Shenjti i ditës – 28 Shtator: Shën Vençeslau, martir, pajtor i Bohemisë (907 – 935)

Written by on September 27, 2017

Shenjti i ditës – 28 Shtator: Shën Vençeslau, martir, pajtor i Bohemisë (907 – 935)

 

Shën Vençeslau, biri i dukës së Bohemisë, Vratislaut dhe i Drahomirës, u edukua si i krishterë nga gjyshja, shën Ludmila. Pas vdekjes së të atit, duke qenë se princi i ri ishte akoma minoren, e ëma Drahomira mori sundimin. Gruaja në mospajtim me edukatën që vjehrra i jepte të birit, e largoi nga kështjella dhe e vrau nga dy vrasës të paguar. Pasi arriti në moshë më të madhe, Vençeslau e mërgoi të ëmën, e cila intrigonte në favor të djalit më të vogël Boleslaut, në kështjellën e Budec. Solli rregullin në Vend, ku mbretëronte ligji i më të fortit. Me paqen dhe Rregullin filloi të lulëzonte edhe jeta rregulltare, në shembullin e princit të ri, të drejtë e të ndershëm, i krishterë shembullor. Ai merrte pjesë në të gjitha shërbimet fetare, i angazhuar me besimtarët e tjerë, shpesh këmbëzbathur në shenjë pendese. Nuk u josh nga zakonet pagane të oborrit; i imponoi vetes një disiplinë të rreptë, duke munduar trupin e tij me argjërime dhe me grathoren e pendesës.

Në politikë pa mjaft më larg se njerëzit e tij politikan të cilët e akuzuan se bënte lëshime ose se ishte shumë përfillës me kufitarët e fuqishëm Frankë. Ndoshta komploti i kurdisur kundër Vençeslaut nga ana e vetë të vëllait Boleslaut lindi nga kjo politikë afrimi e popujve sllav me fuqinë e frankëve që po lindte në Perëndim. Kështu, në mëngjesin e 28 shtatorit të vitit 935, ndërsa Vençeslau, siç e kishte zakon, shkonte për lutjen e Mëngjesores, pa përcjellës ushtarak, u vra pas krahësh nga i vëllai. Princi i ri arriti ta ndalonte goditjen dhe vuri dorën në shpatë, por kur e kuptoi se atentatori ishte Boleslau, i përgjigji me shpatë duke murmuritur: «Mund të të vras por dora e një shërbëtori të Zotit nuk mund të njolloset me vëllavrasje». Në këtë pikë, qenë vrasësit e paguar që iu vërsulën dhe e vranë. Tradita thotë se gjaku i martirit ka qëndruar gjatë i pafshirë në dyshemenë e drurit. Boleslau, i penduar se kishte organizuar vdekjen e të vëllait, e varrosi në absidën e kishës së Shën Vitos në Pragë, që u shndërrua në vitin 1344 në katedralen e madhe gotike. Nga shekulli XI Vençeslau nderohet si pajtor kryesor dhe mbrojtës i Bohemisë, shenjti i parë mes popujve sllav.


Current track

Title

Artist