Shenjti i ditës – 6 shtator: Shën Zakaria profet (shekulli VI para K.)
Written by Radio Maria on September 5, 2017
Shenjti i ditës – 6 shtator: Shën Zakaria profet (shekulli VI para K.)
Zakaria dhe Agjeu, dy profet të vegjël, të thirrur në ministrinë profetike në vitin 520 para.K gjatë mbretërimit të Darit, patën detyrën të shpallnin ftesën e Hyjit për pendesë, kusht i nevojshëm që të plotësohej Premtimi mesianik. Është Zakaria profeti që përvijon natyrën paqësore të mbretit Mesisë: «Ja, Mbreti yt po vjen te ti: është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvujtë e në shpinë të gomarit, në shpinë të gaçit, zogut të gomarit!». Dhe akoma: «Kombeve do t’u shpallë paqen. Sundimi i tij prej detit në det prej Lumit në skajet e tokës!». Përveç kësaj hapje totale njerëzve nga ana e Mesisë, Zakaria flet me një thirrje të bukur gëzimi për misterin euharistik: «Oh sa i mirë, sa i bukur do të jetë! Gruri do të bëjë të rriten djemtë, kurse virgjërat vera e ëmbël!» Vizione e simbole e bëjnë të vështirë leximin e këtij profeti, mes faqeve të të cilit mund të mblidhen edhe shprehje njerëzore të mirësisë hyjnore si kjo: «Kam një dashuri tejet ziliqare për Jerusalemin e për Sionin, dhe flakë jam ndezur në felgrim kundër kombeve krenare, sepse unë u hidhërova pak e ata bashkvepruan për së tepërmi në të keqe… Zoti prapë do ta ngushëllojë Sionin, përsëri do ta zgjedhë Jerusalemin».
Pasi u kthye nga mërgimi në Kalde, Zakaria e kaloi pleqërinë në Palestinë; bëri mrekulli të mëdha për të përhapur në popullin e tij, pas provës së vëështirë, besim në premtimin e Hyjit. U varros ndoshta afër varrit të Agjeut profet.