MEDITIMI I DITËS – FRYTET E FJALËS SË HYJIT

Written by on September 22, 2017

Lk 8, 4-15 FRYTET E FJALËS SË HYJIT

 

Kërkoj hirin: që të jem tokë e mirë në të cilën do të bie Fjala e Hyjit dhe të jep fryt me qëndrueshmëri.

 

Në atë kohë, 4 Si u tubua turmë e madhe e popullit, që erdhën nga qytete të ndryshme tek ai, Jezusi foli në shëmbëlltyrë: 5 “Doli mbjellësi për të hedhur farën. E, ndërsa po hidhte farën, disa kokrra ranë pranë udhës: u shkelën dhe i hëngrën zogjtë e qiellit. 6 Disa të tjera ranë në gurishte; mbinë, por u thanë, sepse nuk kishte lagështinë. 7 Disa ranë në ferra; ferrat, duke u rritur bashkë me to, ua morën frymën.

Mossuksesi i trefishtë. Humbja e trefishtë. A ja vlen pra të mbjellim? A ja vlen të investojmë dhe të flijojmë, pasi që pason mossuksesi dhe dëshpërimi? Afërsia e rrugës dhe zogjtë nuk e lejoj farën që të rritet. Kjo farë ra dhe këmbët e udhëtarëve ose sqepi i zogjve e shkatërruan. Rëra nuk e lejoj të lëshoj rrënjë në tokën gurore. Mbiu shpejt dhe u tha shpejt. As fara që ra ndër ferra nuk kaloj më mirë. U rrit por nuk pati fuqi të mjaftueshme që të luftojë me ferrat që ia zunë frymën. Mossuksesi i plot i mbjellësit dhe i farës së tij.

O Zot, jeta ndonjëherë më duket si mbjellja e pasuksesshme. Sa herë jam përpjekur që në familjen time të sjell gëzimin e Fjalës sate, por askush nuk desh të më dëgjoi. Fjalët e mia ju dukeshin të kota. Fara ra në rrugë dhe pësoj shkelje.

U përpoqa që edhe në bashkësinë famullitare të sjell freski më anë të veprimeve të përgatitura liturgjike, por pësova moskuptim dhe gjeta ftohtësi. Mu duk se zogjtë grabitqar u vërsulën dhe e shkatërruan farën.

U përpoqa që në bashkësinë time të bëj një hap përpara, sepse çdo gjë ishte bërë e mërzitshme. Desha që mazia mos të kalojë në mërzi edhe më të madhe dhe hasa në kundërshtim tepër të fortë dhe në kritikë të pamëshirshme. Të gjitha këto ma kujtuan shëmbëlltyrën tënde për mbjellësin, fara e të cilit nuk pati fuqi të mjaftueshme që të luftojë me ferrat që ia zunë frymën.

Përse, o Zot, ky mossukses? Përse ky moskuptim? Përse ky nënçmim? A ja vlen që pranë të gjitha këtyre gjërave të dalim dhe të mbjellim? A nuk harxhohet fara kot, sepse fryte nuk ka?

8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë; mbinë e dhanë fryt njëqind fish.” Kur i tha këto fjalë, theksoi: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!”

Ja përgjigja në të gjitha pyetjet e dyshimta. Ja arsyeja e mjaftueshme për të mbjell. Nuk është çdo gjë e kotë. Ka farë që bie në tokë të mirë dhe bie fryt me mbushulli. Ja vlen të mbjellim sepse çdo farë në tokë të mirë e sjell frytin njëqindfish. Kjo farë kompenson krejt farën që shkoj huq e nuk ra në tokë të mirë.

Të falënderoj, o Zot, për këtë optimizëm. Të falënderoj për kokrrat që bien në tokë të mirë dhe japin fryt me mbushullim. Më ndihmo që të mos lodhem as mos ta humbi shpresën. Nuk e di kurrë se kur toka do të jetë e përshtatshme për farën që në të do të jep fryt njëqindfish. Më jep duresë në punë edhe atëherë kur përjetoj mossukses. Më ndihmo që të mos dëshpërohem sa herë që përpjekjes dhe punës sime nuk i përgjigjen frytet. Po të kërkoj besimin në gjithpushtetësinë tënde. Mi hap veshtë që vërtetë të të dëgjoj.

9 Nxënësit e tij e pyetën çka do të thotë ajo shëmbëlltyrë. 10 Ai iu përgjigj: “Ju e keni dhuratë dijen e mistereve të Mbretërisë së Hyjit, kurse të tjerëve u paraqitet vetëm në shëmbëlltyra, që: ‘Të shikojnë e të mos shohin, të dëgjojnë e të mos kuptojnë. ’“ 11 “Ky është vështrimi i shëmbëlltyrës së mbjellësit: Fara është fjala e Hyjit. 12 Ato ‘pranë udhës’, janë ata që e dëgjojnë fjalën, por pastaj u vjen djalli dhe ua nxjerr nga zemra fjalën, që të mos besojnë e të mos shëlbohen. 13 Ato ‘në gurishte’, janë ata që, kur e dëgjojnë Fjalën e pranojnë me gëzim, porse nuk kanë rrënjë: për disa kohë besojnë, por kur vjen koha e tundimit, e lënë fenë. 4 Ato ‘në ferra’, janë ata që e dëgjuan, por ende në udhë, ua zënë frymën kujdeset tokësore, pasuritë dhe kënaqësitë e jetës e nuk japin fryte të pjekura.

Ja arsyeja për mossukses. Kjo është paaftësia për luftë më të Keqin i cili shumë lehtë e merr Fjalën nga zemra. Nuk mjafton vetëm entuziazmi i fillimit dhe gëzimi. Në vështirësi dhe tundime të jetës duhet të jemi të qëndrueshëm. Shumë njerëz në këtë kohë bien dhe nuk japin fryt. Sidomos është e vështirë të përballojmë tundimin e pasurisë dhe kënaqësitë e jetës. Kjo gjë ia zë frymën çdo rritjeje shpirtërore dhe e pamundëson frytin. Kujdeset e shumta jetësore gjithashtu e rrënojnë hovin shpirtëror. Jezusi tërheq vërejtjen për kundërshtimet që pengojnë frytin. Çfarë me pengon në jetën time që në mua të jehojë fjala e Hyjit dhe të japë fryt? Më ndihmo. O Zot, që ta njoh tokën e brendisë sime në të cilën bie fjala jote. Që ta kundërshtoj guximshëm të Keqin që dëshiron ta shkatërrojë. Bëj që rrënja e Fjalës të jetë e thellë! Që kujdeset jetësore mos të me pengojnë, pasuria mos të mi merr mëndet e kënaqësitë mos të më ngashënjejnë.

 15 Ato ‘në tokë të mirë’, janë ata që e dëgjojnë Fjalën dhe e ruajnë në zemër të mirë e bujare dhe japin fryt me qëndrueshmëri.”

Po të lutem për tokë të mirë. Për tokën që do të jetë e përshtatshme dhe e frytshme. Mbjellës i Fjalës së përjetshme, të falënderojmë që del dhe mbjell edhe në tokën time. Të falënderoj që nuk lodhesh, edhe pse nëpër tokën time kalojnë rrugët e ndryshme, nëpër të cilat fara jote nuk ka mundësi të rritet. Më ndihmo që t’i punoj përsëri që të shndërrohen në tokë të mirë që do ta pranojë farën e fjalës sate që të jap fryt me mbushulli.

 

 


Current track

Title

Artist