Shenjti i ditës – 5 shtator: Shën Tereza e Kalkutës, virgjër

Written by on September 4, 2018

5 Shtator – Shenjti i ditësShën Tereza e Kalkutës, virgjër

 

     Nënë Tereza e Kalkutës (Gonxhe Agnes Bojaxhiu) lindi nga prindër shqiptar në Shkup, në vitin 1910. Mori thirrjen misionare dhe u dërgua në Indi ku punoi për shumë vite si mësuese dhe ku mori atë që ajo vetë e quajti “thirrja brenda thirrjes”: pra ftesën për të shuar etjen e Jezusit për dashuri dhe për shpëtimin e shpirtrave. Kështu ajo themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë. Ajo jetoi e bashkuar në mënyrë të ngushtë dhe të thellë me Mundimin e Jezusit dhe iu përkushtua krejtësisht lehtësimit të vuajtjeve të bijve të Hyjit, pa asnjë dallim, duke i shërbyer me gëzim Jezusit “nëpërmjet fytyrave të përçudnuara të më të varfërve ndër të varfër”. Ajo u bë simbol, në çdo kënd të botës, i dashurisë së Hyjit dhe ishte vërtet nënë, kudo në botë, për ata që nuk ishin të dashur dhe për ata që ishin të padëshiruar. Pas shumë vuajtjesh, vdiq më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë, ku edhe u varros. Është lumturuar me 19 tetor 2003.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend