Shenjti i ditës: 16 Nëntor – Shën Jozef Moskati, mjek (1880 – 1927)
Written by Radio Maria on November 15, 2016
Shenjti i ditës: 16 Nëntor – Shën Jozef Moskati mjek (1880 – 1927)
Një shenjt me përparëse të bardhë, një shenjt i kohës sonë, që ka ditur ta jetojë plotësisht ungjillin në botën universitare – i të cilës ishte përfaqësues i çmuar – dhe ta përkthejë në praktikën e përditshme të profesionit mjek, duke avancuar disa vite atë që do të quhet kujdesi për të varfërit. Kishte lindur në Benevento, por veproi kryesisht në Napoli. Të varfërve të këtij qyteti u kushtoi pjesën më të madhe të kohës së tij. Të sëmurëve që mbushnin studion e tij private nuk u kërkoi asnjëherë lekë. Në të kundërt. Në paradhomë kishte vënë një shportë me një mbishkrim: «Nëse ke, lër sa të duash, nëse nuk ke, merr». Në një të ardhme hipotetike kjo anektodë ndoshta do të vihet mes zbukurimeve post mortem. Por sot jemi dëshmitarë të dashurisë heroike të këtij shenjti, të dashur nga njerëzit e tij, që e ka prekur me dorë bujarinë jo të dukshme dhe thjeshtësinë e këtij ndriçimi të shkencës së mjeksisë. I lumturuar në 1975, është ngritur shpejt në majat e shenjtërisë me kanonizimin solemn në 1987.