MEDITIMI I DITËS – PRANIMI I THIRRJES

Written by on September 19, 2017

Lk 7, 31-35 PRANIMI I THIRRJES

 

Kërkoj hirin: që të jem i urtë dhe të di ta njoh dhe pranoj thirrjen e Zotërisë.

 

Në atë kohë, Jezusi tha: 31 Me kë, pra, t’i krahasoj njerëzit e kësaj breznie? Kjo fjalë e Jezusi ka tonë tepër serioz. Kur flet për brezninë e kohës së vet atëherë gjithmonë është e pranishme ndjenja e një breznie tjetër, që ishte e keqe dhe e mbrapsht. Kjo është breznia e parë e Izraelitëve, breznia që doli nga robëria e Egjiptit dhe ishte e pabesë, të cilës i vinte keq për ato gjëra që kishte lënë në Egjipt dhe dëshironte të kthehej prapa. Kjo ishte breznia që në mundime dhe duke murmuruar shkonte pas Zotërisë nëpër shkretëtirë, edhe pse Ai kryente vepra të mrekullueshme. Prandaj Jezusi iu tërheq vërejtjen bashkëkohanikëve të vet, breznisë me të cilën jetonte. Ai në të vërtetë i krahason më atë brezni që po dilte nga robëria dhe po shkonte drejt lirisë së tokës së premtuar, por edhe pranë kësaj ishte brezni e padëgjueshme dhe e pabesë.

Kujt i përngjasin? 32 U përngjasin fëmijaçave që rrinë ndër sheshe dhe e thërrasin njëri-tjetrin, sipas asaj fjale: ‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet; bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’

Krahasimi ka domethënie të madhe dhe është i qartë. E dimë shumë mirë se si fëmijët dinë të jenë të dëgjueshëm, por gjithashtu edhe të padëgjueshëm. Dinë të jenë afër nesh dhe shumë të dashur, por gjithashtu kokëfortë në kërkesat që kanë në zemra. Shumë shpesh shkojnë në kufijtë e skajshëm më të këqijat dhe më logjikën e shtrembëruar. Kjo është pikërisht ajo që Jezusi dëshiron të na thotë. Kjo është porosia që i jep breznisë së vet por edhe të gjitha breznive të njerëzimit. Njerëzit, në kohën e tij, nuk u përgjigjën në thirrje të cilën ua bëri. Kjo gjë në mënyrë të veçantë ju përket prijësve të popullit, farisenjve dhe skribëve. Ata rrinin në një anë, kritikonin të gjithë ata që nuk iu përkisnin shkollave ose traditës së tyre. Edhe në Kishë janë gjithmonë ata që e kritikojnë dhe e sulmojnë Kishën. Ata që asnjëherë nuk deshën të pranojnë thirrjen e saj për të bashkëpunuar, bashkëbiseduar dhe për të ndërtuar së bashku këtë botë. Edhe në Kishë ishin ata dhe janë edhe sot e kësaj dite, që i përcaktojnë kriteret e veta duke predikuar njëfarë mësimi të tyre, ndërsa çdo gjë që Kisha përpiqet të bëj përbrenda ata nuk e pranojnë. Atyre nuk u përket as fjala e mirë as e keqe, sepse thjeshtë askënd nuk pranojnë përveç vetvetes së vet. Kjo ndodh në bashkësi të vogla rregulltare, në famulli, në familje. Gjithmonë gjendet ai që vetveten e konsideron më të maturin dhe më të diturin. Të tjerët nuk kanë çfarë t’i thonë.

O Zot, bëj që të dijë të mësoj çfarë më porosit Kisha. Ajo është mësuesja e Jetës së fesë, moralit dhe jetës shpirtërore. Ajo është përgjegjëse për të vërtetën dhe besueshmërinë e mësimit që predikohet dhe besohet në botë. Më ndihmo që ta pranoj si Nënë e cila i do dhe pranon fëmijët e saj. Kur më fton në pendesë dhe agjërim, bëj që këtë të dijë ta pranoj. Kur më fton që të gëzohem dhe të galdoj, bëj që të di të përgjigjem me gjithë zemër. Shumë, O Zot, Kishën e përjetojnë dhe e pranojnë si njerkë dhe ndaj saj sillen në këtë mënyrë. Mos lejo që të jem i tillë përball Kishës.

33 Erdhi Gjon Pagëzuesi; as nuk hëngri bukë as nuk piu verë, e ju thoni: ‘Ka në trup djallin.’ 34 Erdhi Biri i njeriut: Ky ha e pi, e ju thoni: ‘Ja, gopçi, pijaneci, miku i tagrambledhësve e i mëkatarëve!’ 35 Por Urtisë i japin të drejtë bijtë e saj.”

Gjoni kalonte jetë të rrept pendestare. Këtë gjë edhe e predikonte. Mirëpo, disave, kjo mënyrë e jetës nuk ju pëlqente. Nuk kishin mundësi të kuptonin se ai këtë gjë e bënëte për arsye më të larta. Përkundrazi, e gjykonin me gjykim të rëndë: këtë gjë që e bënë, e bënë me ndihmën e djallit. Thonin se e ka djallin. Ky ishte gjykim i tmerrshëm. E nënçmuan dhe e refuzuan. Jezusi kishte mënyrë tjetër të jetës dhe të predikimit. Nuk bënte jetë pendese në shretëtirë. I kishte nxënësit dhe miqt. Përgjigjej në ftesa që ia bënin dhe merrte pjesë në gosti dhe darka. Hante e pinte. Jetonte jetë plotësisht të thjeshtë. Gjatë kësaj jete predikonte Mbretërinë e Hyjit. Ishte kërkues në mësimin e vet. Prej nxësve kërkoj që të mohojnë gjithçka dhe të shkojnë pas tij. Mësimi i tij ishte Lajmi i gëzueshëm. Por as kjo gjë, disave nuk iu pëlqente. Edhe Jezusin e gjykuan rënd. Në vërbërinë e tyre as që e kuptuan si e kishin pranuar shënjën kryesore të misonit të Jezusit: ishte miku i tagrambeldhësve dhe i mëkatarëve. Po, ai vërtetë ishte. Një tagrambledhës e mori në mesin e nxënsve të vet. Tha se nuk ka ardhur për të ftuar të drejtët por mëkatarët. I pranonte dhe ua falte mëkatet. Ndryshonte jetën e tyre. Këtë gjë e përjetoj më së miri mëkatarja, Maria Magdalenë, bakeqi në të djathëne kryqit dhe shumë të tjerë. Ta shohim këtë gjë dhe ta pranojmë do të thotë të jemi të urtë. Ndërsa fëmijët e urtisë së vërtetë, d.m.th. Hyjit që është urtia kulmore, i njohin dhe i pranojnë veprat e Hyjit.

O Zot, edhe sot ti je i njëjtë. Ti je edhe miku im, sepse unë jam mëkatar. Të falënderoj që je i tillë. Të falënderoj që nuk të vjen turp prej meje por ulësh për të ngrënë me mua. Bëj që të jem i urtë dhe ta njoh këtë gjë, ta vlerësoj dhe ta pranoj.

 


Current track

Title

Artist