Shenjti i ditës – 12 Shtator: Shën Guido, i varfëri i Anderleht (+1012)

Written by on September 11, 2017

Shenjti i ditës – 12 Shtator: Shën Guido, i varfëri i Anderleht (+1012)

 

Tre shenjtër e shtatë të lumë e nderojnë këtë emër të bukur, por pa e zvogëluar shenjtërinë e nëntë të tjerëve preferencat e shumë «Guidove» i shkojnë këtij shenjti të përvujtë, të hequr nga harresa nga përsëritja e mrekullive në varrin e tij të lënë pas dore. Guido ishte bir fshatarësh në krahinën belge të Brabante. Për t’i qenë në ndonjë farë mënyre i nevojshëm të afërmit dhe që të jetonte afër një kishe iu ofrua si sakrestian një famullitari të Laken, afër Brukselit. Pastaj për të pasur pak para për t’u dhënë një ndihmë atyre që kishin më shumë nevojë, filloi tregtinë, por i shkoi keq pasi anija e parë që arriti të merrte me qera u mbyt në Sena me gjithë ngarkesën. E kuptoi se ajo nuk ishte rruga e drejtë për të bërë mirë, jo sepse tregtarët nuk mund ta bëjnë… Nisi udhëtimin me veshjen e shtegtarit duke synuar para së gjithash drejt Tokës së Shenjtë, dhe duke ecur rrugës vizitoi shenjtëroret më të famshme të Italisë. Arriti, Zoti e di se si, të mbërrinte Palestinën, me një udhëtim nga i cili pak shtegtar dilnin shëndosh.

I lodhur dhe i sëmurë, u kthye në atdhe dhe në Anderleht një meshtar i mirë e mikpriti në shkëmbim të ndonjë shërbimi. Por sakrestiani i vjetër pati pak kohë për t’ia kushtuar këtij profesioni fisnik. Vdiq pa lënë për vete një kujtim të veçantë në qytezën e Anderleht, nga i cili shenjti mori titullin e nderit gjë të cilën ia ktheu bujarisht në rrjedhën e shekujve me një rritje mrekullish që ushqyen përshpirtërinë. Nën mbrojtjen e tij u vendosën para së gjithash fshatarët dhe sakrestanët, të sëmurët me dizenteri, pasi ai vetë kishte vdekur nga kjo sëmundje. Shën Guido thirret si mbrojtës i karrocierëve dhe i katërkëmbëshve të stallës. Në festën vjetore të shenjtit në Anderleht u zhvillua një procesion shumëngjyrësh karrocash epoke dhe kuajsh për bekimin në sheshin që bie nga kisha kushtuar të varfërit të Anderleht, që i parapriu dy shekuj martesës së pazakonshme me Zojën Varfëri me kujtesë françeskane.


Current track

Title

Artist