Shenjti i ditës: 23 tetor – Shën Gjoni nga Kapestrano, françeskan (1386 – 1456)

Written by on October 22, 2017

Shenjti i ditës: 23 tetor – Shën Gjoni nga Kapestrano, françeskan (1386 – 1456)

 

Biri i një baroni gjerman, me nënë abruceze, Gjoni kishte në vetvete kokfotësinë e njerëzve gjerman dhe vrullin e mesdhetarit. Ishte një organizator i palodhshëm veprash bamirësie, përcjellës paqeje, por edhe një frymëzues i trupave të krishtera që luftonin në dyert e Beogradit kundër pushtuesve turk. «Qoftë kur përparoni dhe tërhiqeni, qoftë kur godisni, qoftë kur goditeni», bërtiste me zërin e tij shungullues dhe me mjekrrën e tij të gjatë «që në fëtyrën e tij dukej se bënte vallëzim», «thirrni emrin e Jezusit. Vetëm në të është shpëtimi!». Për origjinën e tij dhe për pamjen veriore e quanin Gjantudesko. U diplomua në utroque iure në Perugja dhe u emërua menjëherë gjykatës dhe qeveritar i kryeqendrës umbreze. U martua, por me pushtimin e Perugjës nga ana e Malatesta, Gjoni humbi gruan, detyrën e lartë dhe vetë lirinë. Përfundoi në burg ku pati kohë të mjaftueshme për të medituar mbi kotësinë e gjërave dhe jetëshkurtësinë e nderimeve mondane. Doli i shndërruar brendësisht, por jo i ligështuar në forca dhe në dëshirën për të punuar për të mirën e Kishës.

Pasi arriti anullimin e martesës, u mirëprit në kuvendin françeskan të oservantëve, të fretërve që kishin mirëpritur reformën e mbrojtur nga Shën Bernardini i Sienës, me të cilin Gjoni u bë mik dhe dishepull besnik. Kaloi pjesën tjetër të jetës si amabasador i papës në Shtete të ndryshme, nga Palestina në Slesia, në Bohemi, ku u ndesh me lëvizjen husite. Papët që e patën këshilltar, i besuan vazhdimisht misione diplomatike në të gjithë Evropën. Urdhëri i tij e qoi si vizitor në Tokën e Shenjtë dhe në vendet e Beneluksit. Ferdinandi III e thirri në Austri për të organizuar kryqëzatën kundër turqve dhe e dërgoi në Hungari dhe në Ballkan. Të habit shpejtësia me të cilën paraqitej në pikat më të largëta të kontinentit të vjetër, nëse llogaritet se mjeti i vetëm i lëvzjes ishte mushka. Frymëzuesi kryesor i qëndresës heroike të hungarezëve kundër kërcënimit turk, vdiq në zhavorr, në Ilok. Është kanonizuar në vitin 1724.


Current track

Title

Artist