MEDITIMI I DITËS – ZJARRI I DASHURISË
Written by Radio Maria on October 25, 2017
Lk 12, 49-53 ZJARRI I DASHURISË
Kërkoj hirin: që të më përfshijë zjarri i dashurisë.
Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 49 »Erdha të sjell zjarrin mbi tokë e sa dëshiroj të ishte tashmë i ndezur flakë!
Kjo figurë e Jezusit është shumë e fortë. Dera dhe zjarri janë simbolet e Hyjit, simbolet e pranisë së tij në mesin e njerëzve. Vërtetimin kemi mundësi ta gjejmë në Bibël, që nga librat e parë e deri tek të fundit. Hyji i lajmërohet Moisiut në shkurren që digjet. Besëlidhja në Sinai bëhet në flakërimin e vetëtimave. Flijimet në tempull bëhen në zjarr. Në fund të fundit zjarri do të pastroj çdo gjë në gjyqin përfundimtar…
Në ketë simbolik kemi mundësi ta shohim edhe shenjën e Shpirtit Shenjtë, i cili pastron çdo gjë, i shndrit dhe i ndez zemrat. Jezusi do që vepra e tij të ndizet flakë dhe të përhapet si zjarri që përfshin gjithçka. Me shpirtin e vet dëshiron t’i shndris, t’i ndez dhe t’i ngroh zemrat e njerëzve. Drita, ngrohtësia dhe zjarri janë shenjat me të cilat dëftohet zjarri. Për këtë arsye nxënësit e tij patën mundësi të thonë gjatë rrugës për në Emaus se zemra e tyre ndizej deri sa Jezusi po ju shpjegonte Shkrimet. Këtë gjë Jezusi e do në secilën zemër që takohet me Fjalën e tij.
O Zot, ti e hodhe zjarrin e Fjalës sate në tokë. Me të ndeze zemrat e shumë njerëzve. Ngrohe njerëzit që kishin zemër të akullt dhe i bëre njerëz që sjellin zjarrin e dashurisë sate. Edhe në kohën tonë ka njerëz të tillë që shndrisin, në afërsi të tyre kemi mundësi të ngrohemi me flakën që flakëron në brendi të tyre. Bëj që ky zjarr të më përfshij edhe mua, që edhe unë të veproj si apostull i yti. Po të kërkoj që edhe në mesin tonë të ndizet ky zjarr, sepse ka shumë njerëz në këtë botë që janë të ngrirë dhe nuk janë të lumtur, sepse ju mungon ngrohtësia jote. Shumë prej tyre kanë frikë t’i afrohen zjarrit tënd. Fatkeqësisht, shumë prej atyre që me guxim e ndezën zjarrin e fikën nga frika që mos të digjen për ty dhe tani vetëm tymojnë rreth vetes. Në vend që të digjen dhe të shpenzohen, ata e fikën zjarrin dhe u bënë vatra të shuara, që i ndyjnë të gjithë ata që ju afrohen.
«Digju dhe shpenzohu e lë të kushtoj sa të kushtoj» thoshte misionari Ante Gabriq. Ky ishte mendimi drejtues në udhëtimet që bënte duke kaluar nga fshati në fshat dhe nga zemra në zemër.
50 E po, më duhet të pagëzohem me pagëzim, e sa ngushtë jam derisa të kryhet!
Jezusi e shpjegon më vendosmëri fuqinë e zjarrit që hodhi në tokë. Ai vetë është ky zjarr. Ka dëshirë të madhe që më ketë zjarr të hedhur në tokë të ndizet çdo zemër. Këtë gjë në mënyrë të plotë do ta bëj në kryq. Jezusi e di se duhet të kaloj nëpër mundime, vuajtje dhe vdekje. Të gjitha këto e simbolizojnë pagëzimin. Dërgimi i Jezusit dhe i shëlbimit të njerëzve nuk arrihet pa përpjekje dhe pa vuajtje. Ai i pari u ndez dhe u shpenzua deri në fund. Nuk pati frikë nga çmimi, të cilin ju desh ta paguante. Kjo është edhe rruga jonë, pa marrë parasysh thirrjen që kemi kur rrimë në një shtëpi të një rregulli të ashpër ose e predikojmë fjalën e Hyjit, kujdesem për familje si baba ose nënë, apo veproj si famullitar në famulli, në secilin vend më kërkohet që ta marr kryqin dhe të marr pjesë në mundimet e Jezusit të cilat i paraqet duke thënë se dëshiron të pagëzohet me pagëzim që duhet të ndodh. O Zot, bëj që të vij pas teje me guxim që të ndizem flakë në thirrjen time dhe në këtë gjë ta shikoj hirin në të cilin marr pjesë në pagëzimin tënd.
51 A kujtoni se erdha të sjell paqen mbi tokë? Jo, po ju them, por përçarjen!
Paqja është një ndër të mirat më të mëdha të cilën e kërkon secili njeri. Ka rëndësi të madhe paqja e brendshme dhe ajo e jashtme. E dimë fort mirë se pa këtë të mirë shumë gjëra nuk kanë mundësi të zhvillohen aspak. Njerëzit vetëm me fuqitë e paqes na takojnë dhe përshëndesin, falin njëri-tjetrin. Gjatë Meshës së shenjtë ja dëshirojmë paqen njëri-tjetrit… për çfarë flet Jezusi këtu? Cila është bashkëndarja të cilin ai e sjell?
52 Qysh tash, për të vërtetë, pesë anëtarë në një shtëpi, do të jenë të ndarë: tre kundër dyve e dy kundër treve: 53 Babai do të zihet me djalë, e djali me babanë, nëna me të bijën, e bija me t’ëmën, vjehrra me të renë e reja me të vjehrrën.«
Përsëri, Jezusi kthehet tek mendimi të cilin tashmë e ka bërë të qartë por tani në një mënyrë tjetër. Njeriu duhet të përcaktohet përball Jezusit. Ky është çasti në të cilin shumë njerëz ndahen në të njëjtën familje. Edhe sot jemi dëshmitar të kësaj gjëje. Njeriu duhet të përcaktohet për ose kundër Jezusit. Për këtë gjë ndodhin ndarjet në familje dhe në shtëpi. Pjesëtarët e të njëjtës familje ngrihen njëri kundër tjetrit, sepse nuk pajtohen me përcaktimin që kanë ndaj Jezusit.
O Zot, po të lutem për të gjithë ata të cilët në vetvete dhe në familjet e tyre e përjetojnë tragjedinë e ndarjes. Ti kërkon shumë dhe dëshiron që ta ndërtojmë qëndrimin ndaj teje. Kjo gjë i kushton secilit njeri. Na ndihmo që ta kuptojmë se kjo gjë e sjellë shëlbimin edhe pse kushton shumë.