Written by on October 23, 2024

DREJT PREJ QIELLIT

 

  1. Drejt prej qiellit qe dërguar,

Gabrieli n’Nazaret.

Që Marisë t’i lajmëronte,

se Zoti po vjen n’tok’ t’shkret’. (2x)

 

  1. T’falem, o Mari, hirplote,

Zoti është me ty!

Bekuar je mbi t’gjitha gratë,

i bekuar Ai që ti mbart! (2x)

 

  1. Gjithë njer’zimi do t’ngush’llohet

me kët’ dhuratë qiellore.

Që sot hiri do t’ngadh’njej,

në kët’ tokë mizore. (2x)

 

 

 

EJA MES NESH

 

Ref. Eja mes nesh, o Zot Jezus,

eja mes nesh, o Zot Jezus! (2x)

 

  1. Ylli i mëngjesit, Ditë që nuk mbaron. Ref.
  2. Bir i Tejetlartit, Bir i Virgjërës. Ref.
  3. Fjala e mishëruar, Zot i bërë njeri. Ref.
  4. Farë e drejtësisë, Princi i Paqes. Ref.
  5. Dhuratë shpëtimi, pamje e dashurisë. Ref.

 

 

 

EJA, O ZOT, E MOS VONO

 

  1. Po të pres ty, o Zot, i mirë,

eja, o Krisht, e mos vono!

Me hirin tënd, Ti më ndihmo,

me zemër t’pastër të t’pranoj!

 

Ref. Eja, o Zoti im, Hyj i mëshirshëm,

eja e mos vono!

Eja, o Zot, me dashuri,

eja e mos vono! (2x)

 

  1. Fshehur në bukë të shuguruar,

po pret për mua me përvujt’ri.

Qe zemra ime t’është ofruar,

eja, o mbret i dashurisë. 

Ref.

 

  1. Në çdo travaj e shqetësim,

kur forca jonë më nuk mjafton.

Ti na ushqen me trupin tënd,

Ti Zoti ynë e ndihma jonë. 

Ref.

 

 

 

EJA, O ZOT, E NA SHIKO

 

  1. Eja, o Zot, e na shiko,

eja Mbret i rruzullimit.

E nga vdekja na liro,

Ti, o shpresë e mbarë njer’zimit.

Eja, o Krisht, e mos vono, na shpëto!

 

  1. Eja, o Zot, e na ndriço,

eja largoje errësirën.

Kah shëlbimi na drejto,

e Mira e pambaruar.

Eja, o Krisht, e mos vono, na shpëto!

 

  1. Eja, o Zot, e na ndihmo,

eja botën ngushëlloje.

E përherë ndër ne qëndro,

zemrat tona Ti gëzoji.

Eja, o Krisht, e mos vono, na shpëto!

 

 

 

EJA, O ZOT, NDËR NE

 

Ref. Eja o Zot, ndër ne,

ti ndër ne përherë qëndro. (2x)

 

  1. Ne kënaqemi prej g’zimit, kur je Ti ndër ne,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Gazmend i jetës veç Ti je për ne,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

  1. Ne jemi të lodhur me travaje plot,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Ndihmona neve në kët’ jetë me lot,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

  1. Ne jemi të humbur, lypim siguri,

Ti ndër ne përherë qëndro.

E vetmja shpresë në kët’ botë je Ti,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

  1. Të gjithë si vëllezër s’bashku po këndojmë,

Ti ndër ne përherë qëndro.

Dhe këngë lavdie ty po të naltojmë,

Ti ndër ne përherë qëndro. 

Ref.

 

 

 

EJA SHPEJTO 

 

  1. Eja shpejto, o i Dashtuni, 

Shëlbuesi ynë dhe Zot.

Eja na jep të ndezunën, 

flakën e dashnis’ plotë. 

 

Ref. Ti drita je, Ti rruga,

e drejta, jeta je.

