MEDITIMI I DITËS – FATI DHE FATKEQËSIA!
Written by Radio Maria on February 15, 2019
E diela e gjashtë gjatë vitit – C
Lk 6, 17. 20-26 FATI DHE FATKEQËSIA!
Kërkoj hirin: që në jetën time të pranoj porosinë e lumturive!
17 Jezusi zbriti bashkë me të dymbëdhjetët dhe zuri vend në rrafshinë. 20 Si i drejtoi sytë e vet mbi nxënësit, thoshte: “Të lumët ju, o skamnorë, sepse juve ju përket Mbretëria e Hyjit! 21 Të lumët ju që tani keni uri, sepse do të ngiheni! Të lumët ju që tani qani, sepse do të qeshni 22 Të lumët ju kur njerëzit do t’ju urrejnë, kur do t’ju përjashtojnë prej rrethit të tyre, kur do t’ju poshtërojnë, kur do ta çmojnë emrin tuaj për të pandershëm për shkak të Birit të njeriut! 23 Atë ditë gëzohuni dhe kërceni sepse ju pret shpërblim i madh në qiell. Vërtet, në të njëjtën mënyrë vepruan edhe etërit e tyre me profetët!
Ndoshta këtë faqe më me dëshirë do ta kishim kaluar, nuk do ta kishim lexuar e sidomos nuk do të kishim medituar mbi të. Me duket se jemi të hutuar para saj dhe se nuk është pjesë e kuptimit tonë të botës, të gëzimit, haresë… Dhe po ta kishim bërë ne renditjen e të luturve, ajo më siguri do të dukej krejt ndryshe. Kjo është përshtypja e parë mbi tekstin i cili gjithashtu edhe është shumë i ngushtë, i varfër dhe i një anshëm. Kemi përshtypjen se diçka na mungon për të kuptuar së pari e pastaj edhe për ta përvetësuar këtë tekst. Për ata që e kanë kuptuar, ky tekst është qendra e porosisë së Jezusit. Disa shkojnë aq larg e thonë: në qoftë se do të donim ta përmbledhim Ungjillin në disa fjali, atëherë do të ishin lumturitë. Papa Benedikti XVI na tërheq vërejtjen se ky predikim “i drejtohet mbarë botës, në të tashmen e në të ardhmen, por prapëseprapë kërkon që të bëhemi nxënës dhe ka mundësi të kuptohet dhe të jetohet vetëm nëse shkojmë pas Jezusit dhe jemi me të”.
Jezusi i shikon para vetes njerëzit që jetojnë jetën e thjeshtë dhe të zakonshme, sikurse na shikon edhe neve sot. Ai i shikon në gëzimet dhe në hidhërimet e tyre, në varfërinë dhe pasurinë e tyre, në tundime për shkak të idealeve që përfaqësojnë, në përndjekjet e tyre për shkak të Lajmit të gëzueshëm që solli. Vetëm kur rrimë afër Jezusit dhe kur fillojmë ta sodisim veten dhe botën nga perspektiva e tij dhe së bashku me të kjo bisedë bëhet e kuptueshme. Shikim nga perspektiva e Jezusit është i ndryshëm nga shikimi prej perspektivës sonë. Nëse shikojmë nga perspektiva e Jezusit, atëherë të gjithë ata që bota i konsideron të varfër e të cilët vërtetë janë, të gjithë ata që qajnë dhe e shikojnë këtë botë me lot, ata të cilët bota i përndjek, pranë të gjitha këtyre ata janë të gëzueshëm dhe “të lumtur në vështirësitë e tyre”.
