Shenjti i ditës: 2 shtator – Të lumët Martirët e shtatorit (1792)

Written by on September 1, 2017

2  shtator – Shenjti i ditës: Të lumët Martirët e shtatorit (1792)

  

Sot përkujtohen 191 martirë të vrarë me 2 shtator të vitit 1792 nga një turmë e egërsuar, të ashtëquajturit sankylot, që u futën në rrethojën e burgut të Karmines (një kuvend i vjetër i shndërruar në burg), pasi gjykata revulocionare kishte dënuar me vdekje të burgosurit me akuzën se ishin «armiq të atdheut, qytetarë të këqinj, rebelë» se kishin refuzuar t’i betoheshin kushtetutës civile të klerit, të dënuar nga papa. Janë shpallur të lumë në vitin 1926 sepse kanë flijuar jetën për shkak të fesë së tyre. Janë tre ipeshkvinj: Gjovani Maria du Lau d’Allemand, ipeshkëv i Arles, dy vëllezërit Françesk e Luigji de la Rochefoucauld, përkatësisht ipeshkvinj të Beauvais dhe të Saintes; 127 meshtar të klerit shekullar; 56 rregulltar, mes të cilëve eprori i fundit i përgjithshëm të maristëve, benediktini Ambroz Cheveaux; pesë shekullar, mes të cilëve konti i Valfons, Karl de la Calmette, që e përballoi i patrembur martirizimin, duke bërtitur në emër të të gjithëve: «I përkasim Kishës katolike apostolike romake». Ishin njëqint e njëzet të burgosurit e Karmines të vrarë nga sankylotët pa luajtur një gisht xhandarët për t’i mbrojtur. Të tjerët u vranë të njëjtën ditë (dhe disa me 3 shtator)  si raprezalje për ikjen e mbretit.


Current track

Title

Artist