Shenjti i ditës: 14 nëntor – Shën Serapiu, rregulltar mercadar, martir (1179 – 1240)
Written by Radio Maria on November 12, 2016
Shenjti i ditës: 14 nëntor – Shën Serapiu, rregulltar mercadar, martir (1179 – 1240)
Jeta e këtij shenjti mbyll një kapitull të historisë evropiane, pasi aventura e tij njerëzore e shpirtërore reflekton faktet e epokës së tij në të cilat qe i pranishëm, megjithëse vetëm si «paraqitje». Biri i një kapiteni anglez në
shërbim të mbretit Henrikut II, në 1190 mori pjesë me të atin në kryqzatën e tretë, në komandën e të famshmit Rikard Zemërluanit. Në kthim u burgos nga trupat e dukës së Austrisë afër lagunës venedikase dhe u mbajt si peng. I hyri në zemër dukës, i cili e mori në shërbim të tij në dërgesën në ndihmë të mbretit të Spanjës kundër Morëve. Gjërat kishin përfunduar. Dhe atëherë Serapiu mundi të qëndronte në shërbim të mbretit Alfons di Kastilia, për t’u kthyer sërish në Austri kur duka Leopoldi, mori pjesë në kryqëzatën e pestë. Në këtë pikë mbyllet aventura e tij ushtarake. Nga ushtar kalon në një flamur tjetër. Njeh shën Pjetër Nolaskon, themeluesin e Mercedarëve dhe vendos të bashkohet me të për t’iu kushtuar çlirimit të skllevërve.
Për misonin e tij të parë paqësor shkon në Algjeri me shën Rajmond Nonnaton. Arrijnë të lirojnë njëqind e pesëdhjetë skllevër. E meqenëse kishte mësuar artin e luftës, pati detyrën të ndiqte trupat spanjolle për pushtimin e Ishujve Baleari. Detyra e tij ishte të themelonte kuvendin e parë të Urdhërit të tij, të cilin më pas e la nën drejtimin e një sivëllai që të shkonte në Agli për të ngritur një qendër të Urdhërit të tij: por kësaj rradhe dërgimi pati një përfundim tragjik. Anija u sulmua nga piratët, Serapiu u tërhoq zvarr barbarisht dhe u hodh në një plazh të shkretë sepse u mendua se kishte vdekur. U gjet nga disa peshkatarë, e mori veten dhe pak më pas vazhdoi udhëtimin për Londër. Këtu nuk pati një jetë të lehtë. Ngaqë nuk kishte miratuar përvetësimin e padrejtë të pasurive kishtare nga ana e qeverisë, u përzu keqas. U kthye në Spanjë dhe vazhdoi me veprën bamirësisë të çlirimit të skllevërve, derisa Morët nuk e shfrynë kundër tij zemërimin e tyre: e kryqëzuan në një kryq të shën Andreas dhe pas torturash të tmerrshme ia prenë kokën. Kulti i tij u pohua në 1728.