Eja ndihmona neve,

eja, o i dashtuni, Krisht! (2x)

 

  1. Pa ty, e gjithë gabimeve,

terrina mbarë na mb’lon.

E vdekjes hija shpirtnave,

u veshet e i zotnon. 

Ref.

 

 

 

EJA TI, O ZOT!

 

Solisti: Eja, Ti, o Zot, na ndihmo!

Kori: Eja, Ti, o Zot, na ndihmo!

Solisti: Eja, Ti, o Zot, na ndihmo!

Kori: O Zot, na ndihmo!

 

  1. Liro… 3. Shpëto… 4. Ngushëllo…
  2. Gëzo… 6. Forco… 7. Pajto…
  3. Bashko… 9. Shenjtëro… 10. Beko…
  4. Drejto… 12. Sundo…

 

 

 

EJA, EJA, O ZOT

 

Ref. Eja, eja, o Zot,

gjithë bota të pret, aleluja!

 

  1. O diell që vjen nga lindja,

ndriçu’s bukurie i përjetshëm.

Dritën e solle në botë, edhe g’zimin. 

Ref.

 

  1. O Mbret i njer’zimit dhe tokës,

me forcë e mirësi Ti drejton.

Paqen e solle në botë, edhe jetën. 

Ref.

 

  1. Njeriut që vajton n’trishtim,

rënkues në hijen e vdekjes.

Shpresën e solle në botë, dhe dashurinë. 

Ref.

 

 

 

EJA, EMANUEL 

 

  1. Eja, eja, Emanuel;

dhe Shpëtimtari i popullit n’Izrael.

Që mezi po të presim në vetmi, 

që Biri i Hyjit ndër ne të vijë.

 

Ref. Le të gëzojë, g’zojë Izraeli:

Tek ai po vjen Emanueli!

 

  1. Të presim, o Jezu, me padurim,

mos u vono, o Shpëtimtar.

Si diell t’i natën na e ndriço,

eja ndriçoje botën mbarë. 

Ref.

 

 

 

FJALA QË ZBULON MISTERIN

 

Ref. O Fjalë që zbulon misterin,

misterin që flet për dashurinë,

dashurinë që na dhuron jetën!

Eja, eja, o Zot. Eja, o Shpëtimtar!

 

  1. Ti je Fjala që Hyji na premtoi,

Ti je drita që shndrit udhën tonë,

Ti je përgjigjja e atij që t’kërkon.

Eja, o Zot Jezus! Eja, o Zot Jezus! 

Ref.

 

  1. Ti je misteri i fshehur prej amshimit,

ti je fytyra e Hyjit dashuri,

ti je shpëtimi i njeriut të humbur.

Eja, o Zot Jezus! Eja, o Zot Jezus. 

Ref.

 

  1. Ti je dashuria që na fal gjithmonë,

Buka që na ushqen gjatë jetës sonë,

je uji i freskët në çdo shkretëtirë.

Eja, o Zot Jezus! Eja, o Zot Jezus! 

Ref.

 

 

 

JA DHËNDRI PO VJEN

 

  1. Nga qielli i lartë një zë jehon,

e me fuqi ky zë kumbon.

Jerusalem ty po të zgjon.

 

Ref. Ja Dhëndri plot shkëlqim,

po vjen me madhëri! Aleluja!

Me dritëza të ndezura,

t’i dalim para me gëzim.

 

  1. Erdhi koha e lajm’ruar,

ja Dhëndri para derës troket,

dilni përpara, o virgjëra! Ref.

 

 

 

KUR TI DO TË VISH

 

  1. Kur Ti do të vish, o Zot Jezus,

atë ditë do të jesh një diell për ne.

E lirë kënga, nga ne do të lindë,

e porsi një valle qielli do të jetë.

 

  1. Kur Ti do të vish, o Zot Jezus,

të gjithë së bashku do të festojmë.

Pa perëndim kjo festë do të jetë,

sepse përgjithmonë do t’jemi me ty.

 

  1. Kur Ti do të vish, o Zot Jezus,

do t’na drejtohesh: “Gëzoni me mua”.

Ne tani e dimë: Mbretëria do t’vijë,

në kët’ kalim t’shkurtër, jetojmë me ty.

 

 

 

LART NË QIELL SHIKIMIN TA ÇOJMË

 

  1. Lartë drejt qiellit shikimin ta çojmë,

dhe Shëlbimin e Hyjit ta pranojmë,

me dëshir’ çdo zemër ta presë,

Shpëtimtarin që vjen, Krishtin Mbret.

 

Ref. Eja Jezus, eja Jezus!

Deh zbrit ti prej qiellit,

deh zbrit ti prej qiellit!

 

  1. Do të lind’ nga shtëpia e Davidit,

do të vijë Shëlbuesi i njer’zimit,

prej një Virgjëre trupin do t’ketë,

për virtyt të Shpirtit Shenjt. 

Ref.

 

  1. E bekuar je ti , o Mari,

që besove në Fjalën e Hyjit.

Para syve të tij je plot hir,

na dhurove të vetmin Bir. 

Ref.

 

  1. Ti prej qiellit zbrit, o Mbret,

dhuroja paqen botës mbarë,

që njerëzimi të t’shoh ty, o Hyj,

Të t’ketë n’zemër, t’jetojë me Ty.

Ref.

 

 

 

LUM JU QË E PRITNI

 

  1. Lum ju që e pritni me zemër të gatshme,

Zotit i shërbeni në njer’zit e varfër!

Kush Zotin e do, bashkë me Të udhëton,

me Të që i pari e deshi.

 

  1. Lum ju që e pritni në lutje e n’qetësi,

për ditë e kërkoni vullnesën e Zotit.

Në jetë e zbatoni Ungjillin e Tij,

në të do ta gjeni shëlbimin.

 

  1. Lum ju që e pritni me shpirt të hareshëm,

shkëlqen midis jush dashuria e Zotit.

Prania e Tij në njeriun e shenjtë,

fuqi i jep shpresës së botës.

 

  1. Lum ju që e pritni me mendje të zgjuar, 

dëshirën e mbani në zemrën besnike.

Do t’vij Zoti ynë me shpërblimin e tij,

gëzohuni ju që e pritni.

 

 

 

MARANATHA, EJA, O ZOT JEZUS

 

Ref. Maranatha, maranatha,

eja, eja, o Zot Jezus! (2x)

 

  1. Gjith’ bota pret dritën e fytyrës sate,

udha e saj është e zhytur në errësirë.

Ndriçoje zemrën e atij që t’lutet,

atij që n’rrugë me Ty po udh’ton. 

Ref.

 

  1. Eja për njeriun që e kërkon udhën,

për kë që vuan, për kë nuk dashuron,

për kë s’ka shpresë, për kë ka humbur,

sepse terri ende e mbulon.

Ref.

 

  1. Ti bashkë me ne shok n’udhëtim na u bëre,

që në errësirë bashkë të kalojmë.

Ti je shtegtues i dashurisë,

sepse pranë nesh gjithmonë qëndron. 

Ref.

 

 

 

MARI, JE TI AGIMI

(E lumja ti)

 

  1. Mari, je ti agimi i shëlbimit,

je Nëna e shenjtë e Zotit.

Në heshtjen tënde pushon

prania e tij hyjnore.

 

Ref. E lumja ti që besove,

e lumja ti që besove! (2x)

 

  1. Mari, ti je rrezja e parë e diellit,

që do ta shnd’ris’ mbarë botën.

Je e ardhmja jonë fatlume,

je nderi i gjithë njer’zimit. 

Ref.

 

  1. Mari, ti u bëre shenjt’rore,

me krejt lavdin’ e qiellit.

Dhe Fjala që pranove,

në Ty merr trajt’ njerëzore. 

Ref.

