LUTJA PËR SHPIRTRAT E PURGATORIT

LUTJA PËR SHPIRTRAT E PURGATORIT

Kurorëza e ‘100 Jepua, o Zot, pushimin e pasosur’

Në emër të Atit, Birit e Shpirtit Shenjt. Amen!

Ja, o i dashuri dhe i ëmbli Jezu, para fytyrës sate po bie në gjunjë dhe me zjarr të zemrës po të lutem dhe po të përbej: m’i vulos në zemër ndjenjat e gjalla të fesë, shpresës dhe të dashurisë, pendesën e vërtetë për mëkatet e mia dhe vendimin e palëkundshëm për t’i përmirësuar. Këtë gjë, o Jezus i mirë, po ta kërkoj duke shikuar në vetvete, duke soditur me mendje pesë plagët e tua dhe duke kujtuar fjalët që Davidi profet i tha për ty: «I shporuan duart dhe këmbët e mia; mund të numëroj të gjithë eshtrat e mi» (Krh. Ps 22, 17-18).

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
1. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt meritat e vuajtjeve e të dhimbjeve që i pësove për shpëtimin tonë. Së pari, duke e soditur, po ta paraqes Gjakun e çmueshëm që doli nga trupi yt me djersë për shkak të trishtimit dhe dhimbjes që pësove gjatë lutjes në kopshtin e ullinjve.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
2. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt trishtimin e madh që të goditi në çastin kur shikove se si Juda, nxënësi yt, të cilin e deshe dhe e mbushe me të mira, të tradhtoi me puthje të rreme dhe të dorëzoi në duar të armiqve.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
3. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt durimin e mrekullueshëm që e pate gjatë keqtrajtimit që ta bënë ushtarët që të tërhoqën nga Ana te Kajfa, nga Pilati te Herodi, i cili për të të poshtëruar ta veshi veshjen e të marrëve, duke të të vënë përballë përqeshjeve të turmës dhe duke të të kthyer te pushtetari romak.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
4. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt hidhërimin që vërshoi shpirtin tënd atëherë kur populli yt të mohoi Ty që ishe krejtësisht i pafajshëm dhe zgjodhi Barabën kriminel. Ta ofroj vuajtjen kur i lidhur në shtyllë pësove rrahjen e tmerrshme për shëlbimin e njerëzve.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
5. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt poshtërimin që pësove kur të përqeshën duke të të adhuruar kinse mbret, duke të të veshur me petk të kuq dhe duke të ta vënë në dorë kallamin. Po e paraqes dhimbjen që pësove kur të kurorëzuan me ferra e Pilati, duke të të paraqitur para popullit, tha: “Ja, njeriu!”.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
6. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt hidhërimin që pësove kur t’u desh ta dëgjosh popullin tënd të bërtasë: “Kryqëzoje, kryqëzoje”; po e paraqes mundimin që e pësove kur pranove kryqin e rëndë në krahë dhe u nise për të përfunduar i kryqëzuar në të në Kalvar.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
7. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt dhimbjen që përjetove në udhën e kryqit kur u takove me të dashurën Nënën tënde e cila erdhi për të të takuar dhe për të të përqafuar, por prej teje e shkëputi dhuna njerëzore.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
8. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt dhimbjet e paimagjinueshme që pësove kur t’i gozhduan duart dhe këmbët në drurin e kryqit për të të lënë pastaj tre orë të varur në kryq.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
9. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt trishtimin dhe vuajtjen që pësove gjatë tre orëve i kryqëzuar në kryq, ta ofroj dhimbjen që pësove në të gjitha gjymtyrët e bekuara, dhimbjet që pësove kur e shikoje aty pranë Nënën e dashur që ishte dëshmitare e agonisë sate.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

V. Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa e jote, si në qiell ashtu në tokë!
R. Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na lër të biem në tundim, por na liro nga i keqi. Amen!
V. Të adhurojmë, o Krisht e të bekojmë.
R. Sepse, me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.
V. Jezusi im, të kërkojmë falje dhe Mëshirë.
R. Për hir të meritave të Plagëve të tua të shenjta!
10. O Zot, Jezus, për shpëtimin e Shpirtrave të Purgatorit, po ia paraqes Atit dhe Shpirtit Shenjt dhimbjen që pësoi Virgjëra e shenjtë që ishte afër kryqit tënd për vdekjen tënde në kryq, ta ofroj dhimbjen që pësoi zemra e saj e butë kur të pranoi të vdekur në prehrin e saj.
Në rruazat e vogla, thuaj:
V. Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. (10 herë)
R. Dhe i shndrittë drita e pambaruar! (10 herë)
V. Pushofshin në paqe! (3 herë)
R. Amen! (3 herë)
V. Të gjithë besimtarëve të vdekur, denjohu, o Zot, t’u japësh pushimin e pasosur.
R. Dëgjoje, o Zot, lutjen tonë!

