Shenjti i ditës: 4 shtator – Shën Rozalia, virgjër, vetmitare (+1160)
Written by Radio Maria on September 2, 2017
4 Shtator – Shenjti i ditës: Shën Rozalia, virgjër, vetmitare (+1160)
Sipas traditës, Rozalia lindi në Palermo në shekullin XII dhe vdiq në moshën tridhjetë e pesë vjeçare me 4 shtator të vitit 1160 në një shpellë ngjitur me një kishë të vogël në Monte Pelegrino. Përreth këtyre datave fantazia popullore ka thurur një tregim legjendar, sipas të cilit Rozalia, bija e Sinibaldit fisnik dhe e Maria Guiskardës, jetoi për disa vite në oborrin e mbretëreshës Margerita, gruaja e Gulielmit I të Sicilisë, nga e cila mori si dhuratë edhe malin Monte Pelegrino, një gjuhë shkëmbore dhe e vetmuar që mbyll në perëndim të mrekullueshmen Conca d’oro. Dihet me siguri se në atë epokë Monte Pelegrino ishte pronë e Kishës së Palermos. Rozalia, gjithnjë sipas traditës, jetoi si e mbyllur në lutje e pendesë, pak më larg nga një kuvend benediktin.
Këto janë informacionet që një studiues i Gjashtëqintës, Gaetani, arriti të mblidhte, edhe pse u ankua se nuk kishte gjetur gjurmë të shenjtëreshës. Qe e njëjta shenjtëreshë me sa tregohet, që e mbushi këtë boshllek, tre vite pas vdekjes së Gaetanit, duke iu shfaqur një të sëmure për ta ftuar të ngjitej në mal, ku u shërua nga sëmundja e saj, dhe i tregoi vendin ku ishin vënë pjesët e saj mortore. Kërkimet e bëra nga vetmitarët françeskan në vitin 1624 patën rezultat të mirë, edhe pse kockat e mbledhura në shpellë, të mbështjella me mbathje të ngurta gëlqerore, nuk njiheshin lehtësisht. Ndërkohë në atë vit kishte shpërthyer epidemia e tmerrshme e murtajës si në jug ashtu edhe në veri të Italisë (e njëjta për të cilën flet Manconi në Promesi Sposi) faktet të mrekullueshme që ndodhën me ndërmjetësimin e shën Rozalisë e bënë vetë senatin e qytetit të Palermos të nderonin relikët e shenjtëreshës, duke i mbyllur në një enë argjendi dhe kristali dhe duke ndërtuar në katedrale një kapelë në nder të sajin. Filluan kështu procesionet vjetore drejt Monte Pelegrinos në përvjetorin e gjetjes së relikëve, pasi që papa Urbani VII në vitin 1630 e përfshiu shenjtëreshën – që palermitanët e quajnë me dashuri «shenjtëreshëz» në Martirologun romak, duke i njohur virgjërës vetmiare lutëse e kontempluese mbi «gjuhën më të bukur të botës», siç shkroi Goethe, një dëshmi heroike të askezës së krishterë.