Shenjti i ditës: 29 shkurt, Shën Hilari Papë
Written by Radio Maria on February 28, 2017
Shenjti i ditës: 29 shkurt, Shën Hilari Papë
Sot kisha kremton festën e Shën Hilarit Papë. Për fëmijërinë e tij dimë pak ose asgjë, përveçse ka lindur ne Sardenja, ndoshta në Kaliari. Të dhënat e para për të i kemi në kohën kur ishte diakon në Romë, në të njëjtën kohë kur po përhapej herezia monofizite që e përhapi vetmitari bizantin Eutiku (vdiq rreth vitit 454). Kjo herezi e pati prejardhjen nga herezia më e vjetër gnostike që pohonte se në Krishtin nuk ishin të pranishme dy natyra reale dhe të dallueshme, ajo njerëzore dhe ajo hyjnore, por vetëm natyra hyjnore. Ky mësim vinte në pikëpyetje thelbin e krishterimit, duke përcaktuar pasoja të pallogaritshme në jetën e miliona të krishterëve. Në qoftë se Krishti nuk kishte qenë Hyji i vërtetë dhe njeri i vërtetë, nuk do të kishte pasë mundësi që duke vdekur në kryq dhe duke u ngjallur prej të vdekurve të shëlbonte mbarë njerëzimin. Domethënia a shëlbimit është e tillë vetëm nëse është i përgjithshëm, pra nëse e morën të gjithë njerëzit. Kjo herezi gjithsesi qe dënuar në koncilin e Kalcedonisë në vitin 451, i cili shpalli dogmën se në Krishtin janë dy natyra. Koncili pohoi se në të njëjtin person janë dy natyra. Hilari duket se që vlerësuar aq shumë sa që Papa Leoni i Madh në vitin 499 e dërgoi në Koncilin e Efesit përkrah ipeshkvit Pucolli Giulio, të priftit Renato dhe të noterit Dulçicio pikërisht aty ku do të luftohej herezia. Për arsye të ndikimit të oborrit perandorak Bizantin mbi Koncilin që dëshironte të rehabilitonte Eutikun, punimet i karakterizuan dhuna dhe turbullirat. Hilari pasi që u kthye në Romë u bë zëdhënësi i ipeshkvijve të shkarkuar në mënyrë të paligjshme që i drejtoheshin ati për t’i sjell tek Papa ankesat e tyre që të rivendosej përsëri doktrina e drejtë. Pasi që u kthye në kryeqendër pasi që shmangu disa rreziqe, papa e lartësoi, me hamendje para vitit 455 në shkallën e arqidiakonit. Në këtë kohë në mesin e detyrave të tjera që ngarkuar për të kontaktuar ndonjë astronom me vlerë për të qartësuar çështjen e ngritur për përcaktimin e ditës së Pashkëve që ishte e ndryshme në Lindje dhe në Perëndim. Pas vdekjes së Papës Leonit të Madh më 10 nëntor 461, vetëm pas 9 ditësh më 19 nëntor u bë Papë Hilari. Në këtë detyrë ju desh të përballet me kundërshtimet mes kishave të Lindjes dhe të asaj të Romës, në një periudhë kur parësia e Pjetrit njihej dhe pranohej në mënyrë tradicionale, sepse ende nuk e kishin shënuar ndarjet. Vdiq më 29 shkurt 468 pas pak viteve të papnisë së tij.