MEDITIMI I DITËS – TOMA QË “NUK BESON”

Written by on April 7, 2018

Mëshira Hyjnore

 

Gjn 20, 19-31 TOMA QË “NUK BESON”

 

Kërkoj hirin: që të besoj në Jezusin kur nuk e shoh

 

Kemi dëshirë, o Zot, që edhe sot të vish në mesin tonë, në bashkësitë tona, në familjet tona, në popullin tonë, në vendin tonë, në mesin e popujve që në zemrat e veta do ta dëgjojnë përshëndetjen tënde: “Paqja me ju!”

Jepi paqe vendit tonë, edhe pse ne nuk e dimë si do të ndodh kjo, o Jezus. Nuk shohim zgjidhje. Thënë në mënyrë njerëzore, është aq e vështirë që ta parashikojmë paqen. Mirëpo ne besojmë se edhe kjo gjë është e mundur për ty! Fjalët e paqes dhe të besimit le të jehojnë përsëri në zemrat e njerëzve! Kjo është e mundur, kjo gjë duhet të bëhet e mundur, o Zot, Jezus! Ti na the se Ati do të na japë gjithçka që një zemre do të kërkojmë në emrin tënd. Në emrin tënd po kërkojmë:

Jepna paqen tënde!

Lere në zemrat tona paqen tënde!

Mbushe secilin njeri me paqen tënde!

Qetësoi zemrat që në vendin tonë nuk kanë qetësi që ky vend të jetë atdheu i paqes, i të mirës për të gjithë banoret e vet!

Jepu paqe zemrave tona të frikësuara. Dhuroju paqe të gjithë njerëzve që janë në trishtim dhe në frikë. Jepu paqen të gjithë atyre që ndjen se zemrat i kanë të mbushura me hidhërim dhe me urrejtje. Mos lejo që asgjë që është e keqe dhe djallëzore të gjej vend në brendinë tonë.

Erdhe dhe nxënësve të tu ua dorëzove pushtetin e faljes. Na dhuro edhe neve sot Shpirtin Shenjt. Kemi nevojë për të më shumë se sa për sigurinë ekonomike, më shumë së për të gjitha të mirat e kësaj toke, më shumë se për të gjitha interesat materiale na nevojitet Shpirti yt. Na dhuro Shpirtin tënd! Bëj që të mendojmë dhe të veprojmë si njerëz që i shndrit Shpirti i dashurisë sate! Në ne le të jetë Shpirti i dashurisë, Shpirti i faljes, Shpirti i paqes! Ai në ne le të bëj ato gjëra që sipas natyrës sonë nuk mund t’i bëjmë. Na dhuro Shpirtin tënd, o Zot, Jezus! Në ne, le të jetë Shpirti i ngjalljes sate, Shpirti me të cilin u ngjalle nga të vdekurit pas vuajtjes së padrejtë, pas kryqit dhe vdekjes, Shpirti që mund të tregojë sot se secila dhimbje dhe vuajtje është bekim nëse në zemrat e njerëzve nuk ka urrejtje as dëshirë për hakmarrje.

Na jep Shpirtin tënd, o Jezus. Hukate në ne, ashtu si e hukate në zemrat e nxënësve të tu. Pasi morën Shpirtin tënd ata u bën njerëz të ri. Në ta hyri fshehtësia e ngjalljes sate, u bën pjesëtarë të krijimit të ri. Shpirti që rrinte mbi ujëra tek krijimi i parë, Shpirti që ia dhurove njeriut të parë që të behet qenie e gjallë, tek ngjallja jote, o Zot, bëhet pengu i krijimit të ri, i tokës së re dhe i qiellit të ri. Ti, o Zot, po bën diçka qenësisht të re.

Pikërisht këtë risi po ta kërkojmë sot! Sepse vetëm në ketë dritë është e mundur, o Zot, të besojmë në paqe në zemrat tona, në paqe në shtëpitë tona, në paqe në vendin dhe në popullin tonë! Vetëm kur Shpirti Shenjt i yti të bëj gjithçka të re! Na ripërtëri plotësisht! Përftoje në ne krijimin e ri! Bëj që në thellësitë e qenies sonë të ndjejmë nevojën për këtë ndërhyrje të thellë të Shpirti Shenjt që të lejojmë që të na përftosh sipas vullnetit tënd të shenjtë! Ashtu le të bëhet! Amen!


Current track

Title

Artist