Shenjti i ditës – 22 shtator: Shën Toma nga Vilanova, ipeshkëv (1488 – 1555)

Written by on September 21, 2017

Shenjti i ditës – 22 shtator: Shën Toma nga Vilanova, ipeshkëv (1488 – 1555)

 

Biri i një mullisi të Fuellanës, afër Vilanovës në Spanjë, Toma u dallua që i ri për dashurinë ndaj të varfërve, të cilëve nuk kënaqej tu dhuronte vetëm grushtin e zakonshëm me miell… Një ditë në fakt prindërit gjetën të përgjysmuar kotecin e pulave! Në 1516 mori kushtet rregulltare në mesin e agustinianëve dhe pas shugurimit meshtarak u zgjodh menjëherë epror, e me shumë kundërshtim, pranoi me ftesën urgjente të perandorit Karlit V zgjedhjen në selinë ipeshkvnore të Valencias. Këtu u dallua mbi të gjitha për thjeshtësinë e jetës. Vishte veshje të thjeshta, aq sa shkëmbehej me ndonjë famullitar të varfër fshati. Kishte një program të caktuar të frymëzuar në Bariun e mirë, në mësimet e shën Palit dhe të shën Agustinit. Dhe mbi të gjitha qe një atë i vërtetë i të varfërve: organzoi forma të ndryshme ndihme, nga të porsalindurit deri tek të moshuarit. Në pallatin ipeshkvnor kishte krijuar një befotrof për të mirëpritur fëmijët që kishin nevojë për ndihmë ose edhe të braktisur. Një ditë hoqi dorë edhe nga krevati i tij për t’ia dhënë një të sëmuri. Në një pikturë të famshme të Murilos është pikturuar skena kur ipeshkvi i shenjtë shëron një sakat, pasi nuk kishte lekë për t’i ofruar. Për të qëndruar në mes të popullit të tij kërkoi dhe mori lejen nga papa për të mos shkuar në Koncilin e Trentit. Atje mund të bënin pa të, tha. Kishte qenë docent teologjie morale në universitetin e Salamankës, por ndihej më mirë mes njerëzve të thjeshtë, në famullitë e fshatit që ai i vizitonte rregullisht. E quajtën «lëmoshtari i madh i të varfërve», të tjerë «shën Bernardi spanjoll» për shkrimet e tij të teologjisë dhe të mariologjisë, dhe mbi të gjitha për zellin e tij baritor. Është kanonizuar në 1658.


Current track

Title

Artist