MEDITIMI I DITËS – FUQIA E KTHIMIT NË JETË

Written by on September 18, 2017

Lk 7, 11-17 FUQIA E KTHIMIT NË JETË

 

Kërkoj hirin: që të besoj në Jezusin që ka pushtet për të ngjallur të vdekurit.

 

Në atë kohë, 11 Jezusi u nis për në qytetin që quhet Nain. Me të shkonin nxënësit e tij dhe turmë e madhe e popullit. 12 Kur iu afrua dyerve të qytetit, qe se po sillnin përjashta qytetit një të vdekur  djalin e vetëm të nënës e kjo ishte e vejë. E përcillnin shumë banorë të qytetit.

Dy grupe të njerëzve takohen. Një procesion i jetës dhe një procesion i vdekjes. Në procesionin e jetës është Jezusi dhe turma e madhe e njerëzve më të. Në procesionin e vdekjes është nëna dhe biri saj i vetëm i vdekur të cilin e mbartin për ta varrosur. Edhe këta i përcjell shumë popull. Në grupin e parë është Jezusi, Zotëria i jetës. Në grupin tjetër është nëna e cila qan mbi djalin e vdekur të cilin ia mori zotëruesja e vdekjes. Çfarë do të ndodh në takimin e Zotërisë së jetës dhe vdekjes me Vdekjen që është fitimtare mbi jetën vetëm për një çast?

Jezusi erdhi për t’i ndihmuar njeriut, që ta lirojë nga prangat e ndryshme me të cilat është lidhur dhe e kanë robëruar. Ato e ngatërrojnë në shpirt dhe në trup. Ky është robërimi më i rëndë, në të cilin jeton njeriu, d.m.th. robërimi i mëkatit. Pësimi më i madh i njeriut është në luftë më vdekjen. Fatkeqësisht në këtë luftë jeta gjithmonë pëson humbje. Vdekja është fitimtare në besëlidhje me mëkatin. Mëkati në të vërtetë është ecje drejt vdekjes. Fryti i mëkatit është vdekja. Njeriu është më fatkeqi pikërisht për shkak të kësaj humbjeje. Kësaj i frikësohet më së shumti. Pikërisht për shkak të saj shumë shpesh nuk e shikon kuptimin në jetën e vet. Jezusi erdhi për ta liruar nga mëkati që të korr fitore mbi vdekjen. Më këtë gjë njeriu e fiton kuptimin e ri në jetën e tij dhe perspektivat e reja që i zbulon në jetën e tij.

13 Kur e pa Zotëria, pati dhembshuri për të dhe i tha: “Mos qaj”

Ky është takimi i jashtëzakonshëm që nuk harrohet dot. Takimi i procesionit të jetës dhe i procesionit të vdekjes. Zotëria ka zemër që e ndjen dhimbjen e nënës fatkeqe. Ajo është krejtësisht e vetmuar edhe pse e rrethon turma. A thua në ato çaste Jezusi nuk mendoi në nënën e vet, e cila një ditë do të gjendet në procesionin dhe në situatën e ngjashme? Jezusi është i tronditur thellë në zemrën e vet. E shikon nënën e thermuar nga dhimbja. Burri tashmë i kishte vdekur, tani i vdiq edhe djali i vetëm. Kemi mundësi vetëm të imagjinojmë çfarë përjetonte në brendi kjo nënë. Mbeti e vetmuar në dhimbjen e saj. Të jetonte si e vej nuk e kishte aspak të lehtë, sepse as ligji nuk e mbronte. Jeta e saj vërtetë shumë e rënd. Tani jeta e saj ishte bërë edhe më e rëndë. I vdiq djali, siguria dhe mbështetja e vetme që kishte. Zotëria e kuptoi në plotësi këtë dhimbje të nënës që po ecte pas birit të vetëm të vdekur. Jezusi ndalon dhe plot dhembshuri e ngushëllon dhe dëshiron t’i ndihmojë.

O Zot, të shikoj se si ke dhembshuri për dhimbjen e nënës. Askush nuk të kërkoj që të ndalësh. Askush nuk tu lut që t’i ndihmosh kësaj nëne. Ndjeve në zemrën tënde çdo gjë që nëna ndjente në zemrën e saj. Faleminderit për dhembshurinë që ke për dhimbjen dhe vuajtjen e kësaj nëne. Të falënderoj që ke zemër që ka dhembshuri për dhimbjen e tjetrit. Ti i thua secilit prej nesh: «Mos qaj! Unë jam me ty.» Sa herë i qajmë të vdekurit tanë, ti na ngushëllon me të njëjtat fjalë duke na forcuar. Të falënderojmë. Ti do t’i fshish të gjithë lotët tanë, janë të shumtë, o Zot, në jetën tonë. Në fund do të terësh secilin lot nga sytë tanë. Vetëm ti ke mundësi ta bësh këtë gjë. Po të lutem për të gjitha nënat e veja. Po të lutem edhe për të gjitha ato nëna që ju vdiq djali i vetëm, derisa ato shpresonin ndihmën dhe mbështetjen e tyre në jetë dhe në pleqëri. Ndihmoju, o Zot, që mos të dorëzohen dhe mos të dëshpërohen. Dërgoi tek to njerëzit që e kanë zemër që i përngjanë zemrës sate, plot dhembshuri dhe mëshirë që do tu ndihmojë gjatë ecjes në procesionin e vdekjes.

14 U afrua, preku vigun ata që e mbartnin, u ndalën. Ai tha: “Djalosh, ty po të them: çohu!”15 I vdekuri u çua dhe nisi të flasë. Jezusi ia dha s’ëmës.

Zotëria nuk mbetet vetëm në fjalë të ngushëllimit dhe të forcës. Ne shumë herë jemi të tillë, sepse nuk kemi mundësi të bëjmë asgjë më shumë. Ai e prek djaloshin dhe e kthen në jetë. Ja jep jetën përsëri dhe ia dorëzon nënës së tij.

Zotëri i jetës dhe i vdekjes, të falënderojmë për këtë vepër. Të falënderojmë për pushtetin që ke. Të falënderoj që feja në ngjallje me mbartë gjatë jetës dhe më mbështet në çastet e dëshpërimit dhe të dobësisë. Besoj se do të fitosh mbi vdekjen time dhe do të më ringjallesh në jetën e pasosur.

16 Të gjithë i kapi frikë e madhe dhe lëvdonin Hyjin duke thënë: “Profet i madh u duk ndër ne! Hyji e pa popullin e vet!” 17 Dhe nëpër mbarë Judenë e anembanë krahinës u hap fjala për të.

Pas kësaj mrekullie, reagimi i njerëzve është spontan. Bëri diçka që në secilin prej tyre zgjoj nderim të jashtëzakonshëm dhe frikë. Për shkak të asaj që panë, ndjenë nevojën që ta lavdërojnë Hyjin. Në Jezusin shohin vizitën e Hyjit që ia bënë popullit të vet. Jezusi është Hyj. Ai është i denjë që ta lavdërojnë të gjithë njerëzit. Edhe mua me duhet t’i bashkohem nderimit dhe lavdërimit të këtyre njerëzve, nderimit të Jezusit, Zotërisë tim, që është fitimtar mbi vdekjen.

 


Current track

Title

Artist