Shenjti i ditës: 24 tetor – Shën Anton Maria Klaret, ipeshkëv (1807 – 1870)
Written by Radio Maria on October 23, 2017
Shenjti i ditës: 24 Tetor – Shën Anton Maria Klaret, ipeshkëv (1807 – 1870)
Katalani Anton. M. Klaret, pioner i mjeteve të komunikimit shoqëror, i pesti ndër dhjetë fëmijët e një pëlhurendësi të Salent, ndihej i tërhequr nga jeta kontemplative dhe do të ishte bërë certozin sikur të mos e kishte këshilluar një meshtar i cili nuhati në të dhunti të mëdha vepruese. Pas shugurimit meshtarak hyri në kontakt me Propaganda Fide dhe me jezuitët, por iu desh ta ndërpriste noviciatin për shkak të sëmundjes. Dhe atëherë vendosi të ishte misionar në atdhe dhe për t’i dhënë një formë më të qëndrueshme dhe energjike veprës së vet themeloi një Kongregatë që t’i kushtohej në mënyrë të veçantë shtypit katolik dhe alfabetizimit, hapi i parë dhe themelor për ngritjen materiale të popullit. Bijtë e Marisë së Papërlyer (të njohur me emrin klaretian) kanë aktualisht 300 shtëpi të shpërndara në të gjithë botën. Themeluesit iu desh ta pranonte emërimin si ipeshkëv i Kubës, që ishte atëherë nën sundimin e spanjollëve. Ishte një ipeshkëv – misionar. Udhëtoi gjërë e gjatë, administroi krezmimet dhe rregulloi tremijë martesa. Përmbushi, vetëm për gjashtë vite, vepra të shumta në fushën sociale, me shkolla bujqësie; ai i shkroi vetë librat për t’u mësuar banorëve të ishullit kultivimin e fushave. Një zell kaq i madh shkaktoi edhe armiqësi, dhe pasi ishte bërë shenjë e një atentati të rëndë, u rithirr në atdhe, sepse sovranët e Spanjës e deshën si këshilltar e rrëfyes. Në vitin 1867 ndoqi në Francë familjen mbretërore, të mërguar pas Revolucionit. Këtu ipeshkvi themeloi akademinë e Shën Mikelit për artistët. Vdiq në kuvendin çisterçens të Fontfroide dhe është kanonizuar në 1950.