MEDITIMI I DITËS – MËSUES, KU BANON?
Written by Radio Maria on January 13, 2018
Gjn 1, 35-42 MËSUES, KU BANON?
Kërkoj hirin: që Jezusi të më tregojë ndjenjat e zemrës së vet.
Mësues, Ku banon? Ku jeton ti? Ku e gjete vendin për të pushuar, për tu fshehur, ku e gjet atë vend në të cilin për pak kohë e gjen paqen e shpirtit tënd? Në këtë mënyrë disi tu afruan edhe nxënësit e tu. Plot me frikë të pyeten ata njerëz në zemrat e të cilëve kishte lind një ndjenjë për ty, njerëzit që i goditi thellë fuqia e afërsisë sate. Kjo është dashuria që papritmas të pushton.
Edhe ne, o Zot duam të thellohemi në fshehtësitë e zemrës sate. Shumë herë edhe flasim për përvojën tonë si të krishterë dhe për takimin me Zotin e gjallë.
Ti pra, nuk e ke të mbyllur vendin ku banon, ky vend është i hapur për të gjithë. Në mënyrë aq të thjeshtë i thirre nxënësit e parë të cilët përplot dëshira u nisen dhe erdhën pas teje.
Mësues ku banon? Ku e gjete vendin për të pushuar, ku është vendi ku fshihesh ti, ku është shtëpia ku jeton ti? A mund të vij tek ti? A ka mundësi të vij e të rrijë në hapësirat e paqes sate, në hapësirat e vetmisë dhe të sigurisë sate? A mund të vij të rrijë aty ku ti i drejtohesh Atit në lutje, aty ku bashkohesh në mënyrë intime me Atin?
Mësues, a mund të me sjellësh në ato vende në të cilat do të jemi vetëm ti dhe unë. A mund të mi tregosh fshehtësitë e zemrën tënde, fshehtësinë e lutjes dhe të personalitetit tënd. A ke mundësi të ma dhurosh besimin tënd, a ke mundësi që të me pranosh në mesin e miqve të cilët nuk kanë frikë që të vinë e të jetojnë me ty?
Mësues, me merr tek vetja, në banesën tënde ashtu siç i more me vete nxënësit e tu të parë të cilët plotë dëshira në zemër u nisen pas teje. Kthehu dhe me shiko, kthehu e me dëgjo. Dua të vij pas teje.
Ki kujdes, o Zot. Mos ec shumë shpejt sepse hapat e mi janë shumë të ngadalshëm, udhëtimi im është shumë, shumë i plogësht. Nuk kam mundësi aq shpejt të arrij qëllimin. Por ti, ma trego shtëpinë tënde, dhe më prano në atë vend ku banon ti.