Shenjti i ditës: 20 nëntor – Shën Edmondi, mbret e martir (841 – 870)

Written by on November 19, 2016

Shenjti i ditës: 20  Nëntor – Shën Edmondi, mbret e martir (841 – 870)

             Ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjeç kur u kurorëzua në Burum mbret i anglëve lindor nga ipeshkvi Umberti i Elman. U dallua për kurajon e madhe dhe mbi të gjitha për dashurinë ndaj të dobtëve e të varfërve, për të cilët kujdesej personalisht. Qe edhe një ligjvënës i mençur. Mbretëria e tij pushtohej vazhdimisht nga vikingët e ardhur nga vendet Skandinave. Në 870 barbarët pirat danez sulmuan Tathford. Edmondi, pas një qëndrese të guximshme, për të shmangur një derdhje të kotë gjaku e la të lirë ushtrinë dhe u kap nga pushtuesit në Hoxne, ku iu imponua të firmoste një traktat të rëndë për popullin e tij e mbi të gjitha kundër fesë së krishterë. Pas refuzimit të qëndrueshëm u vra mizorisht, i shporuar me shigjeta si shën Sebastiani. Dha shpirt me fjalë falje duke shqiptuar emrin e Jezusit. Në varrin e tij u ndërtua një kishë në nder të tijin ngjitur me abacinë që mban emrin e tij.


Current track

Title

Artist