MEDITIMI I DITËS – I SHUGURUARI I HYJIT

Written by on September 28, 2017

Lk 9, 18-22 I SHUGURUARI I HYJIT

 

Kërkoj hirin: që të besoj palëkundshëm në Jezusin, të Shuguruarin e Hyjit.

 

8 Një ditë ndërsa Jezusi po lutej në vetmi  ishin me të vetëm nxënësit e tij  ai u bëri këtë pyetje: “Kush thonë njerëzit se jam unë?”

Në Ungjillin e Shën Lukës, shumë shpesh gjejmë se si shkruan për Jezusin që lutet. Kjo është fija të cilën e gjemë në krejt Ungjillin e tij. Në të njëjtën kohë, kjo është përmasë e rëndësishme e jetës së Jezusit. Kur tërhiqej në lutje, pas ditës së mundimshme, kjo do të thotë se dëshironte në mënyrë të veçantë të meditonte dhe të bisedonte me Atin. Lutja ishte në një mënyrë përfundimi i ditës së tij. Kur ishte në lutje në orët e para të mëngjesit, kjo do të thoshte se ditën dëshironte ta fillojë me lutje. Në këtë mënyrë lutja bëhej vala e ditës së tij. Kur ishte në lutje para ngjarjeve të rëndësishme në jetën e tij, kjo do të thotë së në të kërkonte forcën dhe dritën. Lutja në këtë mënyrë ishte udhërrëfyese e jetës së tij. Edhe kësaj Here, Jezusi është në vetmi duke u lutur. Jezusi pat mundësi të lutej gjithnjë dhe në çdo vend, mirëpo nuk shkonte gjithkund për tu lutur. Gjithmonë kërkonte heshtjen dhe vendet e pabanuara. Ai që nuk është i gatshëm për t’ia dhuruar kohën lutjes, nuk ka mundësi të pres që lutja të jetë frytdhënëse. Ai që nuk është i gatshëm për ta kërkuar heshtjen dhe vetmin për lutje, nuk ka mundësi të pres që në lutje të jetë i përqendruar. Vërtetë, na duhet t’i plotësojmë disa kushte që lutja jonë të jetë e mirë, e qëndrueshme dhe vepruese. Kësaj here nxënësit janë së bashku me Jezusin. E kemi të qartë se këto çaste të lutjes linin mbresa të thella nën nxënës. Në asnjë vend nuk gjejmë teoritë e Jezusit që i bënë për lutjen. Ai vetëm thoshte se si duhet të jetë lutja: e qëndrueshme, pa shumë fjalë, me besim dhe shumë e kujdesshme. Edhe kur nxënësve të vet ua mësoj lutjen Ati ynë. E shqiptoj thjeshtë dhe u tha që edhe ata ta lusin ashtu. Jezusi në gjithçka është i thjeshtë dhe i qartë. Kështu është edhe në lutje të cilën aq shpesh e bënë.

Kësaj here Jezusi lutet para një ngjarje të rëndësishme në misionin e tij. Është vetëm me nxënës dhe dëshiron t’i pyes diçka. Pyetja është e rëndësishme dhe na drejton drejt ndryshimit të madh në udhëtimin e tij.

19 Ata iu përgjigjën: “Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, disa Elia, kurse disa të tjerë thonë se u ngjall një ndër profetët e vjetër.”

Njerëzit kanë mendim shumë të lartë dhe të mirë për Jezusin. Mirëpo ata nuk e kanë arritur kulmin. Mbetën në sferën e përjetimit të jashtëm. Gjithsesi, Jezusi për ta është i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Njeri i Hyjit, ashtu si ishin profetët e tyre më të mëdhenj. Kjo është ajo që mendojnë njerëzit. Mirëpo, Jezusi shkon më tutje, ai e bënë pyetjen tjetër. Tani e kanë radhën nxënësit. Ata duhet të përgjigjen për vetvete. Përgjigja duhet të jetë personale dhe duhet të përfshijë qëndrimin personal në marrëdhënie me Jezusin:

20 “Po ju  i pyeti atëherë ata  kush mendoni se jam unë?” U përgjigj Pjetri: “Ti je Mesia i Hyjit!”

Jezusi dëshmon besimin në emrin e të gjithë të apostujve të tjerë. Ky është çast i rëndësishëm në jetën dhe veprën e Jezusit si edhe në kuptimin e apostujve, në lidhje me misionin e tyre. Turma nuk është e sigurt dhe nuk di të thotë të vërtetën për Jezusin dhe në këtë mënyrë nga pak largohet prej tij. Nxënësit e Jezusit për të parën herë e pranojnë se është Mesia. Nga ky çast marrëdhënia e tyre me Jezusin do të jetë më e fortë, më intime dhe më e hapur. Jezusi gjithnjë e më shumë do t’i përkushtohet këtij grupi të nxënësve duke i shndërruar në apostuj të vërtetë. Ai do ta pastroj dhe do ta forcojë gjithnjë e më shumë besimin e tyre. Kjo udhë nuk dot jetë e lehtë. Do ta kenë shumë të vështirë që ta pranojnë si Mesi që vuan. Kjo pjesë e teologjisë do të jetë gjithmonë gurë në të cilin nxënësit do të marrin në thua.

Edhe unë kam mundësi të bëj pyetje për Jezusin: kush je ti për mua, o Zot? Mirëpo, ai tashmë e ka bërë pyetjen dhe ajo mbetet pyetje në të cilën duhet të përgjigjet secili në mënyrë personale. Jezusi do ta dëgjoj prej meje përgjigjen në pyetjen që ma ka bërë. Çfarë thua ti, kush jam unë? Do ta dëgjoj përgjigjën që del prej plotësisë se zemrës sime dhe nga jeta që sinqerisht dëshmon për të.

21 Atëherë Jezusi i porositi të mos i tregojnë askujt. 22 E vazhdoi: “Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë, ta përbuzin pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ngjallet.”

Së bashku me dëshminë e fesë në Jezusin shkon edhe paralajmërimi i Mundimit të tij. Jezusi dëshiron menjëherë tu tërheq vërejtjen nxënësve se ai nuk do të jetë ndonjë Mesi zaptues dhe fitimtar, por Mesi që vuan. Erdhi për ta dhuruar jetën për secilin prej nesh. Erdhi të korr fitore mbi vdekjen. Ngjallja është qëllimi përfundimtar, por te ajo njeriu vjen përmes vuajtjeve, refuzimit dhe vdekjes. Kjo është udha e tij. Për herë të parë ua shpall nxënësve të vet.

O Zot, ti je Shëlbuesi im, Mesia, i shuguruari i Hyjit! Besoj në dashurinë tënde me të cilën më ke shëlbuar. Besoj se më ty kam mundësi ta pranoj thirrjen në të cilën më ke thirrur dhe jetën të cilën ma ke dhuruar. Unë nuk e di cilën lutje e lute atë ditë në vetmi, në shoqërinë e nxënësve të tu. Por, e di se tani ndërmjetëson për mua në qiell tek Ati. Më ndihmo që të jem nxënës që sinqerisht të përket ty. Më ndihmo që më guxim të shkoj përpara në udhën të cilën e kam pranuar.  

 

 


Current track

Title

Artist