Shenjti i ditës: 31 tetor – Shën Kuintini, martir (shekulli III)
Written by Radio Maria on October 29, 2016
Shenjti i ditës: 31 Tetor – Shën Kuintini, martir (shekulli III)
Informacionet mbi apostullin e Pikardias janë të pasigurta. E sigurtë është ekzistenca e tij dhe martirizimi i pësuar në Vermand, në Soma, qyteti që tani mban emrin e tij, Saint – Quintin. Sipas traditës, të përpunuar disa herë dhe të pasuruar me ngjarje legjendare, Kuintini ishte romak, djali i katërt i një familje të madhe, gjë e pazakontë në perandorinë e u ultë dhe të krishterë. U nis nga Roma me disa shokë për të ungjillëzuar Galinë. Me të ishte Luçiani, edhe ai martir e shenjt. Këta të dy e ndanë territorin e Pikardias për ta ungjillëzuar. Luçiani zgjodhi Beavais ndërsa Kuintini u vendos në Amiens dhe prej këtu përhapi porosinë ungjillore në zonat përreth, me shumë sukses, deri në momentin që prefektit romak iu duk e përshtashme ta arrestonte, ta mbyllte në burg me përpjekjen që ta bënte ndryshojë mendim, ndoshta duke e nisur për Romë. Por Kuintini nuk ishte tip që bënte marrveshje dhe prefekti e dënoi me vdekje. Si romak, misionari kokfortë meritonte privilegjin e kokprerjes, nëse mund të quhet një privilegj. Por si i krishterë (dhe të krishterët akuzoheshin për ateizëm sepse refuzonin nderimin ndaj hyjnive të Romës) pati një vdekje më të dhimbshme, të paraprirë nga tortura të ndryshme. Gjithë kjo gjatë perandorisë së Dioklecianit ose të Maksimit (tradita nuk është e qartë).
Legjenda zgjerohet më pas me hollësi të tjera. Trupi i Kuintinit u hodh në një lumë dhe qëndroi në thellësi për pesdhjetë vite, derisa lutjet e një gruaje të përshpirtshme bënë që të dilte në sipërfaqe, akoma i paprekur. Ose, është më e mundur, korrigjon një traditë tjetër, se trupi i shën Kuintinit u gjet nga një murg i shenjtë, i cili e varrosi denjësisht, duke ngritur mbi varrin e tij kuvendin e kushtuar atij, afër Vermand, qendër shtegtimesh popullore që nga Mesjeta e parë.