Shenjti i ditës: 9 nëntor – Kushtimi i Bazilikës së Lateranit

Written by on November 8, 2016

Shenjti i ditës: 9 nëntor – Kushtimi i Bazilikës së Lateranit

 

            Kisha «nënë e të gjitha kishave të qytetit të Romës dhe të Botës» ngrihet në pjerrësirën e Çelios, kodra Luçeri, një prej shtatë kodrave në të cilat kanë ndodhur ngjarje vendimtare për qytetërimin romak. Prej këtu fillonin rrugët e vjetra të Lacios dhe rrugët konsullore, si Regina viarium, Apia. Në këtë kodër ishin vendosur familjet e shquara të Valerëve, të Vetilëve dhe të Lateranëve, pasi Palatini ishte i rezervuar vetëm për familjen perandorake. Por edhe egregiae domus Lateranorum u konfiskuan nga Neroni, kur Plaucio Laterano u akuzua se kishte marrë pjesë në komplotin e Pizones. Me Setimo Severon, në fund të shekullit të II, një pjesë e Lateranos iu kthye pronarëve të vjetër dhe një pjesë i mbeti perandorit. Kjo është pjesa që Kostandini ia dhuroi ipeshkvit të Romës për të ndërtuar bazilikën e parë të krishterë, të themeluar nga papa Melkiadi (311 – 314), afër pallatit që deri atëherë kishte qenë një seli perandorake.

 

Pak ka mbetur në këmbë nga bazilika e vjetër kostandiniane: pagëzimorja dhe muret e bazilikës, shugurimi i së cilës kremtohet solemnisht çdo vit. Është e para domus Dei, e mrekullueshme, edhe pse më parë kishte pasur vende të tjera publike në të cilat të krishterët mblidheshin për të kremtuar Euharistinë. Lidhur me këtë ka një dëshmi të posaçme, në fillimet e shekullit III, kur Aleksandër Severi u thirr në pyetje dhe i dha të drejtë një bashkësie të krishterë në një proces kundër një armiku, i cili nuk dëshironte që një bujtinë të shndërrohej në një vend kulti të krishterë. Bëhej fjalë për ndërtesa të thjeshta. Ndërtimi i bazilikës (ose shtëpia e mbretit) është meritë e projekteve të mëdha të Kostandinit. Ajo iu kushtua fillimisht Shpëtimtarit dhe më pas Pagëzuesit dhe shën Gjonit apostull. Katedralja e vjetër e papës, prej së cilës ruhet katedra e mermerit në kuvendin mesjetar, ka pësuar shndërrime të ndryshme në rrjedhën e shekujve. Pontifikati që ka lënë gjurmë më të mëdha është ai i Inocentit X papë (1644 – 1655), gjatë të cilit Borromini riparoi tërësisht anijatën qendrore dhe ato anësore.


Current track

Title

Artist