Shenjti i ditës: 22 gusht – Shën Maria Virgjër, Mbretëreshë

Written by on August 21, 2017

  • Shenjti i ditës: 22 gusht – Shën Maria Virgjër Mbretëreshë

 

Festa e sotme, e vendosur vitin 1954 nga Piu XII, kremtohej deri në reformën e kalendarit liturgjik më 31 maj, në fund të muajit kushtuar në mënyrë të veçantë përshpirtërisë mariane, ndërsa 22 gushti ishte i rezervuar për kremtimin e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Vendosja në këtë ditë e pushtetit të Marisë, në ditën e tetë pas festës së të ngriturit të Zojës në qiell, ka domethënien e vet të veçantë. Në Bullën (dokumentin) Munificentissimus Deus Piu XII, duke shpallur të Ngjiturit e Zojës në qiell, flet veçanërisht për lidhjen e ngushtë që e lidh Birin me Nënën; është dashuria birnore e Jezusit që ka dashur lavdinë trupore të Nënës. Dhe duke rilexuar predikimin në mal nën dritën realizimit të vet në Marinë, e kuptojmë përse ajo ka të drejtë të plotë në «mbretërinë» e premtuar tek lumturitë. Kështu një vend i spikatur në «mbretërinë e qiellit», pranë Krishtit Mbret, buron – siç thotë papa në letrën enciklike Ad coeli Reginam të 11 tetorit 1954 (Viti Marian) – për të qenë Nëna e Kryetarit dhe e anëtarëve të Trupit Mistik, ajo është pjesëmarrëse jo vetëm në pushtetin e Jezusit por edhe të fluksit jetësor dhe shenjtërues të Shëlbuesit mbi Kishën.

Për Rrëshajë e gjithë Kisha e lindur mblidhet në Darkore «së bashku me Marinë, Nënën e Jezusit». E bashkuar me misterin e lindjes dhe të shëlbimit, Maria ishte kështu e lidhur me epifaninë (dëftimin) e Kishës. Pas Betlehemit, Kalvarit, Darkës së fundit, ringjalljes dhe ngjitjes në qiell, ja dhe të Ngriturit dhe lavdërimi i Marisë si “fjala e fundit e këshillës së përjetshme”, thotë Dante në Komedinë Hyjnore. Ne nderojmë në të dhuratat e hirit të vërshuara nga dashuria e Birit, dhurata të cilat ajo ia shpërndan me madhështi dhe amësi Kishës, bijve të fituar në virtyt të bashkëshëlbimit të saj. «Në bashkim më Krishtin Mbret», lexohet në enciklikën Ad coeli Reginam, «asaj i vjen një shkëlqim sublim, që e kalon shkëlqimin e të gjitha gjërave të krijuara; nga ky bashkim në Krishtin, lind ajo fuqi e pushtetshme, me anë të së cilës ajo mund të shpërndajë dhuratat e Mbretërisë së Shëlbuesit Hyjnor».


Current track

Title

Artist