Në fund, lutu:
Jezus i ëmbël, i gjunjëzuar te këmbët e tua, po t’i ofroj veprat dhe flijimet e mia për Shpirtra të Purgatorit, të cilët Ti i do aq shumë. Dëshiroj që t’u ndihmoj që sa më parë të dalin prej vuajtjeve të tmerrshme që pësojnë e të vijnë te Ti, që aq shumë të dëshirojnë sikurse edhe ti aq shumë i do që t’i kesh të lumtur në shoqërinë tënde. Prano këtë dhuratë të varfër të dashurisë time, mbështille me hirin tënd të shenjtë, që dhurata ime të jetë efikase që këta Shpirtra të bëhen ndërmjetësit e mi te Ti, o Shpëtimtar i mëshirshëm i shpirtrave tanë, denjohu që ta pranosh lutjen time të cilën po ta drejtoj, për të gjithë të vdekurit, sidomos për ata që i kam më të afërm sipas gjakut ose lidhjeve shpirtërore. Në qoftë se ende gjenden në burgun në të cilin pastrohen, jepua sa më parë paqen dhe pushimin e pasosur, duke i pranuar si shpërblim për mëkatet e tyre flijimet dhe veprat që po t’i paraqesim për ta. Ti që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!

Puna e Pendimit: O Zot im, më vjen keq me gjithë zemër për të gjitha mëkatet që i kam bërë; se kam bjerrë parrizin dhe kam merituar ferrin, por më fort se të kam fyer Ty, o e Mira e pambaruar, që kaq fort më ke dashur. Mëshirë, o Zot! Më fal, o Zot! Po të jap fjalën, me ndihmën tënde, që mos të të fyej më kurrë. Amen!

Litanitë për besimtarët e vdekur
O Zot, ki mëshirë!O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ki mëshirë!O Krisht, ki mëshirë!
O Zot, ki mëshirë! O Zot, ki mëshirë!
O Krisht, ndjena ne! O Krisht, ndjena ne!
O Krisht, dëgjona ne!O Krisht, dëgjona ne!
Ati prej qiellit Hyj,Ki mëshirë për besimtarët e vdekur!
Biri, Shpërblyes i botës Hyj,Ki mëshirë për besimtarët e vdekur!
Shpirti Shenjt Hyj,Ki mëshirë për besimtarët e vdekur!
Trinia e shenjtë, një i vetmi Hyj,Ki mëshirë për besimtarët e vdekur!
Shenjtja Mari,Lutu për besimtarët e vdekur.
Shenjtja Nëna e Hyjit,Lutu për besimtarët e vdekur.
Shenjtja Virgjëra e virgjërave, Lutu për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit engjëj e krye-engjëj,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shën Jozef, Lutu për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit patriarkë dhe profet,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit apostuj dhe ungjilltarë,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit martirë,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit ipeshkvij dhe rrëfyes,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shenjtërit rregulltarë dhe vetmitarë, Lutuni për besimtarët e vdekur.
Shenjtëreshat virgjëra dhe të veja,Lutuni për besimtarët e vdekur.
Të gjithë shenjtërit dhe shenjtëreshat e Hyjit, Ndërmjetësoni për shpirtrat e besimtarëve të vdekur.
Nga çdo e keqe,Liroji të gjithë, o Zot!
Nga drejtësia jote e madhe,Liroji të gjithë, o Zot!
Nga zjarri i amshuar,Liroji të gjithë, o Zot!
Nga vuajta e përhershme,Liroji të gjithë, o Zot!
Për të Mishëruarit tënd,Liroji të gjithë, o Zot!
Për Emrin tënd tejet të ëmbël,Liroji të gjithë, o Zot!
Për të djersiturit tënde në gjak,Liroji të gjithë, o Zot!
Për rrahjen tënde dhe kurorëzimin me ferra,Liroji të gjithë, o Zot!
Për kryqëzimin tënd në kryq,Liroji të gjithë, o Zot!
Për etjen dhe braktisjen e plot,Liroji të gjithë, o Zot!
Për vdekjen tënde të hidhur,Liroji të gjithë, o Zot!
Për ringjalljen tënde të shenjtë,Liroji të gjithë, o Zot!
Për të ngjiturit tënd në qiell,Liroji të gjithë, o Zot!
Për ardhjen e Shpirtit Shenjt,Liroji të gjithë, o Zot!
Ne mëkatarët,Po të lutemi, na dëgjo!
Ti që fale Maria Magdalenën dhe e dëgjove lutjen e keqbërësit në kryq,Po të lutemi, na dëgjo!
Ti që shëlbon me butësi,që të denjohesh t’i lirosh prindërit, të afërmit dhe bamirësit tanë nga vuajtjet e amshueshme,Po të lutemi, na dëgjo!
Që të denjohesh të kesh mëshirë dhe t’i falësh të gjithë besimtarët e vdekur,Po të lutemi, na dëgjo!
Që të denjohesh t’i numërosh në shoqërinë e të zgjedhurve, Po të lutemi, na dëgjo!
Biri i Hyjit,Po të lutemi, na dëgjo!
O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës,Dhurojua prehjen dhe paqen!

O Qengji i Hyjit, që shlyen mëkatet e botës,Dhurojua pushimin e pasosur!
Nga dyert e ferrit,Shpëtoji, o Zot, shpirtrat e tyre!
O Zot, dëgjoje lutjen time,E britma ime le të arrijë te Ti.

Të lutemi: O Hyj, Krijues dhe Shëlbues i të gjithë besimtarëve, falua mëkatet të gjithë shërbëtorëve dhe shërbëtoreve të tua, që faljen të cilën gjithmonë e dëshiruan, më kërkesat e përshpirtshme ta fitojnë. Ti që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!

Jepua, o Zot, pushimin e pasosur. E i shndrittë drita e pambaruar!
Pushofshin në paqe. Amen!

Current track

Title

Artist

Send this to a friend