MEDITIMI I DITËS – EJANI KËTU PAS MEJE
Written by Radio Maria on November 29, 2017
Mt 4, 18- 22 Ejani këtu pas meje
«Ejani pas meje!» është thirrje personale te cilën e bënë Jezusi. Krishterimi është përgjigje e secilit në këtë thirrje personale. Të shkosh pas tij do të thotë «të kthehesh», të drejtohesh drejt Hyjit – me ne, të hysh në mbretërinë e qiejve, e cila është në mesin tonë: dhe kjo Mbretëri është pikërisht Ai. Shkoj pas tij që të bëhemi si Ai, bijë dhe vëllezër, të cilët jetojnë në Mbretërinë e Atit.
Feja e krishterë para së gjithash nuk është një doktrinë as një praktikë: është marrëdhënie personale më Jezusin, Zotërinë tim, të cilin e dua, sepse pikërisht ai me deshi i pari. Dashuria për të, e cila shprehet në veshë të cilët e dëgjojnë, në sy të cilët e shikojnë, në këmbë të cilat shkojnë pas tij, në duar të cilat e prekin, shije e cila e ndjen, gojë e cila shijon dhe zemër e cila këndon, kjo është qendra e jetës së krishterë.
«Qoftë mallkuar njeriu që beson në njeriun» (Jer 17, 5) thotë Jeremia e cili është plotësisht i vetëdijshëm se njeriu ka mundësi të shkojë vetëm pas Hyjit dhe Fjalës së tij. Ne shkojmë pas Jezusit sepse është Hyj, Fjala e cila u mishërua. Ecja e Birit të njeriut mes njerëzve i përngjan mësuesit rreth të cilit bashkohen njerëzit të cilët bashkojnë gjithnjë e më shumë vëllezër për ta dëgjuar. Këta njerëz edhe pse përsëri herë pas here gabojnë, prapëseprapë shkojnë pas tij.
Vepra e parë të cilën e bënë Jezusi është «thirrja». Edhe krijimi është një thirrje, një thirrje që bëhet nga hiqi. Kur ai më therët në emër kjo është ekzistenca imë e vërtetë dhe e vërteta ime që përbëjnë unin tim të cilin e thërret Hyji. Kur e dëgjoj zërin e tij, d.m.th. thirrjen unë e njoh identitetin tim, e njoh vetveten.
«Populli që ecte3 në errësirë pa një dritë të madhe» (rr. 16). Sikurse në fillim «Hyji tha», dhe nga kaosi u bë drita, kështu Zotëria thotë emrin tim, dhe unë dal në dritë dhe kam mundësi të bëhem dritë: bëhem bir.
Jezusi thërret dy vëllezër e pastaj dy vëllezër të tjerë, sepse biri thërret në vëllazërim; thirrjet janë dy, sepse numri dy është fillimi i shumëve. Përveç të pares gjithmonë është edhe thirrja tjetër e cila i bëhet secilit prej nesh.
Dishepujt do të bëhen «peshkatarë njerëzish», si Jezusi, Biri i cili i peshkon vëllezërit në thellësi të humbjes së tyre (rr. 23-24). Të peshkuar prej tij, bëhen si ai: bijë të cilët shndërrohen në vëllezër të të gjithë të humburve. Këtyre nxënësve, menjëherë pas thirrjes ua beson, predikimin në mal, në të cilin zbulohet identiteti i tyre dhe identiteti i Atit. Ata do ta kuptojnë më mirë thirrjen e tyre kur, ata vetë do të dërgohen për të peshkuar (kap. 10).
Dy skenat e thirrjes (rr. 18-20. 21-22) janë binjake. Disa gjëra të veçanta të njërës qartësojnë gjërat e tjetrës. Kështu del një gjë e vetme: Jezusi «ecën», «shikon», «thërret» peshkatarët për një peshkim tjetër, e ata i braktisin «rrjetat», «barkën», babanë», dhe «shkojnë pas tij». Këtu gjejmë elementet e secilës thirrje e cila fillon më këmbët e Jezusit i cili ecën për tu ardhur në takim njerëzve dhe përfundon me këmbët tona të cilat na mundësojmë të shkojmë pas tij. Fillimi është «shikimi – pa» dhe «thirrja – thirri», ky shikim ai.
Rr. 23-25 na paraqesin Jezusin i cili peshkon njerëzit. Kjo temë do të vazhdojë përsëri në 9, 35, në përfundimin e fjalimit të malit dhe të mrekullive: të folurit dhe veprimtaria e tij «peshkon» njerëzit nga vdekja, duke ua kthyer jetën.
Mënyra e tregimit është solemne, e stilizuar. Kjo është një skenë ideale, një gjë që në vetvete në mënyrë të mrekullueshme përmban dhe shfaq elementet e çdo thirrjeje njerëzore.
