MEDITIMI I DITËS – FJALA QË SHËRON

Written by on September 16, 2017

Lk 7, 1-10 FJALA QË SHËRON

 

Kërkoj hirin: që të besoj në fjalën e Jezusit që më shëron.

 

Në atë kohë, 1 pasi Jezusi i kreu të gjitha këto fjalë të drejtuara popullit, hyri në Kafarnaum. 2 Një centurion e kishte shërbëtorin të sëmurë në fill të vdekjes. Shërbëtorin e kishte fort për zemër.

Jezusi është përsëri në Kafarnaum. Kthehet në këtë qytet më kënaqësi ta madhe. Ky qytet, në njëfarë mënyre, ishte baza prej të cilës Jezusi kryente misionin. Në të takoheshin hebrenjtë dhe paganët, besimtarët dhe të pafetë, ushtarakët dhe qytetarët e thjeshtë. Jezusi vinte në kontakt me të gjithë, dhe të gjithë kishin dëgjuar për të se është i veçantë dhe se ka mundësi të ndihmojë në çdo vështirësi. Në një nevojë të tillë ishte centurioni. Shërbëtorin e kishte në fill të vdekjes, edhe pse e donte dhe e çmonte tepër shumë. Kishte zemër për shërbëtor. Qartë askush nuk kishte mundësi t’i ndihmonte. I mbeti shpresa e fundit dhe e vetme: Jezusi.

3 Centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, dërgoi disa kryepleq judenj që ta lusin të vijë e t’ia shërojë shërbëtorin.  4 Ata, kur arritën te Jezusi, zunë t’i luten e t’i përluten: “Meriton t’ia kryesh këtë nder 5 sepse e do popullin tonë. Ai na e ndërtoi edhe sinagogën.”

Ndoshta centurioni mendohej: ta thërras Jezusin a mos ta thërras? Jezusi është Hebre. Ai është pagan, pranë kësaj ushtarak. Një rabin thirrjen e tij nuk do ta pranonte kurrë. Por ndoshta Jezusi e pranon? Ai dallohet prej të gjithë rabinëve. Si do të reagojë? A do ta pranojë lutjen e tij? Në vetvete ndjente se Jezusi mund t’i ndihmojë. Besonte thellë në këtë gjë. Nuk dinte si ta bënte këtë gjë më së miri. Vet nuk kishte guxim të shkonte tek Jezusi që ta lus. Kjo ishte tepër e rrezikshme. Qartë, ai kishte shumë miq mes të Hebrenjve, ata i dërgon. Duket se, edhe pse ishte njeri i huaj, kishte marrëdhënie miqësore me ta. Mirëpo ai nuk e dërgon këdo, por eprorët e qytetit. Ata pranuan që të ndërmjetësojnë për centurionin. Aq më shumë, ishin shumë të përzemërt. Kjo do të thotë, ndërmorën të gjitha që t’ia mbushin mendjen Jezusit që t’i ndihmonte shërbëtorit të centurionit. Argumentet e tyre janë të forta dhe të sinqerta. Ky njeri e do popullin dhe nuk e pengon që t’i krye detyrat e veta fetare. Ai ua ndërtoi edhe sinagogën. Centurioni në secilin prej nesh zgjon ndjenja simpatie. Është njeri i pikëpamjeve të gjëra. Nuk i ndalonte të tjerët që ta jetojnë besimin që kishin. Ndoshta në vetvete ndjente simpati ndaj besimit që kishin hebrenjtë dhe si e zbatonin? Ndoshta mendonte se edhe për të kjo do të jetë rruga e vërtetë? Ndoshta kjo është ajo e vërtetë të cilën ai e kërkont? Ndoshta nuk e kënaqin nderimet që ua bënë perëndive të ndryshme, që i nderonte Roma të cilave ai ishte i detyruar që tu flijonte?

6 Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo fort larg shtëpisë, centurioni dërgoi miqtë e vet për t’i thënë: “Zotëri, mos u mundo më tepër se nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim 7  prandaj edhe nuk e çmova veten të denjë të të dal përpara, por vetëm jep urdhër me një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.

Këto fjalë zbulojnë krejt thellësinë e brendisë së centurionit. Kjo është bujare, njerëzore dhe plot më Shpirt të Hyjit. Fjalët tregojnë se kush është ky njeri. Në to përmbahet krejt pasuria e zemrës së tij, tregohet përvujtëria e thellë dhe e pa kufij. Ai e ndjen vetën të padenjë që vetë të vij tek Jezusi. Mirëpo ndjehet edhe më i padenjë që Jezusi të vij tek ai dhe të shkel në shtëpinë e tij, të Hyj nën pullazin e tij. Ky njeri është i jashtëzakonshëm dhe shembullor. Më duhet të lutem që të marrë diçka na sinqeriteti dhe përvujtëria e tij. Po, o Zot, nuk jam i denjë që të vish tek unë, mos u mundo, sepse nuk ia vlen. Mirëpo, gjithsesi, ti vjen tek unë. Hyn nën pullazin tim. Të falënderoj që ke dashuri të vazhdueshme për mua e nuk lodhesh kurrë!

8 Sepse edhe unë, ndonëse jam vetëm njeri që varem prej tjetërkujt, prapë kam nën urdhër ushtarë dhe i them njërit: ‘Shko!’  dhe ai shkon, një tjetri: ‘Eja!’  dhe ai vjen; shërbëtorit tim: ‘Bëje këtë!’  dhe ai e bën.”

Ky është besimi kulmor. Centurioni beson se mjafton që Jezusi ta thotë një fjalë dhe shërbëtori i tij do të jetë i shëndosh. Ai beson në forcën e fjalës së Jezusit. Mendon si duhet: në qoftë se fjala ime ndikon në njerëz dhe më dëgjojnë, sa më shumë do të ndikojë fjala e Jezusit. Sa të vegjël jemi përball këtij centurioni. Sa e dobët dhe e paqëndrueshme është feja jonë në krahasim më besimin e tij. Të besosh në fjalën e Hyjit. Të besosh në fjalën e Jezusit. Ja kjo gjë kërkohet prej meje. Fjala jote, o Zot, që na pastron, që na shëron, që na dhuron jetën… besoj se është e gjithëpushtetshme dhe vepruese.

9 Jezusi, kur i dëgjoi këto fjalë, u mrekullua, u kthye kah populli që po e ndiqte dhe i tha: “Po ju them: as në Izrael nuk e gjeta një fe kaq të madhe.” 10 Kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, e gjetën shërbëtorin shëndoshë e mirë.

Kush nuk e lakmon këtë fe! Vërtetë kjo fe është e madhe dhe e gatshme për të marrë të gjitha mrekullitë. Jezusi nuk kursen për ta lavdëruar. Një fe të tillë nuk e gjeti në Izrael. Vërtetë centurioni është i denjë që Jezusi t’i ndihmojë. Ai është i denjë jo vetëm pse e do popullin e tij dhe që iu ndërtoi sinagogën, por edhe pse beson më shumë se cili do pjesëtarë i popullit të Izraelit. Jezusi e lavdëron shumë më shumë se sa e lavdëruan eprorët e qytetit. Ai e meritoj veprën të cilën Jezusi e bëri. Për të dhe për shërbëtorin.

 


Current track

Title

Artist