet ta jetojmë virtytin e shpresës. Në dritën e saj duhet t’i shikojmë dhe t’i përjetojmë të gjitha. Ai e mbështet dëshirën tonë, për mbretërinë qiellore dhe për jetën e pasosur, dëshirën tonë për gëzimin përfundimtar. Prandaj shpresën tonë e vendosim në fjalët dhe premtimet e Jezusit. Nuk mbështetemi në fuqitë tona, por në ndihmën dhe në hirin e Shpirtit Shenjt. Nuk i dëgjojmë të vetë quajturit profet, as ata që i «parashikojnë» datat kur do të vij përfundimi, sepse shpresën tonë e kemi tek Zoti.
Shën Tereza e Jezusit lutej kështu: «Shpreso, shpirti im shpreso! Nuk e di as ditën as çastin. Rri zgjuar, çdo gjë kalon shpejt, edhe pse mos durimi yt mund të bëhet i pasigurt kjo gjë është i sigurt, koha është shumë e shkurtër. Mendo, sa më shumë që të luftosh, aq më shumë do ta dëshmosh dashurinë ndaj Hyjit tënd dhe aq më shumë një ditë do të kënaqesh me të Dashurin tënd, në gëzim dhe galdim që nuk do të përfundojë askurrë.» Kjo le të jetë edhe lutja jonë në çastet e dobësisë dhe të mosdurimit.
32 Për të vërtetë po ju them: nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha. 33 Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë.«
Përveç virtytit të shpresës, të cilën duhet kuruar, Jezusi na mëson edhe për një gjë tjetër të cilën gjithashtu mund ta quajmë virtyt. Ky është besimi. Ai na jep siguri gjatë udhëtimit tonë. Të kesh besim në Hyjin do të thotë se Hyji nuk ka mundësi të na zhgënjej, nuk ka mundësi që të mos korr fitore në të gjitha ndërmarrjet dhe premtimet e veta. Fjala e Hyjit është e sigurt dhe nuk mund të zhbëhet. Nuk është e ndërrueshme siç janë të ndërrueshme fjalët e njerëzve. Të gjitha do të kalojnë dhe do të zhduken, por fjala e Hyjit dhe premtimi i tij nuk kalon kurrë. Kjo është siguria me të cilën jetojmë dhe shkojmë drejt lavdisë qiellore të cilën Hyji jua premtoji atyre që e duan dhe e kryejnë vullnetin e tij. Për këtë arsye shpresoj se do të jem i qëndrueshëm deri në fund. Për ketë arsye kam besim se Hyji më përcjell dhe rri zgjuar mbi mua. Si i krishterë dhe nxënës i Jezusit më duhet ta rrezatoj paqen dhe sigurinë. Këtë gjë e rrezatoj Jezusi në ditët e fundit në tokë, në përfundimin e ditës që ju paraprinte mundimeve.
Për këtë arsye ka mundësi në shpirt të këndoj lutjen e Shën Françeskut: O Zot, bëj që ku është dhimbja, ta sjellë gëzimin. Ku nuk ka shpresë dhe ku është dëshpërimi bëj që të sjellë shpresën dhe besimin!