Jezusi Fjala e Atit, Biri i cili na udhëheq në udhëtimin tonë drejt lirisë, i përngjan resë së shndritshme e cila i priu popullit nga Egjipti në Tokën e premtuar.
Kisha gjen identitetin e saj dhe realizimin e vet duke shkuar pas Zotërisë Jezus.
Rr. 18: «po ecte» Jezusi, i ulur kur mëson Fjalën, është në ecje kur mëson me jetë. Ai është Fjala dhe rruga: dëgjohet dhe njeriu ka mundësi të shkojë pas tij, i përngjan resë e cila e udhëheq popullin e zgjedhur drejt tokës së premtuar. (Nr 9, 15-23).
Dishepujt janë të thirrur ta bëjnë të njëjtën rrugë si ai, kjo rrugë është e shndritshme për të gjitha ata të cilët ecën drejt lirisë e plotë errësirë për të tjerët (Dal 14, 20). Ky është kalimi nga errësira në dritë (4, 16), është dalja në dritë e njeriut të ri. Ungjilli në tërësi paraqet këtë lindje, e cila është një dalje nga gjendja e skllavit në atë të birit.
afër Detit Ujët na kujtojnë qoftë krijimin qoftë daljen, krijimin e ri dhe lirinë.
Pa – Syri shkon atje ku e drejton zemra dhe e sjell zemrën drejt atij të cilin e shikon. Syri i Hyjit, shikimi të cilën ma bënë më bënë që të ekzistojë. Unë jam sepse Hyji më pa dhe me deshi: unë im është dashuria të cilën ai e ka për mua.
Si me sheh Hyji? Jezusi për secilin prej nesh i thotë Atit: « I deshe sikurse më deshe mua» (Gjn 17, 23). Te shoh ashtu si me sheh ai, të njoh ashtu si më njeh ai, ky është gëzimi pa mbarim (1Kor 13, 12; 1 Gjn 3, 2). Jam i çmueshëm në sytë e tij, e denjë për nderim, sepse më do (Is 43, 4) me dashuri të përjetshme (Jer 31, 3). Jam një mrekulli për sytë e atij që është nënë më shumë se nëna ime (krh. Ps 139, 13…). Ai «është dashuri e çmendur» për njeriun (Kabasilas), «i dashuruari në krijesën e vet» (Shën Katerina e Sienës). Arrin të më thotë: «Mos më shiko me sytë e tu se m’i morën mendtë krejtësisht! Dhe «Zemrën më plagose me një shikim të syve të tu!». Kk 6, 5; 4, 9).
Të kuptoj «pasionin e tij për mua» – «më deshi dhe e dha vetveten për mua», thotë Shën Pali (Gal 2, 20) – do të thotë të kuptosh kush është ai, dashuri absolute për mua, e kush jam unë, njeri i dashur pafundësisht prej tij.
dy vëllezër – Katër herë përsëritet fjala «vëlla». Thirrja ime është thirrje në vëllazëri, sepse jam bir. Në marrëdhënie me vëllain e realizoj atë emër që më dha Ati: marrë emrin tim sekret dhe ekzistoi si bir.
Simonin që quhet Pjetër I thirruri i parë do të jetë edhe i pari i apostujve (10, 2). Pjetër aramaisht Kepha, do të thotë «shkëmb», por edhe «kokëfortë». Simoni, i fort në tru dhe në zemër, do të jetë i pari që do ta provojë «forcën» e Hyjit, që është butësia dhe besnikëria e paskajshme. Mbi këtë përvojë, të cilën Pjetri do ta kujtojë gjithmonë për vete dhe për të tjerët, Zotëria do ta ndërtojë Kishën e vet (16, 17…; krh. Lk 22, 31).
Andreun, të vëllanë e tij, Sipas Gjonit (1, 40…) Andreu e sjell Pjetrin tek Jezusi. Mirëpo thirrja është gjithmonë personale dhe e drejtpërdrejtë, edhe pse ardhja tek Jezusi mund të ndërmjetësohet nga dikush tjetër.
duke hedhur rrjetën në det- këtu është fjala për një rrjetë të vogël e cila gjuhet në liqe, lum ose det nga krahu në formë rrethi e e cila mbyllet në ujë, në shpresë se do të peshkojë diçka. Kjo është rrejta më e thjeshtë dhe më e vogël e cila ka mundësi të përdoret.
Thirrja vjen në të përditshmen, e cila është krejt e thjesht, siç është peshkimi, ose numërimi i të hollave në doganë (9,9), ose kur luftohet Jezusi (Pali). Njeriu nuk ka mundësi t’i rezistojë zërit të Hyjit, sepse vetëm thirrja e Hyjit zbulon të vërtetën tonë më të thellë. Thirrja e Hyjit nuk e heq lirinë: përkundrazi e liron nga çdo gjë e cila nuk është autentike.