 

 

 

MARI, TI QË KE PRITUR

 

  1. Mari, ti që ke pritur në heshtje,

fjalën e Hyjit për ne:

 

Ref. Deh na ndihmo ne ta pranojmë

Birin tënd që mes nesh banon!

 

  1. Mari, që je përkulur plot bindje

përpara Hyjit tënd: 

Ref.

 

  1. Mari, me ëmbëlsi ti ke mbartur

dhuratën e dashurisë: 

Ref.

 

  1. Mari, me përvujt’ri e ke vuajtur

dhimbjen e Tij të padrejtë: 

Ref.

 

  1. Mari, e kuror’zuar me lavdi,

së bashku me Birin tënd: 

Ref.

 

 

 

MOS KI FRIKË

 

  1. Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir

përpara Hyjit tënd, që të dhurohet ty.

Hape zemrën, mos ki frikë,  Zoti do t’jetë me ty.

 

  1. Mos ki frikë, o Abraham për dob’sinë tënde,

atë i një populli të ri do të jesh ti në fe.

Hape zemrën, mos ki frikë, Zoti do t’jetë me ty.

 

  1. Mos ki frikë, o Moisi, nëse nuk di të flasësh,

sepse zëri i Hyjit do të flasë në ty.

Hape zemrën, mos ki frikë, Zoti do t’jetë me ty.

 

  1. Mos ki frikë, o Jozef, që të marrësh Marinë,

sepse Hyjit do ta përmbushë misterin e dashurisë.

Hape zemrën, mos ki frikë, Zoti do t’jetë me ty.

 

  1. Pjetër mos ki frikë, nëse Zoti e ka zgjedhë

fenë tënde të varfër për të bindur botën.

Hape zemrën, mos ki frikë, Zoti do t’jetë me ty.

 

 

 

NËNTËDITËSHI I KRISHTLINDJES

(Himni)

 

  1. Nga qielli lart një zë jehon,

për fajet tona na qorton.

Pra, çdo të keqe ta dëbojmë,

ndër ne po vjen Jezusi Zot.

 

  1. Ja, Qengji i Hyjit zbret ndër ne,

e prej mëkatit na liron.

Me fe së bashku, e me lot,

nga zemra falje t’i kërkojmë.

 

  1. I larti Zot, Krijuesi ynë,

për vete e mori trupin tonë.

Dhe e shpërbleu natyrën tonë,

që të shëlbohet çdo njeri.

 

  1. Kur Nëna Virgjër e pranoi,

hirplotes hirin ia shtoi.

Misteri i Zotit të Lavdisë,

u fsheh në trupin virgjëror.

 

  1. Të tejetlartit Hyjit Atë,

të vetmit Bir, Shëlbuesit tonë.

Dhe Shpirtit Shenjt që na ngush’llon,

u qoft’ lavdi për jetë e mot.

Amen!

 

 

 

O BESTARË

 

  1. O bestarë çdo m’ni largoni,

shoku shokun ju hatroni.

 

Ref. Qe shëlbimi gati mb’rrini,

qe shëlbimi gati m’brrini!

 

  1. M’katet tuja shpejt pranoni,

përmirësimin tash filloni. 

Ref.

 

  1. Zemrat tuaja tash lart’soni,

e te Zoti mendjen çoni. 

Ref.

 

  1. Tash ndër ne po vjen Mesia,

po vjen paqja dhe qet’sia. 

Ref.

 

  1. Do të lind prej Zojës s’bekuar,

në një m’nyrë të mrekulluar. 

Ref.

 

 

 

PO AFROHET DITË E LUME

 

  1. Po afrohet ditë e lume,

po afrohet ditë e bardhë.

Kur ndër ne prej Zoj’s Bekume,

vet’ Shëlbuesi ka me ardhë.

Dil o diell me rreze drite,

kët’ terrinë mej’herë ti shndrite:

Eja, eja, sa ma parë,

me ngush’llue botën mbarë. (2x)

 

  1. Eni, v’llazën të këndojmë,

eni s’bashku me shpejti.

