MEDITIMI I DITËS – BIRI I NJERIUT DUHET TË PËSOJË

Written by on September 1, 2017

Mt 16, 21-27 BIRI I NJERIUT DUHET TË PËSOJË

 

Kërkoj hirin: që të besoj se në Jezusin është shëlbimi im.

 

Jezus i mirë, erdhe si Shëlbues i botës. Erdhe për të shëlbuar botën nga e keqja, erdhe t’i shpëtosh njerëzit nga të këqijat. Prapëseprapë në këtë botë ka aq shumë të këqija, aq shumë vuajtje, aq shumë mëkate sa që vepra e shëlbimit nuk duket aspak. Njerëzit edhe sot e kësaj dite vuajnë, të pafajshmit vdesin, ndodhin fatkeqësitë. Vazhdimisht dëgjojmë për këto gjëra dhe i lexojmë në kronikat e zeza të gazetave tona. Të gjitha këto janë të pakuptueshme. Përse, o Jezus? Përse kaq shumë të këqija dhe kaq shumë vuajtje, kaq shumë kryqe dhe kaq shumë mundime? Çfarë nuk shkon? Çfarë duhet ndryshuar që bota të bëhet më e mirë. Në çfarë është vera e shëlbimit tënd?

Asgjë nuk me befason, Jezusi im, nga përgjigja që i dhe Shën Pjetrit në udhëtim drejt Jerusalemit. Ti the se atje do të arrestojnë, do të gjykojnë, do të përbuzin, do të vrasin dhe se të tretën ditë do të ngjallesh. Duket se Pjetri me mendimet e veta as që ka arritur deri tek ringjallja, sepse çdo gjë ju errësua kur dëgjoj se do ta arrestojnë dhe do të vrasin. “Ty, o Jezus, kjo gjë nuk guxon të të ndodh, atëherë çfarë do të ndodh me ne? Çfarë mund të presim ne nga kjo botë, nëse Ty të bën kështu, Ty që je burimi i jetës dhe i secilës të mirë. Nëse ty të vrasin duke të gozhduar në kryq, çfarë mund të presim ne nga drejtësia njerëzore, nëse ty njerëzit kaq padrejtësisht të dënuan dhe të gozhduan?

Përse të gjitha këto, o Jezus? Çfarë të mendojmë për të gjitha këto? Dua të jem nxënësi yt, por kam frikë nga kryqi, nuk e kuptoj, largohem dhe nuk dua ta prek. Dua të jem nxënësi Yt, o Jezus, por çdo ditë dështoi. Ti kërkon besimin tim çdo ditë, kërkon mbartjen e kryqit në mënyrë të vazhdueshme, çdo ditë. Po, unë besoj se Ti erdhe për të na shëlbuar, por për të na liruar nga moskuptimi, nga mospranimi dhe nga dëshpërimi, për të na shpëtuar nga mosbesimi dhe urrejtja. Erdhe të na shpëtosh nga mbyllja personale, nga shtrëngata e të këqijave tona dhe nga egoizmi. Erdhe të na ndihmosh për ta mbartur kryqin, që të na mësosh që askujt mos t’i ngarkojmë ndonjë kryq të madh mundimesh. Erdhe për të shëlbuar botën në zemrën tonë, në veten tonë, që në botë të ketë më shumë dashuri. Erdhe si Shëlbues, por në mënyrën Tënde, e jo ashtu si do të dëshironim ne.

Prandaj, na shpëto, o Jezus, nga shpëtimi jo njerëzor, nga shpëtimi magjik dhe alkimik, nga dëshira që shëlbimin ta kuptojmë vetëm si zgjidhje të problemeve dhe të vështirësive tona. Na jep, o Jezus, që ta kuptojmë se shëlbimi është në Ty, se ti je Shëlbuesi, se jeta dhe gëzimi jonë është pikërisht atëherë kur nisemi pas teje. Bëj që të kuptojmë se nën kupën e qiellit nuk ka ndonjë shëlbim as ndonjë Shëlbues tjetër. Largoje prej nesh secilin shpëtim sipërfaqësor, edhe pse ky mund të sjell lehtësime për trupin. Ti dëshiron që të na përfshi në tërësi vepra e shëlbimit tënd: në shpirt dhe në trup. Le të ndodh në ne, o Jezus, shëlbimi yt!


Current track

Title

Artist

Send this to a friend