Shenjti i ditës: 13 tetor – Shën Eduardi Rrëfyesi, mbret i Anglisë (1003 – 1066)
Written by Radio Maria on October 12, 2017
Shenjti i ditës: 13 tetor – Shën Eduardi Rrëfyesi, mbret i Anglisë (1003 – 1066)
«Mbreti i mirë Eduardi», siç e quanin nënshtetasit e tij, la një kujtim të mirë për veten, mbi të gjitha se hoqi disa taksa të padrejta, pastaj edhe për karakterin e butë e bujar. Vendosi një periudhë paqje e mirëqënie në Angli pas shumë luftrash mes partisë normane e anglosaksone. Për dashuri të paqes ishte martuar me vajzën e kundërshtarit të tij më të pamposhtshëm, me të urtën Edit Golvin. I ati, baroni dinak Golvin, ishte i bindur se kishte realizuar ëndrrën e tij për të qeverisur Vendin: mbreti i përshpirtshëm do t’i linte në dorë, gjithë administrimin e Shtetit, për të ushtruar i pashqetësuar hobin e tij të preferuar, gjahun, dhe t’i kushtohej lutjes dhe pendesës së krishterë. Mbreti i ri gëzonte famë shenjtërie dhe thirrej me titullin «rrëfyes», ndoshta për ta dalluar nga gjyshi, Eduardi Martiri, i vrarë me urdhër të njerkës. Por i kishte llogaritur gjërat keq, sepse mbreti i ri Eduardi, pasi kuptoi qëllimet e baronit e dëboi nga mbretëria dhe mërgoi Edit në një kuvend. Por për pak kohë. I dashuruar me të shoqen e thirri pranë vetes. Sipas biografëve të shenjtit, të dy kishin rënë dakord për të bërë kushtin e virgjërisë. Nuk mungonin shembuj të shquar edhe në histornë e shtëpive mbretëruese të Evropës.
Eduardi, biri i mbretit Etelredit, i quajtur I Pakujdeshmi kishte jetuar në mërgim afër të afërmeve nga nëna në Normandi nga viti 1014 deri në vitin 1041. Këtu bëri kushtin se do të bënte një shtegtim në Romë nëse do të kishte marrë hirin për t’u kthyer në atdhe. Dhe kur më në fund vuri këmbë në Angli dhe mori në dorë fronin, deshi t’i qëndronte besnik kushtit. Papa e liroi nga ky kusht dhe në këmbim, pasi i kishte ndihmuar me lekët e kursyera më të varfërit e mbretërisë, restauroi abacinë e Uestminster, në të cilën më pas u varros. Vdiq me 5 janar dhe trupi i tij, i gjetur akoma i paprekur pas pesdhjetë vitesh, u zhvendos solemnisht në kishën e abacisë me 13 tetor të vitit 1162, viti pas kanonizimit të tij.