Këtu ndjejmë se jemi në një logjikë tjetër dhe se si logjika e përditshme na tradhton dhe sikur nuk është në rregull. Këtu sjellin dritë vetëm ata njerëz që i kanë jetuar lumturitë dhe pikërisht për këtë gjë ishin të lumtur. Një prej tyre ishte Shën Françesku i Asizit, njëra prej tyre ishte e lumtura Nënë Tereza, një misionar Atë Ante Gabriq, lanë gjithçka dhe në sytë e kësaj bote nuk kishin asgjë, por e kishin të vetën Mbretërinë e Hyjit që i mbushi me gëzim dhe i dëshmonin lumturitë që i mbartën e zemrat e tyre. Një kardinal, i lumi Alojzije Stepinac ishte i përjashtuar dhe i përndjekur dhe emri i tij që shpallur emër bakeqi. Martirët tanë patën të njëjtin fat, e prapëseprapë, ata dëshmuan me guxim dhe mbarten në vete gëzimin e pafund që ishin në Anën e Mësuesit të tyre e që vuanin për shkak të Birit të Njeriut të cilit iu dorëzuan plotësisht. E kush ka mundësi të numërojë lotët e derdhur që më së shpeshti janë shenja e dhimbjes dhe vuajtjes, që pastaj u shndërruan në buzëqeshje që kurrë nuk përfundon. Lotët e Shën Monikës dhe të aq shumë nënave me të cilat morën kthimin dhe të mirat për fëmijët e tyre.
O Zot, rri para këtij teksti dhe përpiqem të kuptoj çfarë dëshiron të thuash. Çdo gjë rreth meje më flet ndryshe. Besoj në ty, dhe i besoj Fjalës sate. Besoj së gëzimi i vërtetë dhe lumturia është të jem me ty. Më ndihmo që ta pranoj shpirtin e lumturive. Shndërroi përvojat e mia të dhimbshme në gëzim që vjen nga siguria që jam me ty. Më ndihmo që ta ngre shikimin përtej kësaj që shikoj, dëgjoj dhe prek. Më ndihmo që ta shoh botën dhe veten time nga afërsia jote dhe në shpirtin tënd. Ndoshta vetëm atëherë do t’i kuptoj mirë lumturitë e tua.
24 Por, vaj për ju, o pasanikë, sepse e keni ngushëllimin tuaj! 25 Vaj për ju që tani jeni të ngopur, sepse do të pësoni uri! Vaj për ju që tani qeshni, sepse do të vajtoni e do të qani! 26 Vaj për ju, kur të gjithë njerëzit do t’ju lëvdojnë, sepse ashtu vepruan edhe etërit e tyre me profetët e rrejshëm!”
Ekziston fytyra dhe përngjasimi i jetës. Fytyra e vërtetë e jetës është ajo të cilën Jezusi e përshkruan në lumturi. Nuk është e lehtë për ta pranuar, sepse nuk është sipas shpirtit të kësaj bote. Përngjasimi i jetës është ai që Jezusi e paraqet duke tërhequr vërejtjen, me “vaj për”. Përngjasimi është ngashënjyes dhe bota e promovon. Është oguri i keq për njeriun dhe në fund sjell fatkeqësinë. Të mbështetesh në pasurinë tënde, të kënaqësh në grykësi, të qeshësh në mënyrë të pakufishme dhe të kërkosh vetëm lavdinë këto janë rrugët e ogurit të zi dhe e stilit të jetës që çon në bjerrje. Ky stil i jetës është mashtrimi i madh. Fatkeqësi është në qoftë se shpresën tonë e mbështesim në ato gjëra që janë të kalueshme dhe që shkatërrohen. Është rrezik i madh ta ndërtojmë jetën tonë në pasuri dhe të ngopemi më të mirat materiale. Në këtë mënyrë shumë lehtë mund të kalojmë pranë Hyjit. Të kesh mjaftueshëm për të jetuar, ky është ideali. Çdo gjë që është e tepruar është rrezik që ta mbyllë zemrën tonë para Hyjit dhe para të afërmit.
O Zot, më ndihmo që të kem marrëdhënie të drejtë me të hollat, pasurinë dhe varfërinë. Varfëria nuk është në mënyrë automatike shenjë që të përkasim ty dhe pranim i shpirtit të lumturive. As nuk do të thotë se nëse jam i varfër menjëherë jam edhe i gëzueshëm. As pasuria nuk duhet të mbartë gjithmonë në vetvete mbylljen e zemrës ndaj atyre që janë në nevojë. Po të lutem, o Zot, që në heshtjen e zemrës të përgjigjem në pyetje që më bëhen dhe që të marr qëndrime në shpirtin e lumturive. Bëj që në zemrën time të gjykoj çdo gjë sipas shpirtit tënd.