Shenjti i ditës: 8 tetor – Shën Pelagia pendestare (shekulli IV)
Written by Radio Maria on October 6, 2018
Shenjti i ditës: 8 tetor – Shën Pelagia pendestare (shekulli IV)
Janë dy shenjtëreshat me këtë emër, ose katër, sipas Martirologut romak. Por bëhet fjalë për një zhdyzim. E para është një martire e re e Antiokisë që u hodh nga dritarja për të shmangur humbjen e virgjërisë. Dhe shën Gjon Gojarti e lavdëron për guximin, duke u hapur rrugën diskutemeve të panumërta. Vetë ipeshkvi i shenjtë edhe tregon ngjarjen e një aktoreje të re, shumë të bukur dhe po aq të shthurur, e cila pas kthimit bëri një jetë të ashpër pendestare. Por nuk e përmend emrin. Kështu një autor i panjohur, që thotë se quhet Gjakomo, ka besuar mirë për t’i dhënë emrin Pelagia dhe të shkruajë një tregim të gjatë mbi historinë e saj. Gruaja, pasi shkoi në Antioki në ndjekje të një shoqërie komediantësh, bëri menjëherë skandal për «mendjelehtësinë e saj», duke u marrë mendtë shumë burrave, përfshirë edhe vëllain e perandorit. Ka më shumë. Arriti të hutonte edhe vetë ipeshkvin Nono: plaku i mirë u kthye për ta shikuar ndërsa shkonte në procesion në sinod. Nga kjo mendjelehtësi ipeshkvi nxori një argument të dobishëm për një predikim të tijin: nëse një grua bëhet kaq e bukur për t’i pëlqyer një të vdekshmi të thjeshtë, si duhet ta zbukurojmë ne shpirtin tonë të paracaktuar për dasmën mistike me Hyjin? Me lutjen dhe fjalën e mirë arriti edhe ta çonte në grigjë atë krijesë të bukur. Pelagia ndryshoi jetë, mori pagëzimin dhe u tërhoq për të jetuar si vetmitare në një qeli, të hapur afër Malit të Ullinjëve. Pseudo – Jakobi shtoi se gruaja, për të mos qenë më objekt dëshire, u vesh si burrë dhe jetoi gjatë në pendesë të ashpër, duke u pastruar nga shthurjet.