Shenjti i ditës – 23 shtator: Shën Pio nga Pietrelçina (1968)
Written by Radio Maria on September 22, 2017
Shenjti i ditës – 23 shtator: Shën Pio nga Pietrelçina (1968)
Me 23 shtator përkujtohet shen Pio nga Pietrelcina. I lindur me 25 maj 1887, në Pietrelcina (Benevento), me emrin Françesko Forgjone, mori emër të ri kur u bë frat kapucin. U shugurua meshtar ne vitin 1910, gjashtë vite më pas u transferua në kuvendin e shën Marisë së Hireve në shën Gjovavani Rotondo, në Gargano, ku filloi edhe aventura e tij si mrekullibëres dhe apostull i rrëfyestores. Me 20 shtator 1918 mori stigmat e Mundimit të Krishtit, që mbetën të hapura, të dhimbshme me rrjedhje gjaku për pesëdhjetë vite. Vdiq më 23 shtator 1968, në moshën 81 vjeçare. Pas disa ngadalësive fillestare, çështja e lumturimit të tij eci shpejt: u deklarua i nderuar në 1997, u lumturua në 1999, është kanonizuar në 2002. Përreth figurës së tij në këto vite janë shkruar një numër i pallogaritshëm artikujsh dhe shumë libra: e kishte parashikuar ai vetë me mprehtësinë e tij të zakontë: “Do të bëj më shumë zhurmë i vdekur se sa i gjallë”.