Shenjti i ditës: 20 Mars – I lumi Ambroz Sansedoni, rregulltar (1220 – 1287)
Written by Radio Maria on March 19, 2018
Shenjti i ditës: 20 Mars
I lumi Ambroz Sansedoni rregulltar (1220 – 1287)
Shekulli i XIII është i pasur me shenjtër e të lumë, mbizotërojnë figurat e shën Françeskut të Asizit dhe shën Domenikut, të cilët qëndrojnë në krye të një aradhe shpirtërash bujarë. Dy reformatorët e jetës rregulltare u kishin siguruar një ushqim shpirtëror të bollshëm «bijve» të tyre. Dante Aligeri, që në atë shekull jetoi moshën rinore, i thotë njërit prej këtyre bijve, shën Tomë Akuinit, të cilin e vendos në qiellin e të dijshmëve:, ……… ushqehemi mjaftueshëm (me merita) nëse nuk biem në grackë nga gjërat e botës. Kësaj «grixhe të shenjtë» i përkiste i lumi Ambrozi, i lindur në Sienë katër vite para shën Tomë Akuinit, me të cilin qe shok studimi në shkollën e një shenjti tjetër të madh domenikan, Albertit të Madh.
Ambrozi i mbaroi studimet teologjike në Studimin e përgjithshëm të Këlnit, i drejtuar nga sivëllai i famshëm Alberti. Mund të ketë qenë shok banke me fra Tomën e heshtur por jo të pashoqërueshëm. Ambrozi kishte tjetër karakter, ishte i hapur dhe i shoqërueshëm, megjithëse gjendej në tokë të huaj, ku mbizotëronin studentët e gjuhës gjermane e franceze. Mes Ambrozit sienez dhe «napoletanit» Tomës lulëzoi, një miqësi e shenjtë, e përbërë nga rivaliteti në studimet e vështira dhe veprat e mëshirës. Pas urdhërit meshtarak, dy miqtë e jetuan «dëgjesën» në mënyrë të tillë sa që arritën sëbashku në nderet e elterit megjithëse përmes rrugëve të ndryshme. Toma i diplomuar do të zërë katedrën prestigjoze të teologjisë në universitetin e Parisit ndërsa Ambrozi e përshkoi gjërë e gjatë Evropën, në këmbë ose në shalën e një mushku, nëpër rrugët me pluhër ose në baltën e dimrit, për të përhapur farën e fjalës së mirë me predikim, për të cilin ishte një mjeshtër i vërtetë. I kishte kuptuar mirë rregullat e oratorisë së shenjtë, me masën e urtisë së doktrinës solide dhe me ngrohtësi njerëzore. Misionet e tij popullore patën sukses të gjërë. Ambrozi vdiq në fushë, i qëlluar në zemër, jo metaforikisht, gjatë një diskutimi të zjarrtë.