Zanet tona tuj naltue,

der’në qiell me brohori. 

Lavdi, ndera dhe lumnia,

Atit Zot që nga dashnia,

Ai për ne tuj pas’ mëshirë,

po na jep të vetmin Bir. (2x)

 

 

 

SI MARIA, BIJA E SIONIT

 

  1. Si Maria, bija e Sionit,

ne të dëgjojmë, o Fjalë e Hyjit:

zemrën tonë, me dëshirë,

ne do t’ia hapim zërit tënd, si Maria.

 

  1. Si Maria, Virgjëra e shenjtë,

ne të sodisim, o Hyji i mistershëm:

shikimin tonë, me dëshirë

ne do t’ia hapim dritës sate, si Maria.

 

  1. Si Maria, arka e Hyjit,

ne të mirëpresim, o Zot, i ëmbël:

duart tona, me dëshirë

ne do t’ia hapim dhuratës sate, si Maria.

 

  1. Si Maria, nëna e përulur,

ne të ruajmë, o Mysafir i shenjtë:

jetën tonë, me dëshirë,

ne do t’ia hapim dashurisë sate, si Maria.

 

 

 

SHPEJTO, O KRISHT

 

  1. Shpejto, o Krisht, Shëlbues dhe Zot,

zbraz përmbi ne ti hire plot!

Eja prej qiellit me madh’ri,

ndize kët’ botë me dashuri! (2x)

 

  1. O Bir i Hyjit, Shpëtimtar,

eja shëlboje njer’zimin mbarë!

Ty po të presim pa durim,

se je për ne i vetmi shpëtim! (2x)

 

 

 

SHPEJTO, O ZOT

 

  1. Shpejto, o Zot, e na liro,

shpejto, o Zot, e na liro.

Shpejto, o Zot, mëshirë,

eja ti e na liro!

 

  1. Shpejto, o Zot, e na shëlbo,

shpejto, o Zot, e na shëlbo.

shpejto, o Zot, mëshirë,

eja ti e na shëlbo!

 

  1. Shpejto, o Zot, e ndihmo,

shpejto, o Zot, e na ndihmo.

shpejto, o Zot, mëshirë,

eja ti e na ndihmo!

 

  1. Shpejto, o Zot, e mos vono,

shpejto, o Zot, e mos vono.

shpejto, o Zot, mëshirë,

eja ti e mos vono!

 

 

 

VIRGJËR E HESHTJES

 

Ref. Virgjër e heshtjes,

që fjalën e ruan në zemër,

grua e shpresës, na drejto te Hyji!

 

  1. Heshtje e atij që vigjilon,

heshtje e atij që pret,

heshtje e atij që misterin zbulon. 

Ref.

 

  1. Heshtje e atij që flet,

heshtje e atij që mirëpret,

heshtje e atij që në bashkësi jeton. 

Ref.

 

  1. Heshtje e atij që lutet,

heshtje e atij që paqe jep,

heshtje e atij që ka shpirtin e njësisë. 

Ref.

 

  1. Heshtje e skamnorëve,

heshtje e t’përvuajturve,

heshtje që gjithmonë falënderon. 

Ref.

 

 

 

ZOTI U BË NJERI SI NE

 

  1. Zoti u bë njeri si ne,

për të na bërë si Ai.

 

Ref. Eja Jezus, qëndro me ne,

qëndro me ne! (2x)

 

  1. Gjithë historia po e priste,

është Shpëtimtari ynë. 

Ref.

 

  1. Ishte njeri porsi ne,

edhe na thirri miq. 

Ref.

 

  1. Me këtë bukë të shuguruar,

Krishti na dha jetën. 

Ref.

 

  1. Ne që e pranojmë këtë bukë,

do t’jemi miqtë e tij. 

Ref.

 

  1. Ne që besojmë tek Ai,

lavdinë e tij do t’shohim. 

Ref.

 

  1. Eja o Zot në mesin tonë,

dhe rri gjithmonë me ne. 

Ref.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend