Shenjti i ditës – 17 shtator: Shën Robert Belarmini, ipeshkëv e mësues i Kishës (1542 – 1621)
Written by Radio Maria on September 16, 2017
Shenjti i ditës – 17 shtator: Shën Robert Belarmini, ipeshkëv e mësues i Kishës (1542 – 1621)
Njeri me erudicion të gjerë dhe me dialektikë të fortë, por edhe rregulltar shembullor dhe mësues që dinte të zbriste nga katedra dhe të bëhej i vogël me të vegjlit. De Controversiis e Catechismo, dy gur miljesh që kufizojnë fushën e gjërë të veprimit të tij baritor. Titulli «çekiç i heretikëve» e kualifikon si apologjist e mbrojtës të ortodoksisë në periudhën e mundimshme të Reformës dhe Kundërreformës, por vë në hije anët më të mira të njeriut që gjithnjë vinte para dialektikës dashurinë. Pranë veprave të shumta apologjike e teologjike për të cilat ka marrë titullin e mësuesit të Kishës në vitin 1931, një vit pas kanonizimit të vonuar, janë ato baritore e asketike, që kanë lënë një gjurmë të thellë në fushën e përshpirtërisë.
Jezuiti i ditur ishte edhe një «at i mençur shpirtëror» një njohës i mirë njerëzish dhe i drithijes së shpirtit njerëzor. Pati mes nxënësve të tij në Kolegjin Romak (Universiteti i ardhshëm Gregorian) të riun Luigji Gonzaga, madhësinë e të cilit e nuhati dhe që i që i qëndroi pranë edhe në shtratin e vdekjes, duke mësuar nga i riu i shenjt Artin e të vdekurit mirë, librin që mbyll historinë e gjatë të veprave të Belarminit, të shkruar para se të ndahej nga jeta. Kishte lindur në Montepulçiano, nga një familje fisnike toskane. Nipi i papës Marçelit II, mund të kishte synuar për një karrierë premtuese. Preferoi shoqërinë e Jezusit, ku mirëprit në vitin 1560, duke bllokuar kështu çdo mundësi për të ndërmarrë cursus honorum, siç e prisnin familjarët. Student teologjie në Padova dhe në Lovanio, në vitin 1576 kaloi nga bankat në katedër, pasi kishte mbrojtur për tri ditë tezën e tij të diplomës para gjithë komisionit akademik, i magjepsur nga dialektika e tij rrëmbyese. Nderimet erdhën gjithsesesi: në vitin 1598 u emërua kardinal dhe katër vite më pas arqipeshkëv i Kapuas, ku qëndroi vetëm për pesë vite. U rithirr në Romë, ku pati rolin e teologut zyrtar të Kishës dhe të këshilltarit të papëve dhe drejtorit të Biblotekës vatikane, duke u dalluar edhe për thjeshtësinë e jetës dhe shembullin e dashurisë.